18 December 2015

BE-ja tha : largojeni Qeverinë më 9 janar nëse doni liberalizim të vizave në fillim të 2016


Labinot GJini

Gjerësa BE-ja i refuzoi Kosovës vizat edhe zyrtarisht dhe dha një premtim të kushtëzuar për heqjen e vizave në 2016 (siç e kishte dhënë edhe më herët), ndërkohë, Hashim Thaçi uron qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave !!! Amoraliteti, poshtërsia dhe paftyrësia na paska qenë pjesë integrale e personalitetit të këtyre politikanëve të PLDK-së !

Ndërkohë, njëri ndër 8 kushtet themelore për heqjen e vizave nga ana e BE-së ishte edhe pavarësia e prokurorisë (çka, a contrario, nënkupton se ai është i udhëhequr nga politika) dhe ndalimin e korrupsionit. Tani, le të n'a tregon dikush se si do të arrihen këto kushte në 2016 me një qeveri e cila është e përbërë fund e krye me njerëz të korruptuar dhe të cilët e kanë kapur dhe po e mbajn për kërpeshi prokurorinë e Kosovës ? Si do t'ja bëjn për të plotësuar këto kushte gjerësa vetë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me të birin, kanë 71 dosie në prokurori për korrupsion dhe krim të organizuar ? Si do t'ja bëjnë kur këta prokuror që nuk kanë përndjekur asnjëherë krimin e vërtetë në të cilin është i zhytur, nga larg apo nga afër, çdo qeveritar, por që kanë burgosur 13 deputet të opozitës, të na e heqin korrupsionin dhe të krijojn një prokurori dhe drejtësi të pavarur ? A thua se këta njerëz do t'a sakrifikojn vetën dhe do të vetëfuten në burg me qëllim që shqiptarët të mund të kenë lëvizjen e lirë nëpër Evropë ?! Kush mund ta besoj një gjë të tillë ?! Askush ! 

Premtimet dhe kushtet e shtruara nga BE-ja Qeverisë së Kosovës përmbajn një paradoks të madh në vetëvete dhe bëhen vështirë të interpretueshëme nga çdo secili prej nesh.   

Në njërën anë, këto premtime të BE-së, nënë kushte të rrepta dhe të pamundshëme për tu realizuar nga kjo Qeveri, të ngjajn me një lojë të keqe me shpresën e qytetarëve të Kosovës, e cila po keqëpërdorët nga të dyja palët, me qëllim që shqiptarët të zbutën dhe të pranojn marrëveshjët me Serbinë. 

Mirëpo, në anën tjetër, këto premtime të BE-së, nënë kushte të pamundshëme për tu realizuar nga kjo Qeveri, të ngjajn sikur BE-ja po ju bënë thirrje shqiptarëve që ta rrëzojn këtë qeveri më 9 janar 2016 që të kenë liberalizimin e vizave më pastaj. Sepse, të kërkosh përndjekjën e korrupsionit dhe pavarësimin e prokurorisë nga një qeveri e cila është direkt përfshirë në korrupsion dhe në kapjen e të gjitha sektorëve të shtetit, nuk ka sens as diplomatikë as politikë as juridikë. E gjithë kjo e merrë sensin diplomatikë, politikë dhe juridikë prej atij momenti kur ajo interpretohet nënë sensin e vërtetë të diplomacisë. Dhe sensi vërtetë i diplomacisë të jep të kuptosh se parakushti i plotësimit të të gjitha këtyre kushtëve tjera është  : largimi i kësaj Qeverie. Pra, largimi i kësaj Qeverie është hapi i parë drejtë mundësisë për të plotësuar kushtet tjera. Ky është një parakusht i shpresës së qytetarëve të Kosovës për të bërë shtet të së drejtës dhe, në të njejtën kohë, është një parakusht i shpresës së BE-së për të ofruar liberalizm të vizave dhe partneritet të vërtetë në të ardhmën me shtetin e Kosovës.      

Pra, ne mendojm se interpretimi më adekuatë është ky i dyti. Më adekuatë sepse është e vetmja mundësi që BE-ja na ka lënë për të hyrë në BE. Thënë shkurt, mesazhi i lexuar drejtë ishte i qartë nga ana e BE-së dhe ai na thotë  : largojeni këtë Qeveri ! 

No comments:

Post a Comment