17 December 2015

TË NDIQEN PENALISHT PROKURORËT QË KANË NGRITUR AKTËAKUZË PENALE NDAJ DEPUTETËVE TË OPOZITËS






Labinot Gjini

Ka një gjë që mbarë populli shqiptar duhet ta di : përdorimi i gasit lotësjellës, vezëve, sprehit janë mjete me të cilat as nuk mund të lëndosh seriozisht dhe as të vrasësh. Pra, janë mjete të cilat nuk mund ti përdorësh asesi për të vrarë apo për të lënduar seriozisht dikë edhe po të doje. Në anën tjetër, armë quhet çdo gjësend që ke përdorur me qëllim për lënduar apo vrarë tjetrin. Pra, armë mund të quhet edhe një gotë qelqi me të cilën gjuan në drejtim të tjetrit për ti shkaktuar lëndime serioze apo, ndoshta edhe për ta vrarë tjetrin. Kujtojeni që këtë e ka bërë Armend Zemaj në Kuvendin e Kosovës kundrejt Albulena Haxhiut. Përtej këtij shembulli, ne mund të marrim shembujë tjerë me bollëk për të provuar se përdorimi i një gjësendi banal, me qëllim për të lënduar apo vrarë, është armë : thikat e kuzhinës, dru kaftorri, telefon mobil, vetura e përdorur për të shkelur dikë apo për ta shtyr në një humner një tjetër veturë etj.... Të gjitha këto përdorime i shëndërrojn këto mjete, të destinuara për një përdorim tjetër në origjinë, në armë për të vrarë apo për të lënduar seriozisht tjetrin. Këto që po ju them nuk janë thjesht retorikë fjalësh, por janë të sanksionuara me ligje penale dhe janë pjesë e jurisprudencave të gjykatave. 

Ndërsa, përdorimi i gasit lotësjellës në sallën e Kuvendit me qëllim reciprocitetin e bllokadës së seancave (mos të harrojm se anashkalimin e Kuvendit e ka bërë pozita, fillimisht) nuk mund të jetë asesi një vepër penale e kategorisë së krimit të rëndë (kështu e ka cilësuar prokuroria politike e Kosovës!), e cila duhet të përmbaj qëllimin e vrasjës apo të lëndimit serioz të tjetrit. E para, sepse vendi i vetem ku deputet kanë hedhur gas është Kuvendi. Dhe, Kuvendi është hapësirë në vetëvete e fushës politike. E dyta, sepse ata që kanë hedhur gasin janë deputet të cilët në vetëvete janë aktor të politikës. E treta, sepse qëllimi i këtyre deputetëve që kanë hedhur gas nuk ishte (nuk mund të jetë) vrasja apo lëndimi serioz i tjetrit, por bllokimi i mbajtjës së seancave (vepër politike). Pra, ku është vepra penale i cilësuar si krim i rëndë këtu ? Askund. A fortiori, akti i hedhjës së gasit mund të quhet kundërvajtje (vepër penale e kategorisë së pestë) ndaj të cilës deputetët kanë imunitet të plotë gjerësa ata janë duke vepruar politikisht. 

Pra, asnjë jurist që ka nderin dhe krenarinë të quhet jurist nuk mund të cilësoj një vepër të tillë si krim i rëndë. Mirëpo, prokuroria e Kosovës, e udhëhequr direkt nga politika, ka bërë një cilësim të tillë dhe në bazë të këtij cilësimi ajo ka arrestuar deputetët e opozitës sikur ata të ishin kriminel ordiner. Ky cilësim dhe pasojat e këtij cilësimi janë një vazhdimësi e lojës dhe e ndërlojës politike përmes mjetëve të drejtësisë. E kur drejtësia vazhdon lojën dhe ndërlojën politike, ajo është duke kryer një vepër penale duke u nisur nga shkelja e kushtetutës e cila stipulon ndarjën e pushtetëve e deri tek ligjet e tjera të cilat ritheksojn këtë ndarje ndërmjet njërës dhe tjetrës. Këtë që po them, këta prokuror e dinë se është kështu sepse nuk ke nevojë të jesh një jurist i madh për të kuptuar gjëra kaq bazike. Mirëpo, ata kanë vepruar me vetëdije të plotë në këtë drejtim sepse ata, jo vetem se janë të ndikuar nga politika, por sepse ata janë të korruptuar nga politika. Dhe, kjo është një vepër penale e kategorisë së krimëve të rënda.   

Nga kjo, unë mendoj se herëdo kur këta prokuror do të ndiqen penalisht për konsumimin e një vepre të rëndë penale : keqëpërdorimi i funksionit për qëllime politike nga i cili qëllimisht janë shkaktuar dëmtime politike të vendit, dëmtime politike të partive politike, dëmtime politike të personalitetëve politike, dëmtime fizike dhe personale të këtyre njerzëve. Duhet të ndiqen penalisht sepse ka me të vërtetë një vepër penale të rëndë të konsumuar nga këta prokurorë.

No comments:

Post a Comment