10 January 2016

RINIA QË USHTROI DHUNË TË KUFIZUAR LEGJITIME ËSHTË HEROINA E ASAJ DITE






Labinot Gjini 


Të shumtë ende janë në Kosovë të cilët nuk janë mësuar të shohin këtë formë dhune ndërmjet disa të rinjëve dhe policisë që na u shfaq pas protestës paqësore të opozitës në Prishtinë. E vërteta është se kjo formë dhune ka ndodhur gati në të gjitha vendet tjera të Evropës dhe botës në një shkallë shumë herë më të lartë se sa në Kosovë. Në Kosovë, në realitet, kemi të bëjm me një dhunë të kufizuar dhe, sidomos, me një dhunë që ka një pikësynim preciz dhe të qartë. Ajo nuk është e shpërndar, por e orientuar qartësisht kundër pushtetit dhe mbrojtësve të tij të cilën më së miri e simbolizon një polici e politizuar skajshmërisht. 

Shkaku i kësaj dhune relative duhet të kuptohet nga këndvështrimi i duhur. Pas nënshkrimit të marrëveshjës së 25 gushtit e cila përbënë në vetëvete akt tradhëtie kombëtare, pas tentimi për të formuar Zajednicën tinzisht, pas peticionit të opozitës ku u dorëzuan mbi 200 mijë nënshkrime, pas arrestimit të deputetëve të opozitës, pas gënjeshtrave dhe mashtrimëve të Qeverisë në përditshmëri, pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese ku u cilësua se marrëveshja e Zajednicës është anti-kushtetuese, pas këmbënguljës së Isahashës, nënë thirrjet e Beogradit, për të formuar sërish Zajednicën duke shtrembëruar interpretimin e Gykatës Kushtetuese, pas pjesëmarrjës direkte dhe indirekte të shumë policëve dhe shumë segmentëve tjera të shtetit, të cilat do të duhej të ishin të pavarura, në debatët politike, një fraksion i opozitarëve është radikalizuar tejëmase dhe e ka kuptuar se këtë Qeveri vetem dhuna e ndalon dhe e largon. Kështu që, përplasjet e këtij fraksioni me policinë janë rezultat i një Qeverie e cila ka kohë që ka humbur legjitimitetin e saj dhe që, në mungesë të këtij legjitimiteti, po e mban pushtetin me dhunë. Në këtë mes, policët janë përfaqësimi i një force të armatosur e cila po e mundëson këtë mbajtje të pushtetit me dhunë. Kështu që, ajo që e ndan këtë fraksion të opozitës së radikalizuar me policinë është politika. Në të dy taborret kemi të bëjm me dy grupe politike të cilat mendojn politikisht dhe veprojn politikisht. Të dyja janë të mbushura me mllef politik kundrejt njëra tjetrës. Pra, policia nuk është në anën e ligjit, të mbrojtjës së shtetit, të pronës apo të qytetarëve të Kosovës. Ajo nuk është në anën e rolit të një policie të pavarur, profesionale dhe shtetërore. Ajo është thjesht në anën politike të pushtetit të cilit po ja ofron forcën për të qëndruar. Kur e kuptojm mirë gjendjen, ne shohim më jo një përplasje në mes qytetarëve dhe policisë, por në mes dy grupëve politike ku njëra është e veshur me legjitimitetin qytetar dhe tjetra e zhveshur nga legjitimiteti shtetëror. Pra, një force politike që përfaqëson pushtetin e dhunshëm (policia) është duke ju përgjigjur një forcë tjetër politike e cila është veshur me legjitimitetin qytetar. Kjo e fundit ka për qëllim që të paralajmëroj pushtetin se dhuna e policisë politike do të marrë një kundërpërgjigjje të dhunshëme në vazhdimësi nëse kjo Qeveri, e cila në realitet nuk është më, do të vazhdon ta mbaj pushtetin me dhunë. 

Kështu pra, në këto momente, nuk kemi të bëjmë më me "monopolin legjitim të dhunës fizike" të shtetit e cila do të gjente përkrahjen e të gjithëve. Por, kemi të bëjm me uzurpimin e monopolit legjitimi të dhunës fizike nga një pushtet ilegjitim e cila po shfrytëzohet për të mbrojtur interesat e veta të ngushta politiko-ekonomike. Nga kjo situatë ku po duket qartë shpërbërja (nga vetë pushteti) e monopolit të dhunës fizike shtetërore e cila është rishpërndar tek individët të cilët ndahen në grupe politike (policia politike dhe grupet radikale të dhunshëme) merrë një formë legjitimi deri në atë moment kur shteti ta rimonopolizoj atë. Dhe, që shteti ta rimonopolizoj legjitimitetin e dhunës fizike duhet që pushteti të rifitoj legjitimitetin e tij. Që ky legjitimitet të rivendoset, duhen zgjedhje të reja. Vetem zgjedhjet që do të mund të rivendosin dhunën fizike dhe përdorimin legjitim të saj nënë monopolin e plotë të shtetit. Përndryshe, për momentin, dhuna e ushtruar nga policia politike e këtij pushteti është e barabartë në legjitimitet me atë të dhunës së ushtruar nga populli opozitar kundër këtij pushteti. Dhe, nëse vazhdon këmbëngulja për të qëndruar në pushtet Isahasha, kjo dhunë do të marrë, padyshim, përmasa shumë e herë më të mëdha në formën e ushtruar që kemi njohur deri më tani me një legjitimitet gjithënjë e në rritje në sytë e popullit shqiptar. 

Rexhep Qosja e tha : një pushtet që përdor dhunën për të qëndruar, është një pushtet i cili duhet të largohet me dhunë. Dhe, nëse ne mund ti quajm ata të rinjë "huliganë", "bandita", "vandalë" etj. ne nuk mund ta quajm edhe Rexhep Qosjen si të tillë. Nga kjo duhet të kuptojm se kjo dhunë, si kundërpërgjigjje ndaj dhunës së Qeverisë, nuk ka të bëjë vetem me ca "rrugeqër", por ka të bëjë me një vizion të vërtetë intelektual i cili e gjenë legjitimitetin e këtij diskursi dhe veprimi tek situata e cila kërkon një përballje të tillë në vetëvete. 

Nga kjo sa u tha këtu, po na del se ata të rinjë e të reja që gjuanin policinë politike të Isahashës janë ata të cilët më së miri e kanë kuptuar se çka është ka kërkon kjo Qeveri. Po del se e kanë kuptuar se dhuna e tyre limituar nuk është, në këto situatat, më pak me atë të policisë politike të pushtetit. Ata (të rinjët) vetem sa po e bëjn atë që, në një situatë më të avancuar (nëse nuk do të ketë ndryshime), do të detyrohemi ta bëjm të gjithë. Pra, në momentin kur ta kuptojm se kjo Qeveri nuk largohet vetem me protesta, do të jemi të gjithë, jo më duke arsyetuar dhunën e një fraksion të vogël radikal, por do të jemi duke e ushtruar një dhunë të njejtë apo edhe më të lartë kundër një policie të cilën do ta shohim si një grup politik të armatosur i cili po mbron një pushtet nga populli i tij dhe, jo popullin e tij nga një pushtet i dhunshëm i cili po qëndron përmes dhunës. 

Kështu që, këta të rinjë dhe të reja të Kosovës, nëse për dikë janë "rrugeqër", "huliganë", "vandalë"... për mua janë thjesht preludi i një gjendje në të cilën çdo secili prej nesh do të detyrohet që të bëhet edhe më i dhunshëm kundrejt një pushteti i cili po qëndron përmes dhunës së vetme fizike, mediatike, financiare... Prandaj, në vend se ti gjykojm ashpër këta të rinjë dhe të reja, si qytetarë të këtij vendi ne sot do të duhej ti falenderojm ata që, përmes një dhune të limituar, përmes mençurisë dhe guximit të tyre, të përshtatur me situatën, po na kursejn ndoshta nga një dhunë e përgjithshëme në të cilën çdo secili prej nesh do të detyrohej që të lë anash kurtoazinë e pedantllëkun e tij për tu përvjelur dhe gjuajtur kundër një grupimi politik të armatosur i cili ka uzurpuar statusin e policisë së Kosovës. Sot pra në rangun e heroizmit është ajo rini e "dhunshëme". Ne të tjerët jemi përfituesit e kësaj situate dhe, ndoshta, përfituesit e një dhune të përgjithshëme të shmangur falë pikërisht kësaj dhune të kufizuar e cila, përmes efektit disuaziv, mund të na ketë shpëtuar nga një revolucion i përgjithshëm.

No comments:

Post a Comment