11 November 2014

FANATIKËT E PDK-së SE C'MI NGJAJNË ATYRE TË LDK-së

Labinot Gjini

9 Maj 2014

I kemi akoma kujtimet e freskëta kur shumë atdhetar nga radhët e LPK-së dhe më vonë të PDK-së çuditeshin me fanatizmin që mbante populli ynë në Kosovë për Ibrahim Rugovën. Cfarëdo që bënte ky far "lideri", ldk-istatë dhe populli e arsyetonin. I gjenin 101 mënyra për ta mbushur mendjën se ai e "dinte" më mirë se çdokush se çfarë duhet bërë dhe se nuk mund të ketë rrugë tjetër përveç atij që ofronte ai.

Rugova bëri çfarë nuk bëri dhe, prapë se prapë, ai arsytohej (bile ende arsyetohet nga disa). Ai e quajti UCK-në terroriste, bashkëpunoj thellësisht me Beogradin, kërkoj ndalimin e bombardimëve të NATO-së, bëri "zgjedhje të lira" në mes të luftës, tentoi të bëjë ushtri diverzante kundër UCK-së, bëri luks dhe u pasurua në varfërinë më të madhe të Kosovës dhe, më interesantja, se ai kurrë nuk polli një ide të vetme politike dhe nuk bëri një veprim të vetem në atë drejtim që mendonte populli se është ka vepron. Pas të gjitha këto të bëra, prapë se prapë, atij i qëndruan nga pas ldk-istatë dhe pjesa dërrmuese e popullit të asaj kohe. 

Në anën tjetër, njerëzit e LPK-së, më vonë të UCK-së dhe PDK-së, ishin të pakët në numër, por nën ide të mëdha mbaheshin dhe vepronin, nën sakrifica të mëdha ata qëndruan dhe shumë prej tyre dhanë edhe jetën. Ata u përndoqën, u likfiduan dhe tërë kohën demonstruan se janë shpirti liridashës i popullit. Ata bënin se ç'bënin për atë vend, të vdisnin me armë në dorë apo të burgoseshin dhe të vuanin dënime më të tmerrshëmet në burgjet e Sërbisë. Ata kurrë nuk do të vlerësoheshin siç Ibrahim Rugova. Bile, në jo pak raste do të nënçmoheshin, do të përdhoseshin nga propagandatë më të ndyta që mund të dëgjoj njeriu, nga të pavërtetatë të krijuara nga masmedia rugoviste dhe udbeske. Ata do të çuditeshin se sa e sa urrejtje ishte mbledhur ndër këtë popull kundër tyre, gjerësa ata bënin të pamundrën për të. 

Lufta e Kosovës do ti luhaste pak a shumë temelet e kësaj çmendurie kolektive, të këtij fanatizmi të çuditshëm, por do të ishim larg largimit të mjegullës të krijuar nga epoka milloshoviqo-rugoviane. Mirëpo, tani betejat politike do të ishin më të barabarta sepse do të zhvilloheshin përbrenda teritorit të Kosovës, më afër popullit. Mbarë patriotët shqiptar të persekutuar me vite me radh kishin vënë shpresën tek PDK dhe shumica absolute e tyre ishin radhitur në këtë formacion politik. Hashim Thaçi ishte zgjedhur si Kryetar i saj, jo sepse i kalonte të tjerët për nga mençuria apo sepse ishte vërtet lideri i këtyre formacionëve, por ashtu siç ishte në filozofinë përzgjedhëse të formacionëve të asaj kohe (LPK), ai u zgjodh sepse modestia e të tjerëve (ka qenë si lloj turpi kollektiv të pranosh poste dhe zakonisht për përzgjedhje duhej bërë shumë lutje ndaj individëve të caktuar) ja krijoj hapësirën që të zgjidhej (si ambicioz që ishte). Dhe, vërtet se Hashim Thaçi ishte larg të të qenurit lideri i kësaj partie. Ai e dinte se në këtë formacion kishte së paku 200 lider sikurse ai apo që ja kalonin për larg atij. Ata 200 lider të tjerë kishin një peshë shumë të madhe në këtë parti dhe Hashim Thaçi para se të donte të bënte një lëvizje më të vogël, atij i duhej aprovimi i tyre konsensual. Shkurt thënë Hashimi kishte vetem një rol të zëdhënësit të këtij formacioni, i cili vendimarrjen e konservonte dhe në mënyrë demokratike dhe brendave marrëveshjës së paracaktuar (statutit) vendoste për një vijë ideologjiko-programatike dhe strategjike rreth të cilave ky formacion duhej të pozicionohej dhe të qëndronte përgjatë betejave të tija politike. Por, Hashim Thaçi nuk ishte mësuar të qëndroj në mes shokëve si i barabarti i tyre. Dhe, realisht, ai nuk posedonte formacion të mjaftueshëm politik dhe ideologjik për të kuptuar rëndësinë e pozicionëve të tilla politike dhe strategjike dhe as rëndësinë e respektimit të statutit të partisë dhe programit të saj. Egoja e qonte përtej këtyre dhe, ai donte të ishte lider i vetëm dhe të ketë vendimarrje të vetme. Për tu bërë një gjë e tillë, atij i duhej pushteti. Këtë pushtet, ai e morri në 2007 fal një përjekje të jashtëzakonshëme të militantëve të PDK-së. Pasi e morri pushtetin PDK, Hashim Thaçi, dal nga dal, afroj rreth vetës zvarranikët dhe zhvatësit më të mëdhenj të këtij vendi. Me shtimin e numrit të zvarranikëve dhe me pasurimin e këtyre zvarranikëve u mundën të ndershmit e PDK-së dhe, përgjithësisht, ata u larguan nga ky formacion (ose janë në një fazë të largimit). (Një zhvillim të tillë, ndoshta kam qenë nga të rrallët që e kam paramenduar qysh në vitet 2004-2005 dhe e kam shprehur në shumë debate të asaj kohe). 

Pas këtij monopolizimi të PDK-së, Hashim Thaçi dhe grupi i tij i zvarranikëve (nuk e kam për ofendim, por vërtet ashtu është), i larguan të gjitha idealët mbi të cilat u ngrit kjo parti. Ata, bënë ç'mos që të largoheshin edhe të gjithë bartësitë e këtyre idealëve apo që përkujtonin me historinë e tyre sakrificatë e këtij populli. Të gjithë këta dhe idealët e tyre për bashkim kombëtar, për shtet të së drejtës, për sovranitet, këmbëngulje, vendosmëri dhe kundërvënie ndaj politikave anti-shqiptare që mund të vinin nga qarqe të huaja dhe nga Sërbia, për struktur të fuqishëme dhe diciplinë shtetërore, për ekonomi të matur dhe të konsoliduar publiko-privat, për diplomaci të qartë, serioze, të shkathët dhe të spikatur, do të zhduken nga tavolina e tyre. Këta do të zëvendësoheshin me ata që vetëm një gjë dinë : të përkulen para çdo pushtetit dhe të zvarritën përpara tij. Do të zëvendësoheshin me njerëz të UDB-së, me ata të cilët i shërbyen për shumë kohë Serbisë dhe organëve të tyre. Idealët e tyre do të ishin krejt të ndryshëme nga ato që kishte PDK në një kohë tjetër. Tani, ata kishin në pikësynime vetëm pushtetin dhe përmesë këtij pushteti pasurimin e tyre. Të tjerat, për ta, duhet të jenë vetëm façadë, të cilën e kanë menduar ta bëjnë përmesë blerjës së mediave. 

Kjo që po e them mund të duket e tepruar për shumë njerëz të cilët kanë një distancë të konsiderueshëme me aktorët dhe jetën politike të Kosovës. Por, po të ishit më afër këtyre njerzëve për vite me radhë dhe jetës politike të Kosovës, po të kishit qëndruar në një tavolinë me ta, po ti njifshit nga afër, se si ata mendojn, flasin, shprehen, sillen dhe veprojn do të më akuzonit për eufemizëm dhe jo për hiperbolizëm. 

Duke i njohur këto rrokada të cilat ndodhën në PDK, sidomos pas 2008, gjithëkush mund ta kuptoj edhe devijimin që morri PDK në vitët e më pasme e deri më sot. Hashim Thaçi qysh më 2008, ndërroj qëllimet e PDK-së, jo vetëm të politikës zyrtare, por edhe të politikës reale të sajë, duke marrë kahjën e "kosovarizimit". Ai bëri ç'mos për të promovuar flamurinë e Mikey Mausit dhe vërtet besoj në një shtet multietnik, në një komb kosovar të pavarur edhe ndaj Sërbisë edhe ndaj Rep. së Shqipërisë. Një besim real për këtë gjë ai e dëshmoj me qindra herë gjatë këtyre vjetëve. Më vonë, ai dhe grupi i tij dëshmuan se janë ndikuesë në sistemin e drejtësisë dhe, sidomos, në përndjekjen e ish-ushtarëve të UCK-së (përfshirë këtu edhe të Fatmir Limës). Përndryshe, le të më shpjegoj dikush se si bëhet që vetem njerëz të caktuar përndiqen, por jo edhe ata të cilët janë më të dyshimtitë në këtë vend ?! Përndryshe, le të më tregoj dikush se si bëhet që "komandanti" i UCK-së, Hashim Thaçi, asnjëherë nuk u thirrë qoft edhe për të dëshmuar nëpër gjyqe ?! Përndryshe, le të më tregoj dikush se si bëhet që Kadri Veseli, udhëheqësi i SHIK-ut, po ashtu, as nuk u përndoq dhe as nuk u thirrë qoft njëherë nga drejtësia shtetërore apo ndërkombëtare për të dëshmuar ?! Përndryshe, le të më shpjegoj dikush se si u bë që çdo kush që doli kundër Hashim Thaçit, u bë me akuza (qofshin ato minore) dhe u publikuan nëpër të gjitha mediat e vendit (vetem sa për ta përlloqur personalitetin e tyre) ?! 

Më vonë, Hashim Thaçi dhe grupi i zvarranikëve zhvatës, bënë bisedime me Serbinë dhe marrëveshje të fshehtë me të për Kosovën (pa e përmendur asnjëherë Kosovën Lindore) dhe pasojat e kësaj marrëveshje tani po i zbulojm dita-ditës. Nga kjo marrëveshje, Serbia u legalizua në Kosovë dhe, Mitrovica mbetët edhe më e ndarë se më parë. Nga kjo marrëveshje dolën edhe shtimi i vendëve të rezervuara dhe kushtetueshëmria e tyre. Akoma më shumë, Hashim Thaçi, bëri ç'mos që të votohet Gjykata Speciale kundër "krimëve" të UCK-së (e cila rrodhi nga vetë politikatë e tij) dhe, këtë, çdo njeri me pak mend në kokë e di se është kundër luftës së drejtë të popullit shqiptar. (Pse kërkoj me ngulm për tu votuar Gjykata speciale ? Shumë arsye dolën nga mediat, por unë po ju a jap një të ndryshëme : Gjykata speciale u kërkua që të votohet me ngulm nga Hashimi sepse, të jeni të bindur, se ai dhe shumë prej tyre morrën garancione personale në shkëmbim të votës. Thënë ndryshe, ata i tradhëtuan ushtarët e UCK-së dhe luftën çlirimtare me një garancion personal. Të gjitha arsyet e tjera kanë qenë, realisht, të pavërteta dhe vetëm skena propagandistike të politikës dhe mediave tona. Le të ma shpjegoj dikush se si paska mundur që Rusia ta krijoj këtë Gjykatë në KS, kur ajo duhet të ketë unanimitetin në këtë organ. Sidomos, si do të kishte mundur që Rusia ta marrë unanimitetin në KS, në këtë kohë kur ajo është në koflikt të hapur me Perendimin për çëshjten e Ukrainës. Ti lëmë anash këto pollavra të Adem Grabovcit e co dhe të bëhemi më serioz). 

Bëri e ç'nuk bëri Hashimi kundër interesave të popullit shqiptar në Kosovë. Të gjitha këto u denoncuan nga shumë atdhetarë shqiptar dhe, në mënyrë të veçant, nga VV, e cila realisht dëshmoj herët se Hashimi i ka hyp skijave. Edhe tani, së fundmi, në këtë fushatë para-zgjedhore, Hashimi nuk shpalli një ide të vetme politike për vendin. Na shpalli fantazi ashtu siç Ibrahim Rugova dikur. Keqëpërdori bugjetin e vendit për të promuvuar vetën dhe me paratë tona ai dhe ata u pasuruan dhe na gënjejn trash për çdo ditë. 

Të gjitha këto që po i them nuk janë të panjohura dhe të pakuptueshëme për ata që ishin dhe që janë të angazhuar në politikën shqiptare. Akoma më shumë për ata të cilët i përjetuan si individ dhe si familje këto ngjarje. Përkundrazi, mbarë këta njerëz i dinë mirë këto gjëra dhe mbarë këta njerëz i kanë analizuar po kështu sikurse unë. Shumica prej atyre që vuajtën nga ideja e bashkimit kombëtar, nga ideja e shtetit të së drejtës, sovranitetit, shkëputjës nga Sërbia, të drejtën e vetëvendosjës mbi çështje politiko-ekonomike të vendit, sot kanë hequr dorë nga PDK. Ajo nuk është më shpresa e tyre dhe realisht i kanë ndarë rrugët me të. Për të qenë, ka ende disa njerëz të ndershëm ndër militantët e saj që ende nuk kanë hequr dorë nga këto ideale dhe, çuditërisht, ende besojn se Hashimi është në vijën e tyre. 

Atë habi filozofike që kishin këta fanatikët e sotshëm të PDK mbi fanatikët e dikurshëm të Ibrahim Rugovës, po këtë habi mund ta kemi sot për ta. Pra Rugova bëri se ç'nuk bëri kundër interesave shqiptare dhe ata mbeteshin gjithëmon me atë besimin se ai është duke bërë të mira për këtë vend. Po ashtu, Hashimi bëri se ç'nuk bëri kundër interesave shqiptare dhe këta mbetën gjithëmon me atë besimin se ai është duke bërë të mira për këtë vend dhe se është e vetmja zgjidhje e këtij vendi ?!

Ashtu siç dikur fanatikët e Ibrahim Rugovës (ka ende të tillë) i nënvlerësonin, i nënçmonin dhe i urrenin shpirtërisht njerëzit e LPK-së (shumë më shumë se sa vetë Serbinë) vetem e vetem sepse këta të fundit po ja prishini rehatin epokës millosheviqiano-rugoviane Kosovës, po ashtu fanatikët e PDK-së kanë ngjallur një urrejtje shpirtërore ndaj çdokujt që po i prish terezin epokës UNMIKO-EULEXO-Thaçiane të Kosovës. Le të bëjnë çfarë të dojn VV apo të tjerët tek NISMA, le të mbajn çfarëdo qëndrimi, çfarëdo ideje, çfarëdo guximi, ata do të jenë të urryer, të nënçmuar, të përgojuar, të etiketuar, të përndjekur, shumë herë të rrahur dhe të burgosur. Këtë urrejtje për vite me radhë Hashim Thaçi dhe zvarranikët e tij janë duke tentuar ta mbjellin tek populli i Kosovës përmes mediave të paguara nga ky grup plutokratësh.

Mirëpo, Hashim Thaçi ka harruar se ka një dallim nga të dy epokatë. Sot, populli shqiptar nuk është më ai populli i izoluar që ishte dhe që mashtrohej me një kafe dhe me një buzëqeshje të liderëve. Nuk është më ai që mashtrohet nga fototë dhe inskenimet politike. Ai sot është një popull tjetër, ai sot është duke u bërë nga ata popujt që mashtron liderët e saj. Ai është nga ata popujt që lexon dhe sheh larg dhe që i duhet një periudhë e shkurt për të të vlerësuar dhe zhvlerësuar. Ky popull ja dha Hashimi një përgjigjje në zgjedhjet lokale, ai do t'ja jep edhe një tjetër në zgjedhjet parlamentare.

TË DREJTËN E KRITIKËS NDAJ ENVER HOXHËS DO TA KETË VETËM AJO KLASË POLITIKE QË DO TË BËJË MË SHUMË HISTORI SE SA ENVER HOXHA

Labinot Gjini

7 Maj 2014

Një deputete e Kuvendit të Kosovës kishte publikuar një nga ato kotësirat e gazetave tona, ku shfaqej këngëtarja Mariza Ikonomi e shtrir në shtratin e Enver Hoxhës (në një vizitë të sajën tek ish-rezidenca (shtetërore) e të parit të shtetit shqiptar të asaj kohe. Kësaj politikane ju ishte dukur se ishte bërë "nami" se Mariza e paska vizituar rezidencën e Enver Hoxhës dhe kishte tentuar në statutin e saj ti kapi shqiptarët për emocione duke thënë se "ky kriminel vrau 6000 shqiptar dhe burgosi me mijëra të tjerë".... 

Mirëpo, tani që po i afrohemi 30 vjetorit nga rënja e sistemit socialist në Shqipërinë londineze dhe tani që e shijuam mirë "demokracinë", është bërë gjithënjë e më e vështirë të sensibilizosh shqiptarët me propaganda kaq të trasha mbi Enver Hoxhën. Përditëshmëria jonë politike, po na ofron shumë vend për krahasime. Nga këto krahasime figura e Enver Hoxhës, gjithënjë e më shumë, po bëhet më e ridiskutueshëme. Me vështirësi po pranohen propagandatë e trasha mbi këtë periudhë dhe mbi këtë figurë qoftë kur asaj i japim një dimension të tepruar apologjik dhe mitologjik, qoftë kur asaj i japim një dimension diabolik të ri-mitologjizuar negativisht. Këto reprezentime retrospektive edhe tolerohen nga njerëzit e rëndomt. Mirëpo, ato bëhen tejet neveritëse kur vijnë nga klasa politike. Prandaj edhe dua t'ja u them nja dy fjalë kësaj deputete të Kuvendit të Kosovës dhe atyre politikanëve që ende po mundohen të na servojn propaganda të trasha mbi Enverin dhe periudhën komuniste shqiptare.


NËN REGJIMIN KOMUNIST PATI 532 EKZEKUTIME KAPITALE


Enveri nuk i vrau mbi 6000 shqiptar. Ai, realisht, nuk vrau asnjë shqiptar. Këto shifra janë hiperbolike të propagandave të Sali Berishës, i cili ja ktheu sytë shqiptarëve nga epoka komuniste sa herë që pati nevoj për të arsyetuar dështimet e tij politike. 

Epoka komuniste ka patur 532 ekzekutime kapitale me gjyq të rregullt. Bile, gjyq ju është bërë edhe në mal, gjatë LDB-së, atyre që nuk ju përmbajtën ligjëve të luftës apo që tradhëtuan dhe dëmtuan luftën (nuk duhet harruar se nga këto tradhëti apo papërgjegjësi jo pak partizan kanë humbur jetën). Pra, ishte një sistem i drejtësisë, i cili i ekzekutoj ligjet penale të kohës. Kuptohet, se debati mund të jetë i pafund në i shohim si tërësisht të drejta apo jo këto ligje nga këndvështrimi i sotshëm. Mirëpo, ky debat është debat gomarësh dhe gjason me ata që të kaluarës i shtrojn hipoteza me "po sikur të ishte bërë kështu kjo punë" dhe që hipotezës së tyre i japin rezultatin që do të dëshironin të kishte ! Por, në këso lloj debatësh, unë nuk do të jem pjesëmarrës. 

Me 532 ekzekutime kapitale në gati 50 vjet pushtet, shumë kujt mund t'ju duket shifër e lartë. Kurse mua më vje të shtroj një problematik : a ishte në virtytët e populli shqiptar kjo mungesë e krimit apo ishte në virtytet e këtij regjimi që për 50 vjet të ketë kaq pak ekzekutime kapitale ? Nga këto 532 ekzekutime kapitale, nuk e përjashtoj mundësinë se ka mundur të ketë gabime në instruksion të dosieve, në procedura dhe, nuk përjashtohet, të ketë pasur prej atyre që kanë shkuar pa faj. Një ashtu mendoj edhe për ata të cilët u mbajtën në burgime të gjata për krime banale apo për krime politike (dua ta përkujtoj se të gjitha kodët penale të shtetëve perendimore kanë pasur dhe kanë ende një sëri nenësh mbi krimet politike dhe kanë të burgosur politik). Prandaj, mendoj, se një rishqyrtim i atyre dosjëve (mbi ato të cilat qëndron fuqishëm dyshimi) duhet të bëhet nga ekspert të veçant dhe eventualisht të ribëhet gjykimi i tyre (gjithëmon në bazë të ligjëve të asaj kohe sepse nuk mund të gjykosh veprat e njerzëve të bëra në një kohë tjetër dhe nën një sistem tjetër politik dhe juridik me ligje të kësaj kohe dhe të një tjetri sistem politiko-juridik. Do të ishte absurditet i madh!). Kështu do të mund të rehabilitoheshin ata të cilët u denuan pa faj. Jeta nuk do t'ju kthehej, ama nderi po. 

Mirëpo, në anën tjetër, të më thotë dikush se nuk ka pasur ekzekutime kapitale në shtetët perendimore që ne i quajm shtete demokratike (harrojm se edhe regjimi komunist quhej demokraci popullore dhe në demokraci thirrej). Ata të cilët nuk e kanë lexuar Mishel Fukoltin "Surveiller et punir" (Përcjellje dhe dënim), duhet patjetër ta lexojn lidhur me filozofinë penale të shtetëve perendimore. Do të tërqethen qysh në faqet e para, por do të mësojn shumë. A kemi nevoj të përkujtojm se edhe sot në SHBA ka ekzekutime kapitale dhe se pak vite na ndajn nga epoka kur të gjitha shtetet e kanë aplikuar këtë ? Në Francë, përkujtoj se është hequr gijotina vetëm më 1982 ose pak vite pas aferës "Puloveri i kuq" (fund të vitëve 70), kur u vërtetua se ju hoq koka një çuni të pafajshëm. A duhet të japim shifra për gabime të gjykimëve në shtetët perendimore, për gjykime me prapaskena politike, për gjykime të montuara, për vrasje nga shërbimet sekrete të shtetëve ... ? P.sh : në Francë është shumë e dyshimtë zhdukja e artistitëve Kolysh dhe Pierre Lavoine, të cilët mendohet se janë zhdukur nga shërbimet sekrete françeze. I pari, duke u tallur u bë kandidat për President të Republikës dhe me një tallje të jashtzakonshëme ai bënte fushatën e tij (pak a shumë si puna e Kryetarit Legjendar në Kosovë). Kurse i dyti, pasi ishte një humanist i madh dhe i ishte kundërvënë ashpër François Miteranin në një debat televiziv (ishte një far Albin Kurti). 

Pra, nëse nuk ka asgjë për tu krenuar më këto ekzekutime kapitale në Shqipërinë komuniste (bile nuk vend për krenari apo lavdërim me asnjë ekzekutim edhe kur i ekzekutuari ka qenë ndër kriminelët më mizor), unë nuk do ti quaja aspak si të jashtzakonshëme për kohën dhe sistemin.

ENVER HOXHA BËRI HISTORI DHE, TANI, I PËRKETË HISTORISË


Epoka komuniste ka punë për tu studiuar, por disa të bëra të saja janë qysh sot të pakontestueshëme. Le ti përmendim disa prej tyre. 

Enver Hoxha dhe klasa politike dhe ushtarake e kohës së tij, bëri një luftë kundër italianëve dhe gjermanëve (dy superfuqi të kohës). Shqipëria do të ishte vendi i vetëm në Evropë që do të çlirohej me forcatë e veta dhe pa lënë të ndërhyj asnjë prej forcave të huaja (as ushtrinë e kuqe dhe as atë angleze). Enver Hoxha me kërcënimin e armëve i detyroj anglezët që të largoheshin nga brigjet shqiptare. Më 1946, për t'ju treguar anglezëve se e kishte shumë seriozisht, në Korfuz, i hodhi në erë anijet e tyre luftarake që lundronin brenda ujrave shqiptare. Qysh në konferencatë e para ndërkombëtare, Tirana zyrtare, i kërkoj me ngulm bashkimin e teritorëve shqiptare me Shqipërinë londineze dhe kundërshtoj ashpërsisht dhe me kërcënime ushtarake çdo pretendim të huaj mbi tokat e brendshëme të Rep. së Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe, Enver Hoxha regjistroj 29000 pjesëtar të minoritetëve dhe i përcaktoj qartësisht të drejtatë e tyre. Ata që tentuan ti tejkalonin këto të drejta, sot gjenden në atë listën e të ekzekutuarëve. Brenda pak vitëve, gjegjësisht më 1955, Tirana zyrtare kishte, jo vetëm një sovranitet total mbi të gjithë teritorinë e saj, por edhe një kontroll total mbi atë teritor. Nga jugu në veri dhe anasjelltas, nuk kishte autoritet që mund ta kundërpeshonte shtetin shqiptar. Për herë të parë në historinë e tij, shqiptari ishte i barabartë me gjermanin, françezin dhe anglezin, së paku në një çështje : shtetin dinte ta mendonte vetëm përmes shtetit. Pra, ai më nuk e dinte se ç'është ta mendosh shtetin jashta shtetit. Ai kishte shtet dhe me shtet fuksiononte jo vetëm në vetëdijën e tij, por edhe me nën-vetëdijën e tij. Në metafor do të thoshim se, ashtu siç për françezin, anglezin, gjermanin ..., shteti për shqiptarin ishte si shtrati i tij. Në këtë shtrat pushonte dhe brendave limitëve të tij ai mund të rrokullisej sa të donte. Limitet e këtij shtrati ai nuk i harronte edhe në gjumin e tij më të thell dhe e dinte instiktivisht se deri ku mund të rrokullisej në të dhe se përtej këtyre limitëve mund të binte në tokë dhe të thyente hundën.

Pavarësisht se si është zhvilluar reprezentimi i Shqipërisë para LDB-së dhe se si disa i japin imagjinatës së vetë dhe e shohin Shqipërinë si lule para kësaj periudhe dhe shqiptarët si njerëz shumë të lumtur, virtyoz, partriot, intelektual .... (Kështu shumë shqiptar i referohen përshkrimëve të autorëve të huaj ku ata i përshkruajn shqiptarët si popull virtyoz, besnik, luftëtar siç i përshkruante Lord Bajroni. Mirëpo, pa pasur nevoj ta kundështojm Lord Bajronin, duhet të s'qarojm këtë ngatërresë ndër shqiptare. Lord Bajroni hynë tek disa shkrimtarë të kohës që konsideronin se popujt e prapambetur ruanin disa virtyte të cilat kanë humbur tek popujt më të zhvilluara. Pra, Bajroni konsideronte virtytet natyrale dhe tradicionale të shqiptarëve dhe nuk konsideronte se ne ishim të zhvilluar nga ana ekonomike, sociale, arsimore, politike ....) Në realitet, Shqipëria para LDB-së ishte në një fazë që do ta quaja ndërmjet feudalitetit dhe prekapitalizmit. Ahmet Zogu tentoj disa reforma por nuk arriti as ta nxjerrë nga feudalizmi Shqipërinë se lere më ta fut në kapitalizëm. Para LDB-së qytetet shqiptare ishin ende fshatra të mëdhenj. Analfabetizmi qëndronte në afërsi të 90 % të popullësisë. Popullësia qëndronte afërsisht 700 000 mijë banor për Shqipërinë londineze dhe afër 500 000 mijë për Kosovën. Gruaja shqiptare ishte totalisht e nënshtruar. Nacionalizmi shqiptar ishte ende i përzier me folklorizma dhe qëndronte ende nën një luftë të barabartë me fetë dhe ndërlidhjet e saj. Ushtria shqiptare ishte totalisht nën komandën e Italianëve (prandaj edhe nuk mundi t'ja shkrep kur erdhën më 1939) etj... . 

Për vetëm disa vjet pas LDB-së, klasa politike dhe ushtarake e kohës, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, e bëri shtetin shqiptar të pabarabartin e të tjerëve brenda teritorit shqiptar (ashtu siç është çdo shtet modern) dhe të barabart në mesin e shtetëve tjera të botës (pra gëzonte një sovranitet të brendshëm dhe të jashtëm të pakontestueshëm). Askush nuk mund të pretendonte të jetë i barabarti i shtetit brenda Shqipërisë dhe, askush nuk mund të prentendonte të mos jetë i barabartë me këtë shtet përjashta saj. Për pak vjet, zhduku analfabetizmi dhe më 1980 gruaja shqiptare, jo vetëm se nuk ishte nën feregje, por ajo tani përbente 40% të kuadrove të kohës. Për herë të parë, Shqipëria arriti 4 000 000 banor më 1980. Për herë të parë Shqipëria njohu industrializimin duke tentuar ta zë industrializimin 250 vjeçar të Anglisë, 200 vjeçar të Francës dhe Gjermanisë, dhe 150 vjeçar të Rusisë. Për herë të parë në historinë e saj, më 1975, Shqipëria arriti autarcinë ushqimore dhe larmoj sofrën shqiptare (autarci që është arritur vonë nga shumë shtete të Evropës dhe që ende nuk është arritur nga shumë shtete të botës). Për herë të parë, Shqipëria londineze shtyhej në tregjet botërore të artit, të kinematografisë, të sportit, të literaturës, të botimëve akademike. 
Për herë të parë (deri më tani edhe të fundit), zëri i diplomacisë shqiptare dëgjohej me vëmendje ndër asambletë botërore. Ky zë u dëgjua me vëmendjen më të lartë nga e tërë bota, sidomos, kur Shqipëria deklaroj se do të largohet nga Pakti i Varshavës dhe i tha Rusisë se shqiptarët janë të gatshëm të luftojn nëse do t'ja mësyni asaj. Me këto veprime, Shqipëria e la botën perendimore dhe lindore të shtangur për karrige dhe në pikëpyetje të shumta. 

Për herë të parë, Shqipëria kishte një ushtri dhe një makineri ushtarake të shoqëruar edhe me aviacion. Për herë të parë, Shqipëria nuk dukej një copë e lehtë për tu gëlltitur jo vetëm për fqinjët e saj, por edhe për shtetët më të fuqishëme të kohës. Mendohej se Shqipëria, me mobilizimin e 2 000 000 rezervistëve të saj në teren dhe me armatimin e bollshëm, mund ti përballonte çfarëdo sulmi ushtarak. Pra konsiderohej nga çdo shtet se Shqipëria kishte një mbrojtje ushtarake të sigurtë.

Për herë të parë, agjentët e huaj e kishin të vështirë të vepronin nëpër Shqipëri dhe kapeshin si minjët nga shteti shqiptar. Edhe CIA amerikane ka pranuar dështimin e saj në Shqipëri. 

Fal kësaj klase politike, mundit dhe përpjekjes së mbarë popullit shqiptar që besonte në lirinë dhe fuqinë e tij, Enver Hoxha tallej me Greqinë në Jug dhe destabilizonte, përmesë shqiptarëve të Kosovës me agjentët e tij, Jugosllavinë në Veri. Nëse nuk i pëlqente ndonjë veprim i Shqipërisë Greqisë, Enver Hoxha nuk shkonte ti përulej asaj sikur bëjnë sot politikanët tanë, por deklaronte publikisht dhe para botës mbarë : nuk ju prishët gjiza Shqipërisë për këtë punë ! Përveç këtyre, duhet përkujtuar se për 50 vjet, Enver Hoxha dhe klasa politike e kohës, nuk pranoj asnjëherë kufinjët e Jugosllavisë dhe gjithëmon konsideroj dhe deklaroj se çështja e Kosovës është çështje e brendshëme e Shqipërisë. 

Enver Hoxha shkruajti me mijëra faqe ku shpalosi në detaje vizionin e tij politik jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar dhe shpjegoj çdo veprim të tij dhe të shtetit shqiptar. Nga këto fakte, shkrime, shkresa, dokumente, sot, Enver Hoxha, mbetët figura e vetme politike shqiptare e njohur ndërkombëtarisht edhe për bëmat e tij edhe për vizionin e tij politik. Një seri e librave të tija mbetën të obligueshëme dhe, një seri tjetër, e rekomandueshëme nëpër universitetet e ndryshëme perendimore të shkencave politike për tu lexuar (sidomos "Superfuqitë"). Kjo shpalosje e ideve të tij në shumë gjuhë të botës ka bërë që të mos ketë enverist vetëm shqiptar, por ka edhe françezë, italianë, anglezë, gjermanë, suedezë.... (Jam habitur kur kam takuar tek shkencat politike të Lionit një grup studentësh prej 40 anëtarëve enverist (të gjithë françezë)). Kështu, Enver Hoxha, mbtët e vetmja figurë politike shqiptare e cila arriti të krijoj një frymë politike origjinale, që mbarë bota njeh si Enverizëm ose Hoxhizëm. 

Kështu Enver Hoxha me vizionin e tij politik, dhe sidomos me të bëmat tij, edhe pas 30 vjetësh nga vdekja e tij, jeton nëpër mediatë tona, nëpër propagandatë aktuale sikur ai të ishte ndonjë politikan i gjallë, sikur të ishte pjesë e skenës politike aktuale. 

Por, politikanët dhe mediatë tona duhet të shkëputën nga Enver Hoxha dhe t'ja lënë historisë dhe historianëve. Propagandatë e tyre të trasha nuk do ta mundin dot asnjëherë këtë figurë politike. Tani, me Enver Hoxhën, kanë për të pasur shumë punë me qindra vjet historianët, sociologët, politikologët, të cilët do të shtyhen në çdo detaj dhe mbi këto detaje do të mbrojn tezatë e tyre të doktoraturës. Shkurt thënë, Enver Hoxha bëri histori dhe historia do të shkruan për të. Ai, ndoshta nuk e bëri atë histori që deshët ju, por bëri një histori që diti ta bëjë. Atë historinë që deshët ju, ja u la juve për ta bërë. Por çfarë bëtë ju, politikanët e sotit ? 

POLITIKANËT E SOTIT PO PËSOJN HISTORINË DHE NUK DO TI PËRKASIN HISTORISË 


Politikanët e tanishëm që mundohen të na e kthejn kokën ka Enver Hoxha për të shpërqëndruar vëmendjen, përditë po e pësojn historinë. Gjerësa Enver Hoxha dhe klasa politike e kohës së tij, për vetem pak vite e ndërtuan socializmin dhe e stabilizuan atë, "demokratët" shqiptar as për 25 vjet nuk arritën se nuk arritën ta ndërtojn dhe stabilizojn demokracinë kapitaliste. Asnjë ndërtim me rëndësi nuk është bërë në të. Edhe ajo rruga e kombit që u bë, mbeti me shenja të shumta kafshimi nga korrupsioni. Gjerësa në kohën e komunizmit u bënë me qindra filma me metrazh të gjatë, "demokracia" bëri vetem një film me metrazh të gjatë për 25 vjet. Në gishta të dorës mund të numrojm vepratë me vlerë të botuara gjatë kësaj periudhe. Akademia e shkencave është tërësisht e nënshtruar ndaj të huajëve dhe ajo prodhon vetëm me porosi politike. Politika jonë ka qenë e nënshtruar tërësisht ndaj fqinjëve tanë. Për ekonomi as mund të flitet. Ushtria shqiptare u shkatërrua tërësisht për 25 vite me radh dhe as kazermatë nuk mund të ruheshin më. Sistemi i drejtësisë, për 25 vite, qëndroj tërësisht i n'varur nga politika dhe nën një korrupsion të paparë. Kjo drejtësi gjykoj tërësisht mbi baza të padrejtësisë. Vërtet askush nuk u ekzekutua me denimin kapital nga ky sistem drejtësie, por sa u ekzekutuan nga sistemet paralele që u lejuan të funksionojn përjashta këtij sistemi të dejtësie (kanuni i Lekës). Sa mijëra shqiptar u vranë brenda Shqipërisë ndër vete ? Sa shqiptar u dergjën nëpër burgje të Italisë, Greqisë, Zvicrrës...? Sa emigrantë shqiptar u vranë vetëm në Greqi ? Hobësi dhe Loku mendonin se Shteti është krijuar për të reduktuar të panjohurat, të pasigurtën, shteti shqiptar i "demokracisë" i shtoj të panjohurat, të pasigurtatë. Qytetari shqiptar nuk ishte dhe nuk është ende i sigurtë se ç'do të bëhet pas një jave me të. 

Në diplomaci, gjerësa Enver Hoxha nuk e njohu për 50 vjet Jugosllavinë, Sali Berisha e njohu 24 orë para amerikanëve shtetin maqedonë të përbërë përgjysmë me teritor dhe popullësi shqiptare. Greqia jo vetëm se shtoj numrin e minoritarëve në Shqipëri, por ajo ja shtoj dhe të drejtatë e tyre. Bile, jo vetem grekëve të gjallë ju dha të drejta, por edhe grekëve të vdekur duke ju hapur varre anemban kufirit shqiptar. Kisha ortokse autoqefale (qefale=kokë) shqiptare, u bë me kokë greke. Islamistët nuk janë vetëm islamist, por janë edhe Erdoganist ! Ndërkohë, gjerësa akuzonin Enver Hoxhën që nuk bëri sa duhet për Kosovën kur ajo ishte nën Jugosllavi (26 milion banorë), klasa politike e kohës së "demokracisë" nuk guxoj deri më sot të lëshoj asnjë zë pretendimi në drejtim të Kosovës në një kohë kur ajo rri nën pretendime të Sërbisë (5 800 000 banor heterogjen). etj. 

Në anën tjetër, në Kosovë, politikanët tanë, janë të nënshtruar para ndërkombëtarëve sikur skllavi ndaj skllavopronarit. Asnjë politikë nuk është frut i tyre. Ata dëgjojn dhe zbatojn pa asnjë fjalë të vetme. Nuk prodhojn politika, por konsumojn politika. Në gishta mund të numërohen kundërshtimet e tyre ndaj politikave anti-shqiptare të ndjekura në këto anë për 15 vite me radh. Debati është totalisht i ngulfatur dhe ende skena politike e kësaj ane funksionon nën një mentalitet tribal. Udhëheqësit politik ende konsiderohen më shumë si përfaqësuesë të familjëve, fshatrave e krahinave se sa si përfaqësuesë të ideve dhe programëve kombëtare. Korrupsioni dhe nepotizmi është marramendës. Sistemi i drejtësisë është tërësisht i lidhur me politikën dhe i kalbur në rrënjë. Ish kolaboracionistët më të mëdhenj të Sërbisë janë në majet e shtetit "multietnik të Kosovës. Bisedimet me Serbinë i bënë një person i vetem pa miratimin e Kuvendit dhe pa u njoftuar Kuvendi as populli shqiptar i kësaj ane se për çfarë bëhet fjalë. Bisedimet bëhen për çështje të brendshëme të Kosovës me Sërbinë dhe as nuk tentohet të diskutohet çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Fal këtyre bisedimëve Sërbia fiton sovranitet legal brenda teritorit të Kosovës dhe merr biletën për në BE. Në anën tjetër, Kosova me 95% shqiptar shpallët shtet multietnik dhe minoritetët jo vetëm se kanë më shumë të drejtatë se çdo minoritet në botë, por kanë edhe privilegje të posaçme. Ata kanë edhe vende të rezervuara në Parlamentin e Kosovës dhe serbishtja është gjuhë zyrtare në Kosovë. Këto vende të rezervuara duan edhe ti zgjerojn dhe ti garantojn me Kushtetutë. Ndërkohë, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga 9 anëtar vetëm 3 janë shqiptar. 

Pak ditë më parë, politikanët e kësaj ane, votuan në Kuvendin e Kosovës me 89 vota mbi 120 pro Gjykatës speciale për të denuar "krimet" e UCK-së. Kështu, ata votuan pro kriminalizimit të luftës çlirimtare dhe pro shfajësimit të Sërbisë. Ky votim u bë pa kundërshtime, pa kërkesa të veçanta, pa as më të voglin debat publik. Deputetët tanë të ngjani në ca dele të rëndomta. etj.

PËR PËRFUNDIM 

Në këtë shkrim ne sollëm vetëm disa gjeneralitete nga dy epokatë e lartëpërmendura. Në një analizë të thell këto epoka mund të krahasohen thellësisht dhe në çdo detaj të tryre. Po të bëhej një gjë e tillë, epoka jonë do të dukej akoma më e zhvlerësuar, me e zymtë dhe epoka komuniste do të dukej akoma më e bukur, më perfekte, më e lartësuar, më e lumtur. Mirëpo, në realitet, krahasimi e mundëson këtë lartësim të epokës komuniste dhe ky krahasim të mashtron mbi të. E vërteta është se ajo kishte defektët e saja, të meturat dhe anën e saj të errët. Ajo ishte larg të të qenurit perfekt. Por, nëse ajo kishte anën e saj të errët siç e ka çdo epokë dhe çdo vend tjetër, aspak dhe asnjëherë ajo nuk mund të quhet si epokë e errët. Jo ! Në të vërtet kjo epokë kishte një anë tepër ndriçuese për shqiptarët. Dhe, kur njëra anë është shumë e ndriçueshëme, ana tjetër errësohet edhe më shumë. Duke qenë, n'varët nga cila anë është vëzhguesei dhe nga cila anë ai përqëndron syrin. Studiuesit dinë të ndërrojn pozicion dhe të ndërrojn përqëndrimin e tyre herë në një anë e herë në tjetrën. Kështu, ata kanë aftësinë të krahasojn të mirat dhe këqijat dhe të japin përfundime përtej tyre. Mirëpo politkanët e sotshëm, duan me çdo kusht ta theksojn vetëm njërën anë të kësaj epoke. Duke vënë theksin tek kjo anë e errët e saj dhe duke fshehur anën ndriçuese, ata duan që të shihen xixëllimatë e tyre. 

Mirëpo, po ti vësh në krahasim xixëllimatë tyre me anën ndriçuese të epokës komuniste, ato nuk xixëllonjë më sepse ato tretën nën ndriçimin e këtij projektori të fuqishëm. 

Dhe, vërtet se kur flasim për Enver Hoxhën dhe për klasën politike të kohës së tij, vërtet kemi të bëjmë me një projektor të fuqishëm që qartësisht hedh ndriçimin e tij në horizontin e largët. Kur flasim për partinë komuniste shqiptare të asaj kohe, kemi qartësisht të bëjmë me vlera komuniste dhe me vlera kombëtare (nuk duhet harruar se komunizmi shqiptar është i njohur si një komunizëm nacionalist nga mbarë bota) dhe mund të themi lirisht se kemi të bëjmë që synonte komunizëm shqiptar. Kur flasim për Enver Hoxhën, flasim për një veprimtari politike dhe për një vizion dhe ideologji që e karakterizon. Është një sistem i tërë, i përbërë nga pjesët e tij, koherent nga ana teorike dhe praktike që e karakterizon këtë figurë dhe rreth të cilit sillet kjo periudhë. Këtë sistem teorik, ideologjik, praktik me të drejtë e kanë quajtur Enverizëm. Ky enverizmi është i njohur ndërkombëtarisht dhe me të drejtë simpatizantët e këtij sistemi janë thirrur dhe thirren enverist. Gjerësa, kur flasim për Sali Berishën, Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin, Fatos Nanon... vështirë se do të mund të gjejm ndonjë sistem teorik, ideologjik dhe praktik. Nga secili prej tyre kemi një veprimtari pushtetare të përkohshëme, ka ca mendime të hedhura, debate dhe deklarata politke, mirëpo asnjëra prej tyre nuk jep koherencë mendimi dhe sistemimi në ndonjë frymë politike të kohës tonë as në rrafshin kombëtar dhe as në atë ndërkombëtar. Gjithëçka mbetët në suaza të konfuzitetit. As nuk mund ti quash të majtë dhe as të djathtë, as (neo) liberal dhe as socialist, as nacionalistë dhe as kosmopolitan, as demokrat dhe as diktator. A mund të flasim për berishizëm, për nanoizëm, për thaçizëm apo për rugovizëm ? Jo ! Bile, edhe të qenurit berishist, nanoist, thaçist apo rugovist është diçka e përkohshëme dhe ndërlidhët me kohën e pushtetit të tyre. Ky konfuzitet e ka një shpjegim. Ai është pasoj e pozicionit të tyre në historinë në bërje e sipër (kombëtare dhe ndërkombëtare). Gjerësa Enver Hoxha dhe komunistët shqiptar ishin protagonistët në mbarëvjatjen kombëtare për 50 vjet dhe luanin një rol jo shumë larg qendrave botërore, politikanët e sotshëm (të demokracive kapitaliste shqiptare) kanë një rol periferik në rrafshin kombëtar (edhe në këtë rrafsh ata veprojn sipas konjukturave të krijuara nga të tjerët) dhe asnjë rol në rrafshin ndërkombëtar. 

Prandaj, edhe mund të flasim për xixëllima, në njërën anë, dhe për projektor, në anën tjetër. Prandaj edhe mund të themi se me Enver Hoxhën do të kenë shumë punë historianët, sociologët, politikologët sepse në historinë kombëtare ai luajti një rol qëndror dhe vetëm përmes tij rrjedhat e tjera historike mund të kuptohen. Prandaj, edhe do të themi se politikanët e sotit po e pësojn historinë dhe, për ti kuptuar ata, do të na duhet të njohim së pari historinë që ata pësuan. Kjo na shtyn të themi se gjerësa Enver Hoxhën dhe klasën politike shqiptare të asaj kohe do ta gjejm nëpër shumë faqe të historisë, klasën e tanishme politike kemi për ta gjetur nëpër margjën dhe fusnotat e saj. 

Ne, gjenerata e re, do të donim të pajtoheshim me ju udhëheqësitë tanë politik dhe ta akuzonim Enver Hoxhën me fjalët tuaja. Mirëpo, si ta bëjmë një gjë të tillë kur faktët e nxjerrin atë vigan në krahasim me ju. Do të duhej ta kaloni në vepra, qëndrime, teori dhe vizion që të mund të kthehemi tek Enver Hoxha dhe ti mbajm atij leksione mbi shtetin, demokracinë, drejtësinë, diplomacinë, ekonominë... Për momentin, Enver Hoxha po ju mund nga varri i tij.

ISLAMISTËT DHE ISLAMOFOBIA

Labinot Gjini

11 Dhjetor 2013

Ka filluar të bëhet zakon në demokracinë tonë që kush të ngrihet më herët në mëngjesë të shaj, të përbuzë, të etiketoj, të shpif mbi ndonjë personalitet të shquar të vendit tonë. Nuk është me rëndësi se çfarë ishte apo është personaliteti në fjalë me të bëmat e tij. Ai/ajo mund të jetë humanist, poet, qëndrestar i ndonjë lëvizje shoqërore, udhëheqësë i lëvizjës kombëtare, letrar, luftëtar, piktor, skulptor, filozof, diplomat, politikan, burrështeti, intelektual... kjo nuk qonë peshë. As periudha në të cilën vepronte ai/ajo nuk është kriter i përzgjedhjës. Gjithëçka që fillon nga pellazgët e deri në ditët e sotshëme është, jo për tu debatuar, por për tu sharë, përbuzurë, etiketuar, shpifur. Me sa duket, përzgjedhja e parë është që personaliteti në fjalë të jetë shqiptar ose të ketë një ndërlidhje me etno-kulturën shqiptare. Përzgjedhja e dytë është që ky personalitet të ketë kontribuar, në një mënyrë apo në një tjetër, në ngritjen e kombit shqiptar apo të vlerave të tij etno-kulturore. Bile, sa më i madh të jetë kontributi i këtij personaliteti aqë më shumë intensifikohet shpifja, etiketimi, përbuzja dhe, ku e ku, edhe sharja ndaj tij.

Asgjë nuk është e rastësishëme, me sa kuptojm. Për ta legjitimuar këtë ofensivë ndaj figurave tona kombëtare, individë të caktuar apo grupet e organizuara duke qenë të ç'armatosur nga ana intelektuale, ndjekin shpesh një strategji klasike ku i bëhet apologji një figure tjetër bashkohore për ta përulur personalitetin e caktuar. Tjetra strategji është të etiketohen duke përdorur intensivisht prapashtesat si "ist" apo "phobi". Kujtohemi të gjithë ne që jemi miqë në facebook me Salih Kabashin, kur ky i fundit në statutin e tij fuste në kundërthënie Skenderbeun me Gjergj Arianitin, duke ja hequr të gjitha të bëmat Skënderbeut për t'ja atribuar Gjergj Arianitit. Është gjithmon aktuale fyerja ndaj Nënës Terezë nga vetë "imami" Shefqet Krasniqi. Nuk është e rrallë shpfija ndaj mbarë rilindasëve tanë duke i etiketuar herë si turqë, herë si grek, herë si të çmendur, herë si frankmason (bile edhe Skenderbeun e kanë bërë frankmason), herë si .... Nuk është rrallë as shpifja ndaj figurave tona më të reja dhe heronjëve tanë më të çmuar si Adem Jashari. Të gjithëve ju kujtohet shkrimi në gazetën jashtëtokësore Express të A. I. që cilësonte si kriminel Adem Jasharin me "arsyen dhe intuitën e tij intelektuale" se ky i fundit na paska vrarë familjën e tij dhe na e paska marrë në qafë të gjithë Kosovën. Por si gjithëmon, propaganda më intensive dhe më shpikëse është dhe mbetët ndaj figurës së Enver Hoxhës. Jo se Enver Hoxha ishte « më i keq » se sa këta të tjerët, por sepse është figura përmesë të cilit lidhet në mënyrë direkte materializimi i kombit shqiptar në një shtet modern shqiptar dhe figura përmesë të cilit lidhet nationalizmi racional dhe modern shqiptar duke e zëvendësuar atë tradicional dhe folklorik. Thënë ndryshe, është njeriu i cilësuar nga kundërshtarët e kombit shqiptar si më i dëmshmi ndaj strategjive të tyre për sa ishte gjallë dhe si më i rrezikshëmi për planët e tyre edhe pas gati 30 vjetësh nga vdekja e tij. Propaganda intenzive mediatike e zhvilluar ndaj kësaj figure për më shumë se 20 vjet, e favorizuar edhe nga kalimi dhe ndryshimi i kohës, e ka bërë të vetën. Në mënyrë të veçant tek masat e gjëra popullore dhe bujqësore, të cilat ishin më të ç’armatosura kundrejt një propagande të organizuar. Mirëpo, tek një elitë intelektuale dhe atdhedashëse, Enver Hoxha, mbeti në vlera e veta. Në atë që ishte dhe në atë që reflektoj, realisht. Kjo elitë, me sa duket, është më pak nostalgjike e asaj kohe sesa mirënjohëse ndaj saj dhe ndaj atij dhe atyre që çliruan Shqipërinë dhe e bënë atë një shtet modern. Kësaj propagande anti-enveriste, dhe përgjithësisht anti-shqiptare, për shumë kohë i kanë fryrë jugonostalgjikët e Titos. Mirëpo, këto 10 vjet e fundit, ju janë shtuar edhe osmanofilët e Erdoganit. Të dyja këto rryma, janë ato që kanë bërë dhe janë duke bërë të pamundrën, jo për ta mboshtur Enverin apo cilëndo figurë shqiptare në vete, por kombin shqiptar si tërësi. 

ETIKETIMET NEGATIVE ME "ENVERIST" DHE "ISLAMOFOB" JANË PROPAGANDA TË PËRBASHKËTA TITISTO-ERDOGANISTE


Duke qenë, shpesh strategjia për ta deklasuar dikë këto 20 vitet e fundit ka qenë dhe mbetët deri diku ta cilësosh si "enverist". Një më e re është ta cilësosh "islamofob". E para realisht në vetëvete nuk është aspak ofenduese sepse një pjesë jo e vogël e elitës tonë, në mënyrë të hapur apo më të mbyllur, ndjehen dhe revendikohen krenarisht si enverist. E dyta, është ofenduese dhe shpikje sepse islamofobia nuk ekziston në vetëvete për shumë arsye. E para është se nuk ka asnjë ideologji në botën bashkohore që urren islamin apo ndonjë fe tjetër. Në shumicën e rastëve është pasoj e ndërveprimit (fërkimit) ndërmjet atyre që ndjehen të kërcënuar dhe duan të mbrojn sovranitetin dhe integritetin e tyre njerëzor, etno-kulturor dhe kombëtar ndaj një dallge agresive të një propagande dhe veprimi politiko-fetar. Çdo reagim që shfaqë mospajtim ndaj kësaj lëvizje politiko-fetare është duke u tentuar të shpallët si islamofob. Duke qenë, nuk është e rastësishëme që islamofob të shpallët edhe ai myslimani i cili nuk pranon të arabizohet apo turqizohet. Islamofob shpallët edhe ai mysliman që nuk pajtohet me Erdoganin apo me luftërat fetare dhe masakrat ç'njerëzore që bëhen në emër të fesë myslimane. Islamofob shpallët edhe ai mysliman që pranon vlerat evropiane të laicitetit, të vërtetës shkencore, mendimit racional... Kurse për ata që nuk janë mysliman, kuptohet, se kategorizimi i tyre është automatikisht në raftin e islamofobëve. 

Të dyja këto cilësime vijnë nga një propagandë e cila është përbashkuar ndërmjet titistëve dhe osmanofilëve të rinjë. Të dy këto grupe të organizuara dhe të financuara nga jasht, sipas situatave herë hidhen në sulm dhe herë kthehen në mbrojtje, mirëpo qëndrojn gjithëmon në këmbë sepse në këmbë i mban në njërën anë Sërbia dhe, në tjetrën, Turqia. Kuptohet, se as e para dhe as e dyta nuk e kanë për çështje fetare, mirëpo për çështje gjeostrategjike dhe gjeopolitike ku feja përdorët si avant-gardë për realizimin e aspiratave të tyre, në mos imperialiste, së paku hegjemonike. 

Për fillet, përhapjen dhe mirëmbajtjen e propagandës anti-enveriste dhe anti-komuniste do të duhej të shkruhet gjatë. Komplexiteti i çështjës komuniste, i LDB dhe i nacionalizmit dhe specifikës historike shqiptar, të gjitha të ndërlidhura me një figurë (Enverin) me përmasa të një rangu të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar, nuk na lejon të shprehemi as sipërfaqësisht për të në këtë shkrim. Kurse, fillet e agresivitetit islamist në Kosovë qarkullojn ende freskët nëpër kujtesën tonë kolektive dhe, si e tillë, mund të trajtohet më lehtësisht. 

FILLET E AGRESIVITETIT ISLAMIST NË KOSOVË


Një agresivitet i tillë i kësaj propagande politiko-fetare nuk ka ekzistuar më parë në Kosovë. Është fenomen që ka filluar të shfaqet në mënyrë të dukshëme pas luftës së Kosovës. Atëherë, gjerësa shqiptarët ishin të preokupuar me rindërtimin e vendit dhe me larjen e hesapëve diplomatike me Sërbinë, Turqia me ndihmën e disa shtetëve arabe investonte me të madhe në Kosovë në ndërtimin e xhamive dhe në "shoqata humanitare". Aktivitete të injoruara apo të lëna si dytësore, nuk shkoj shumë dhe u shfaqën mjekroshat e parë dhe femrat e para të mbuluara. Shumë shpejt u mbush edhe interneti, gjegjësisht facebooku, me anonima të cilët predikonin intensivisht një version të ri të fesë islame dhe, çuditërisht, të « dashurisë vëllazërore dhe shekullore të shqiptarëve dhe osmanlinjëve të vjetër dhe të rinjë ». 
Kuptohet se një dallgë e tillë dhe që erdhi në mënyrë befasuese, nuk e la popullin shqiptar të Kosovës indiferent shumë gjatë dhe as të shtangur dhe të kapluar nga një habi filozofike. Dallimi ishte tepër i thellë dhe brutal ndërmjet këtyre predikuesëve të ri të fesë islame dhe shqiptarëve të Kosovës qofshin ata të një feje apo të një tjetre. Kontradikta tepër e fuqishëme ndërmjet etno-kulturës shqiptare dhe asaj që predikohej dukej sheshit. Ky agresivitet dhe kjo kontradikt e thellë do të qonte në një reagim shumë të ashpër nga elita vendase. Pasojat e kësaj përplasje do të qonin grupet e caktuara "islamiste" të kalonin nga një ofensivë e fuqishëme në një mbrojtje të organizuar (sidomos pas 2008). Nuk ishte më "ti duhet të jesh mysliman sikur ne", por u bë " ti duhet të na pranosh sikur jemi" dhe, më vonë, "ti je islamofob". Pra, kemi të bëjmë me një proces të qartë të ndërtimit të një rryme ideologjike, e cila në dështimin e saj për tu imponuar mbi shoqërinë shqiptare, është kthyer në vetëmbrojtje nga ajo duke u viktimizuar. Shëndërrimi nga agresor në viktim ka shëndërruar edhe diskursin e saj. Tani viktima thirret në të drejtat dhe liritë e njeriut, në demokraci (prej kur islami e paska pranuar demokracinë për regjim ?!) dhe « agresorët » apo ata që nuk pajtohen me këtë frymë dhe rrymë politiko-fetare gishtohen si islamofob. 

ISLAMOFOBIA SI PASOJ E AGRESIVITETIT ISLAMIST


Në realitet, duhet pranuar se është krijuar në popullatën e gjërë një lloj islamofobie dhe në Kosovë feja islame, që dikur mund të quhej gati si fe e përbashkët e kësaj popullate, sot ka marrë tatpjetën duke i detyruar një pjesë të madhe të popullit të dalin publikisht kundër saj. Mirëpo, duhet kuptuar si pasoj e islamistëve, të cilët e ngacmuan shqiptarin në thellësinë e qëniesë së tij shpirtërore, etnike, kombëtare dhe kulturore. Kërkuan prej tij me ngulm një shëndërrim të pamundshëm dhe të padëshiruar. Ai pranonte islamin ashtu siç e kishte përshtatur me vlerat e tij historike dhe kulturore, por asesi nuk mund ta pranonte islamin mbi këto vlera. Duke qenë ai e refuzoj në tërësi dhe fitoj një urrejtje për të. 

Duke qenë, propagandat e këtyre grupëve politiko-fetare që thonë se në Kosovë janë 96 % mysliman, sot nuk përkojnë, absolutisht, me realitetin. Në Kosovë edhe ishin ndoshta 96 % mysliman gjerësa feja ishte vetëm një përbërësë infim dhe uniform i identiteti shoqëror dhe gjerësa nuk kishte tendenca veçuese dhe dominuese mbi elementët e tjera të këtij identiteti. Me tendencën veçuese dhe dominuese të saj, ajo do të jetë përjashtuese për një pjesë të popullatës së këtyre anëve. Një frustrim i tillë do të bëjë shumë raste të kërkojn dhe do të zbulojn konceptime tjera të botës duke kaluar nga një ekstrem tek tjetri : nga besimtar mysliman në katolik, në ateizëm, agnostik apo në diçka sinkretike dhe origjinale. Vështirësia sot, është të mund të bjem dakord në çka është mysliman dhe çka jo ? Disa i quajm mysliman duke ja u fundosur veçorinë e tyre individuale në një përbashkësi familjare, fisnore, lagjore apo fshati. Mirëpo, ata që e bëjnë një gjë të tillë kanë harruar të marrin parasysh procesin e individualizimit të shoqërisë tonë (sidomos pas luftës). Në brendësinë e një familje, vëlla me vëlla, ke njërin që revendikohet si katolik dhe tjetrin si mysliman; njërin që revendikohet si ateist, tjetrin si deist; njërin si mysliman tradicional shqiptar, tjetrin si islamist... Prandaj këto propaganda janë larg të të qenurit reale dhe kanë për qëllim të shpallin një lloj homogjeneiteti fetar në një vend ku asnjëherë nuk ka qenë çështja e fesë më heterogjene. 

Përkundër faktit se masat e gjëra popullore kanë fituar një lloj islamofobie (pra një frikë nga islami), kjo nuk qëndron tek elitatë shqiptare andej dhe këndej kufirit.


ISLAMOFOBIA NUK EKZISTON NË RANGJET E LARTA ELITARE DHE ATDHEDASHËSE SHQIPTARE


Edhe pse janë këto elita atdhedashëse shqiptare që janë dalur ballhapur përballë këtyre rrymave politiko-fetare, në rangjet e tyre islamofobia nuk ekziston. Nuk ekziston sepse njohja e këtyre metodave klasike ku feja bëhet avant-garda e një politike agresive shtetërore bënë që të fokusosh urrejtjen tek instrumentalisti dhe jo tek instrumenti. Por, nuk ekziston edhe për arsyen sepse atdhedashuria nuk vjen si pasoj e urrejtjës mbi të huajën, por është dashuri që mbrohet dhe përforcohet nga urrejtja e huaj. Duke qenë rangjet e larta elitare dhe atdhedashëse shqiptare nuk janë duke shfaqur ndonjë urrejtje apo frikë ndaj islamit, por janë duke shfaqur mekanizmat për tu mbrojtur nga agresioni i shfaqur nga politikat të mbështjellura me petkun fetar që vijnë nga e huaja. 

Mekanizmat e tillë për mbrojtjën e më të çmuarës shqiptare, elitatë shqiptare, kundrejt këtij agresioni klasik, por në situata të reja dhe në forma të reja, është ka i zbulon dhe ndërton në kundër reagim ndaj tij duke i ripërshtatur me situatatë dhe agresorët në fjalë. 

Në këto situata duhet përmendur edhe roli i disa ambiciozë të mëdhenjë shqiptar, të cilët, duke kërkuar rrugën sa më të shpejt për të ngjitur shkallët shoqërore, kanë pranuar misione nga më të ndryshmët nga rrjete të caktuar politike (të cilave bishti ju punon në vendin tonë gjerësa kokën e kanë në vende tjera). Këta ambicioz të mëdhenjë shqiptar, mund të jenë gazetar, intelektual, politikan, universitar, student etj., të cilët janë të predispozuar për të kontribuar në një kauz të dëmshëme shoqërore, por me shumë përfitime individuale. Patëm rastin ta shohim rishtazi edhe Milazim Krasniqin me deklaratatë e tij përçarëse. Kemi pasur rastin ta shohim edhe pseudo-intelektualin më të madh shqiptar Nexhmedin Spahiun, i cili me shkarravinat e tij pesë-lekshe, dilte t'ja mbante hapur anën diplomacisë neo-otomane kundrejt asaj shqiptare për ribërjën e historisë (të historisë, sepse të kaluarën nuk e ribëjnë dot). Kishim rastin ta shohim dhe ta dëgjojm edhe gabelin që u bë kryetar i Gjilanit. Por kemi rastin të shohim edhe ca gazetaruc, të cilët në emër të një farë "qytetarie", të një farë "demokracie", të një farë "humanizmi" të veçant (që ka kuptim vetëm në kokat e tyre) janë hedhur në sulm kundrejt shumë figurave tona të vjetra e të reja duke i cilësuar si herë si enverist, herë si islamofob, e herë si të dyjat bashk. Njëra ndër këto figura që, në njërën anë, ka shkruajtur edhe për Enverin, por edhe kundër ndryshimit të Historisë së Popullit Shqiptar (të kërkuar nga Turqia), është Ismajl Kadare. Personalitet tipik që bartë me vete disa atribute shumë të kërkuara nga banalistët tanë shqiptar, shërbyesë të qarqëve të huaja. 

ISMAJL KADARE NUK ËSHTË ISLAMOFOB POR ATDHETAR SHQIPTAR 


Njëri prej këtyre gazetarucëve kishte "marrë përsipërë kësaj radhe të mbroj fenë islame" duke e sulmuar Kadarenë. Ai kishte postuar një foto (në facebook) të një vepre të I.K., në të cilën ky i fundit i kishte kushtuar poezi Lenininit. Gazetaruci në fjalë e kishte shoqëruar këtë foto me : "tani ky lyp me ja dhan çmimin # Nobel ! I perkdheluni i komunizmit, qe i shiti edhe shoket e tij poet, tash eshte hiq ma shume se nje islamifob. Din kapak ky me shkru por i vone eshte me kauza! " 

Aspak interesant nuk do të ishte ky postim po që se nuk do të ishte përfaqësues i mbarë mentaliteti dhe veprimtarisë pseudo-intelektuale shqiptare, të cilët janë bërë sunduesit e vërtet të mediave të Kosovës. Këta pseudo-intelektual shqiptar janë trishtimi i intelektualëve të vërtet sepse janë banalizuesit e çdo vlere të mirëfillët. Këtë mundësi të banalizimit ja u ofron një shkollim mesatar, përmesë së cilës kanë mësuar sipërfaqësisht ca fjalë, terma shkencor, rryma filozofike, njohje të përafërt të hisorisë dhe, mbi të gjitha, kanë mësuar një farë lloj pedantizmi (fjalë që çuditërisht ka kuptim pozitiv tek njerëzit e rëndomtë dhe kuptim negativ në botën akademike). Mundësia e ofruar për të banalizuar kur përkon me një botëkuptim banal (të gjitha ato që i kanë mësuar këta pseudo-intelektual, i kanë të kuptuara banalisht), përkthen dhe trajton tërë botën në mënyrë banale.

Kështu edhe Ismajl Kadare, tek këta njerëz, nuk e meritojka çmimin Nobël për letërsi sepse ja paska kushtuar një poezi Lenininit dhe sepse paska qenë i priveligjuarit i komunizmit shqiptar, ani pse ai "din kapak me shkru". Leri këto, por ai na qenka edhe "islamofob" ! 

Në mënyrë karikaturale, mund të themi se Ismajl Kadare ja ka kushtuar një bibliotek të tërë Enver Hoxhës. Ai ju ka kushtuar një tërësi veprash idealit socialist. I paska kushtuar edhe Leninit një poezi si ideolog i këtij vizioni ! Po, pastaj çfarë ? Ku është e mbetura e tij ? Vetëm ata njerëz që kanë lindur pas vitëve 90 dhe që asnjëherë nuk kanë arritur të shkëputën nga koha e tyre (në mungesë të fuqisë intelektuale) për të kuptuar kohët e kaluara në kuptimin e tyre kohorë, mund të bëjnë vlerësime të tilla. Ismajl Kadare, duke i bërë këto vepra i ka kushtuar energji një vizioni tjetër global njerëzor (ideve marxiste-leniniste, të cilat gjeneratat e sotshëme shqiptare nuk e kuptojn dot sepse asnjëherë nuk e kanë përjetuar kapitalizmin e egër të një kohe tjetër, sidomos në fillet e industrializimit dhe mjerimin që ai ka krijuar dhe “amnemneza” e ka bërë të vetën) të konceptuar si më të njerëzishëm (çka edhe ishte në të vërtet) dhe një vizioni lokal dhe specifik shqiptar që kishte për tendencë modernizimin e vendit dhe ruajtjën e sovranitetit të tij (edhe këtë duhet kuptuar në kohën që ishte dhe jo nga prizmi i sotshëm). Në fund të fundit, prej kur çmimi Nobël i letërsisë qenka i kufizuar vetëm për ideologët e ekonomisë së tregut ?! 

Duke i bërë këto vepra I.K nuk ka bërë asnjë mëkat sepse, realisht, ai asnjëherë nuk i ka kushtuar energji ndonjë fuqie anti-shqiptare. Ata që kanë bërë mëkatë të vërtet janë ata që i kanë shërbyer një regjimi të huaj i cili ushtronte pushtim mbi popullin tonë dhe që i kanë kushtuar vepra apologjike ideologëve të tyre (siç Ibrahim Rugova Titos), por edhe ata që sot i shërbejn ideologjive të ndryshëme politiko-fetare regjionale që kanë për qëllim instalimin e një hegjemonie të huaj mbi vendin e tyre. Për Ismajl Kadare, mëkatin duhet ta kërkojm tek mohimi i veprimtarisë se tij përgjatë kësaj periudhe përkrah një pushteti dhe një populli dhe jo tek veprimtaria e tij letrare që shpreh njerëzi dhe shqiptari. 

Sido që të jetë dhe çfarëdo mëkate të ketë bërë (në fund të fundit, mëkatët e tij janë vetëm letrare), a mund të mendohet se Ismajl Kadare, sikurse edhe shumë figura tjera historike shqiptare, meriton të gjykohet me kaq "kompetencë" të shfaqur nga loj lloj gazetaruci që nuk ka arritur të shkëputët dot akoma nga prehëri i ngrohet dhe përkdhelës i nënës së tij ? Nëse janë bërë të përdhelurit e nënave të tyre të vlerësojn të priveligjuarin e komunizmit shqiptar, viganin e letrave shqipe si islamofob, të vonuar në kauza dhe me "di të shkruaj nga pak", duhet ta kuptojm se ka ardhur koha të tërheqim alarmin e një krize të rëndë morale, shoqërore dhe kulturore. Ka ardhur koha që kjo hapësirë e pakufizuar që ju ka lejuar pseudo-intelektualëve, të kufizohet duke e zgjeruar hapësirën e intelektualëve të vërtet. Ismajl Kadare, për kë do që ka lexuar veprat e tij, është gjigandi i letërsisë shqipe që të magjepsë me fuqinë e fjalës. Ai është Victor Hygo shqiptar. Ai vërtet ndoshta ka bërë ca mekate dhe është shtrembëruar në kauza, mirëpo asnjëherë nuk duhet ta lejojm që të gjykohet nga ata që ende nuk e dinë se ç'është kauza dhe që ende asnjë kauzë serioze nuk i ka marrë me vete. 

Pastaj, si mund të etiketohet një intelektual i këtij rangu si I. Kadare me prapashtesa "fobi" ? Njeriu që denoncon një tendencën hegjemonike të një shteti të huaj mbi atdheun e vet, qenka islamofob ?! Ai që denoncon islamin si dallgë e një politike shtetërore të huaj kundrejt shtetit të tij, kombit të tij, njerëzisë dhe përparimit qenka islamofob ? Denoncimin e Ismajl Kadaresë kundrejt tendencave hegjemonike të Turqisë ndaj popullit shqiptar, të përkdhelurit e nënave dhe të shiturit tek Erdogani, ashtu siç ishin edhe baballarët e tyre tek Tito (pastaj edhe tek Milloshi), e paskan vlerësuar si "islamofobi" ! "Islamofobi", kjo fjalë e krijuar nga arabët e largët, të cilëve ju është injektuar (ku e ku mirëmbajtur) nga fuqitë kapitaliste një reprezentim i botës me atë të kohës së kryqëzatave mesjetare, me qëllim të një dominimi sa më efikas dhe ekonom të tyre. Fjalë të rimarrur nga ca shqiptar të shitur kockë e shpirt tek të huajt. Por, Ismajl Kadare dhe çdo shqiptar tjetër që denoncon tendencat e huaja mbi kombin tonë nuk është as "islamofob" as "turkofob" as "serbofob" as ndonjë gjë tjetër, por është një atdhetar shqiptar, i cili e ka kuptuar detyrën qytetare që ka ndaj atdheut të tij.

PËRFUNDIMI 

Shembulli i fundit i që paraqet një tendencë për ta përbuzur, nënçmuar, etiketuar, përulur, përmesë banalizimëve dhe, në një mënyrë sa më ekonome të mundshëme (me tri fjali të shkurtra) veprimtarinë e gjërë dhe të thellë të Ismajl Kadaresë, është vetëm një shembull tipik i të gjithë atyre pseudo-intelektualëve që përditë tentojn ta përbaltin veprimtarin madhështore të një Skënderbeu, të një Ismajl Qemajli, të një Isa Boletini, të një Kristoforidhi, të një Pashko Vase, të një Enver Hoxhe, të një Qemal Stafe, të një Adem Demaçi, të një Rexhep Qosje, të një Adem Jashari... të të gjithë atyre që kanë bërë atë që duhet të bëjë çdo qytetar i ndërgjegjshëm për vendin e tij.

Për ti mbrojtur vlerat tona kombëtare dhe bartësitë historik dhe aktual të këtyre vlerave, inteligjenca jonë duhet ta kuptoj se prezenca e saj përbrenda pushtetëve shtetërore dhe civile është e domosdoshëme dhe përgjegjësi e saj, dhe jo privilegj. Hapësira duhet të zihet nga një elitë intelektuale dhe atdhetare dhe përmesë këtyre pushtetëve duhet të investohet në racionalizimin e shoqërisë sonë, por edhe në rregullimin e marrdhënieve të saj me shtetin, me kombin, me kulturën dhe me çdo veprimtari apo filozofi të brendshëme apo të jashtëme. Nuk duhet të lejohet më tej që të sulmohet kultura jonë, historia jonë, qënia jonë dhe mbarë figurat më të ndritura shqiptare nga brendësia e teritorit dhe institucionëve tona. Kjo është e vetmja mënyrë që të qëndrojm të fort në këtë hapësirë gjeografike mbi të cilën ka aqë shumë pretendime politike dhe aqë shumë manovra strategjike.

INTERPRETIMI I SHTREMBËR I ZGJEDHJËVE NGA PARTITË POLITIKE DHE GAZETA JASHTËTOKËSORE EXPRESS

Labinot Gjini

3 Dhjetor 2013

Fusha mediale në Kosovë është bërë e tmerrshëme. Pothuaj se të gjitha mediat e shkruara, elektronike dhe vizuale janë të kapura dhe të mbërthyera nga partitë politike. Nuk besoj të jetë ndonjë e pavarur dhe që e ka vendosur të jetë përkrah informacionit të sinqertë, të drejtë dhe korrekt. çdo secila prejtyre luan rolin e saj propagandistik në shërbim të një partie politike. Asnjëra nga këto nuk është aty për të informuar qytetarin, por për të qenë nyja e komunikimit në mes partive dhe qytetarit. 

Më e keqja e kësaj pune është se këto media bëjnë propagandë politike po aqë trash sa edhe vetë partitë politike. Edhe qytetari më naiv i këtij vendi arrinë të kuptoj se ku e kanë cakun pothuaj në çdo rast. Në raste kur nuk luajn rolin e përçuesit komunikativë të patronëve të tyre, këto media japin ca informacione të tmerrshëme dhe tejet të padobishëme për qytetarin. Më e keqja është se, mos e nistë njera një informacion, të gjitha të tjerat e japin po në të njejtin format dhe përmbajtje. Kur marrin mundin nga njëherë dhe hartojnë ndonjë gjë nga vetja, harrojn të marrin mundin të na sjellin diçka që nuk dimë, por i bëjnë gjithë ato rreshta për të na treguar diçka që tanimë të gjithë njohim. Ky stil, "hajde t'ju tregoj diçka që e dini" dhe të shkruaj gjatë për të mos thënë asgjë të nevojshëme, është bërë epidemi tek gazetaria jonë. Nga këto, të thuash se profesioni i gazetarëve tanë është profesion që nis dhe përfundon me një "copie-paste" ose, eventualisht, me ndonjë përkthim nga mediat e huaja. Një ndër profesionët më të vështirë në botë, tek ne shëndërrohet në profesionin më të lehtë. 

Ndër të gjitha këto media, ajo që është ka bënë "boom" brenda kësaj fushe mediale është gazeta Express. Asnjë prej mediave nuk arrinë të i bëjë konkurencë në gënjeshtra, spekulime, mashtrime dhe trashësi komunikacione. Kur shoh publikimet e saj pyesë vetën : çfarë lloji i jashtëtoksorëve duhet të jenë prapa kësaj medie ? Të gjithëve na është krijuar fiksioni nga filmotografia amerikane se jashtëtoksorët janë qënie supra njeri për nga inteligjenca. Mirëpo, është shumë më e mundshëme të ketë më shumë infra-njerëz në universin e pafundshëm. Këta jashtëtokësorët "veshëmëdhenj" të Expressit, duhet të jenë padyshim ca qënie ndërmjet kafshës dhe njeriut.

Argumenti i parë që më ka bindur se aty punojn jashtëtokësorë infra-njerëz ka qenë kur, njëri prej jashtëtokësorëve A.I., patë thënë se Adem Jashari ka qenë një kriminel që e ka vrarë familjën e vetë dhe i ka marrë në qafë të tjerët. Disa thanë se ai është bashkëpunëtor i Sërbisë, asaj kohe. Unë do të kisha thënë se nuk ka asnjë njeri që i përketë kësaj toke (as serbë) që mund të kishte menduar dhe të deklaronte gjëra të kësaj natyre. Mirëpo, argumentët për jashtëtokësinë e tyre nuk ndalën këtu. Ata na japin me bollëk dita ditës. Na dëshmojn përditë se ne dhe ata nuk jemi të një bote. Prej fillimi të fushatës elektorale, kanë bërë një propagandë të jashtzakonshëme, të hapur dhe absurde kundër Vetëvendosjës! duke shpikur nga gjëra më të tmerrshëme dhe të ulta ndaj tyre. Mirëpo, sidomos në raundin e dytë, kjo media jashtëtokësore, ka bërë skandal mbi skandal duke përdorur një mënyrë sa tragjike po aqë edhe komike të komunikuarit. 

Kulmi i kësaj medie jashtëtokësore ishte sot. Jashtëtokësorët e gazetës Express kishin marrë "mundin" të analizonin zgjedhjet përmesë statistikave të KQZ-së. Ata kishin ardhur në përfundim se Vetëvendosja! kishte humbur elektorat më së shumti gjerësa AAK kishte fituar më së shumti në krahasim, për të dyja, me zgjedhjet e kaluara. Le të ketë fituar apo humbër elektorat VV dhe AAK, aty nuk është çështja. Mirëpo, cili prej tokësorëve analizon në këtë mënyrë ?! 

Së pari, shifrat nuk flasin nga vetëvetja asnjëherë dhe shkencat sociale duke qenë se nuk janë shkenca ekzakte dhe janë të kapura për paradoxin ku njeriu studion njeriun (pra kemi një subjekt që studion një subjekt tjetër duke tentuar ta objektivizoj pikëpamjën e tij), janë të detyruara të kenë për metodë bazë krahasimin dhe interpretimin. Mirëpo, ka njëfarë metode krahasuese dhe interpretuese dhe ka kufizime edhe tek krahasimi edhe tek interpretimi i fenomenëve shoqërore (politike, ekonomike...). Të gjithë e dimë (çdo tokësor e dinë) se çdo gjë as nuk krahasohet dhe as në çdo mënyrë nuk interpretohet.

Mirëpo, këtë gjë nuk e ditkan ca parti politike dhe media sikurse Expressi. Disa prej tyre, pas një humbje të thellë dhe me pasoja shumë të rënda për të ardhmën, në vend se të mblidhën për të analizuar debaklin e tyre dhe për të shqyrtuar mundësinë e një rilindje, kanë vendosur të interpretojn humbjen, përmesë organëve të tyre mediale, me një fitore. Statistikat e tyre, që realisht në analizën politike nuk kanë asnjë vlerë, i kanë hedhur si armë përball opinionit të gjërë, i cili sapo ju kishte dërguar një mesazh të qartë për vetëdijësimin e tij. Pas Epokës së Re, e cila kishte vënë në faqe të parë renditjen e partive politike sipas numrit të votave të marra në këto zgjedhje, gazeta Express kishte vendosur të krahasoj edhe rritje-zbritjen e tyre. Dhunë mbi dhunë dhe torturë mbi torturë për qytetarin e vetëdijshëm të Kosovës, të cilit ja interpretojn votën në mënyrën më të shtrembërt të mundshëme duke tentuar t'ju shëndrrohet mesazhi i dhënë. Gazeta jashtëtokësore Express, në analizën e saj kishte bërë krahasimin e shifrave të zgjedhjëve parlamentare me ato komunale (!!!) dhe kishte ardhur në përfundimin se VV ka humbur më shumë kurse AAK ka fituar më shumë elektorat ! Duhet thënë se interpretimin e kësaj bote nuk duhet t'ja u lëmë atyre që nuk janë pjesë e saj. 

Ne tokësorët, këto zgjedhje i interpretojm si flakareshin më të rëndë historik për politikëbërjën dhe klasë politike në Kosovë. Qytetarët, sado të ngushtuar në zgjedhje, bënë ç'mos për të përçuar mesazhin e duhur për të gjithë klasën politike dhe mediatike të këtij vendi : mjaft më me uzurpimin e vullnetit qytetar, mjaft më me lojëra të ndyta politike e mediatike, të cilat janë bërë torturë e padurueshëme për psikologjinë e tyre. Mjaftë më me hajni, me klane, klientelizëm, konfuzion ideologjik, labilitet, zgërdhirje, arrogancë e fodullëk, skena bajate të kësaj klase dhe kthim në tokë. Ferizaji, Mitrovica, Malisheva dhe Prishtinë ishin maja shpuese e këtij mesazhi të qartë. 

Me këto zgjedhje, i pari që do të duhej të jepte dorëheqje është Hashim Thaqi, i cili është fajtori kryesor për disfatën e PDK-së. Mesazh më të qartë për të nuk mund të ketë. I dyti, që do të duhej të jepte dorëheqje është Ramush Haradinaj, i cili me politikën e tij "e kam nënshkru po se kam nënshkru", ka pësuar një disfatë të paparë ndonjëherë dhe ka marrë një mesazh të qartë për paqartësitë e tij. I treti është Isa Mustafa, i cili humbi në lokalitetin e vet, kryeqytetin e këtij vendi dhe, përkundër asaj që tentohet të mendohet, ai nuk e bëri të fitoj LDK-në në vende tjera, por e morri si dhuratë nga Hashim-Kadria. Edhe Isa Mustafës, i konsideruar si politikë e vjetër dhe e kaluar, elektorati i dha mesazh të qartë. Mirëpo, për dallim nga dy të parët, ka avantazh në raportin e forcës interpretuese dhe mund ta riinterpretoj këtë mesazh në favorin e tij, në krahasim me dy të parët. 

Janë tre lider të tjerë që kanë marrë po ashtu një mesazh të qartë nga këto zgjedhje : Fatmiri, Pacolli dhe Albini. Të tre këtyre liderëve, opinioni i gjërë ju dha dritën e gjelbërt. Asnjëri prej tyre nuk ka pse të jep dorëheqje sepse ata ishin alternativa që kanë zgjedhur shqiptarët e Kosovës. Duke qenë se AKR fitoj më shumë me votë negative se sa si program, shpresë apo vizion, duhet marrë parasysh sidomos dy prej këtyre liderëve, të cilët mbartin mesazhin më të fuqishëm për klasën tonë politike sepse janë të parë si potenciali dhe alternativa e ardhshëme e pushtetit shtetëror në Kosovë. Njëri është Fatmir Limaj, i cili është bërë shpresa dhe alternativa e shumë njerzëve të krahut të luftës dhe, tjetri, është Albin Kurti, i cili është bërë shpresa dhe alternativa edhe e krahut të luftës edhe e mbarë rinisë që do të shkëputet prej të kaluarës së LDK-së. 

Fitorja e këtyre tri forcave, por sidomos e këtyre dy të fundit, është mesazh jashtzakonisht i fuqishëm për politikën tonë dhe ai duhet të interpretohet drejt. Skena politike në Kosovë kishte marrë një mesazh të fuqishëm për të ndërruar kahje qysh në 2007 dhe e ky mesazh u konfirmua edhe në 2009. Meqenëse, Hashim-Kadria, nuk e kishte marrë seriozisht mesazhin e popullit për ndryshim të kahjës nga ajo e LDK-së, por përkundrazi lundëronte në të njejtat ujëra, populli shqiptar i Kosovës, ka vendosur të ja jep, dal nga dal, timonin atyre që japin shpresë për ta orientuar drejt asaj që kërkon. 

Meqenëse, VV (e cila po garon për herë të parë) e ka marrë Prishtinë dhe Fatmiri Malishevën, qysh sot po i them mbarë klasës sonë të lodhur, të korruptuar, të kapur, të lazdruar dhe labile, se do ta keni të vështirë ta ndalni këtë frymë vetëm me interpretimin e shtrembër të statistikave dhe me propagandën e mediave jashtëtokësore dhe poçavur sikurse Expressi !

Rezultatët sipas komunave
Rezultatët për kryetar të komunave