11 November 2014

ISLAMISTËT DHE ISLAMOFOBIA

Labinot Gjini

11 Dhjetor 2013

Ka filluar të bëhet zakon në demokracinë tonë që kush të ngrihet më herët në mëngjesë të shaj, të përbuzë, të etiketoj, të shpif mbi ndonjë personalitet të shquar të vendit tonë. Nuk është me rëndësi se çfarë ishte apo është personaliteti në fjalë me të bëmat e tij. Ai/ajo mund të jetë humanist, poet, qëndrestar i ndonjë lëvizje shoqërore, udhëheqësë i lëvizjës kombëtare, letrar, luftëtar, piktor, skulptor, filozof, diplomat, politikan, burrështeti, intelektual... kjo nuk qonë peshë. As periudha në të cilën vepronte ai/ajo nuk është kriter i përzgjedhjës. Gjithëçka që fillon nga pellazgët e deri në ditët e sotshëme është, jo për tu debatuar, por për tu sharë, përbuzurë, etiketuar, shpifur. Me sa duket, përzgjedhja e parë është që personaliteti në fjalë të jetë shqiptar ose të ketë një ndërlidhje me etno-kulturën shqiptare. Përzgjedhja e dytë është që ky personalitet të ketë kontribuar, në një mënyrë apo në një tjetër, në ngritjen e kombit shqiptar apo të vlerave të tij etno-kulturore. Bile, sa më i madh të jetë kontributi i këtij personaliteti aqë më shumë intensifikohet shpifja, etiketimi, përbuzja dhe, ku e ku, edhe sharja ndaj tij.

Asgjë nuk është e rastësishëme, me sa kuptojm. Për ta legjitimuar këtë ofensivë ndaj figurave tona kombëtare, individë të caktuar apo grupet e organizuara duke qenë të ç'armatosur nga ana intelektuale, ndjekin shpesh një strategji klasike ku i bëhet apologji një figure tjetër bashkohore për ta përulur personalitetin e caktuar. Tjetra strategji është të etiketohen duke përdorur intensivisht prapashtesat si "ist" apo "phobi". Kujtohemi të gjithë ne që jemi miqë në facebook me Salih Kabashin, kur ky i fundit në statutin e tij fuste në kundërthënie Skenderbeun me Gjergj Arianitin, duke ja hequr të gjitha të bëmat Skënderbeut për t'ja atribuar Gjergj Arianitit. Është gjithmon aktuale fyerja ndaj Nënës Terezë nga vetë "imami" Shefqet Krasniqi. Nuk është e rrallë shpfija ndaj mbarë rilindasëve tanë duke i etiketuar herë si turqë, herë si grek, herë si të çmendur, herë si frankmason (bile edhe Skenderbeun e kanë bërë frankmason), herë si .... Nuk është rrallë as shpifja ndaj figurave tona më të reja dhe heronjëve tanë më të çmuar si Adem Jashari. Të gjithëve ju kujtohet shkrimi në gazetën jashtëtokësore Express të A. I. që cilësonte si kriminel Adem Jasharin me "arsyen dhe intuitën e tij intelektuale" se ky i fundit na paska vrarë familjën e tij dhe na e paska marrë në qafë të gjithë Kosovën. Por si gjithëmon, propaganda më intensive dhe më shpikëse është dhe mbetët ndaj figurës së Enver Hoxhës. Jo se Enver Hoxha ishte « më i keq » se sa këta të tjerët, por sepse është figura përmesë të cilit lidhet në mënyrë direkte materializimi i kombit shqiptar në një shtet modern shqiptar dhe figura përmesë të cilit lidhet nationalizmi racional dhe modern shqiptar duke e zëvendësuar atë tradicional dhe folklorik. Thënë ndryshe, është njeriu i cilësuar nga kundërshtarët e kombit shqiptar si më i dëmshmi ndaj strategjive të tyre për sa ishte gjallë dhe si më i rrezikshëmi për planët e tyre edhe pas gati 30 vjetësh nga vdekja e tij. Propaganda intenzive mediatike e zhvilluar ndaj kësaj figure për më shumë se 20 vjet, e favorizuar edhe nga kalimi dhe ndryshimi i kohës, e ka bërë të vetën. Në mënyrë të veçant tek masat e gjëra popullore dhe bujqësore, të cilat ishin më të ç’armatosura kundrejt një propagande të organizuar. Mirëpo, tek një elitë intelektuale dhe atdhedashëse, Enver Hoxha, mbeti në vlera e veta. Në atë që ishte dhe në atë që reflektoj, realisht. Kjo elitë, me sa duket, është më pak nostalgjike e asaj kohe sesa mirënjohëse ndaj saj dhe ndaj atij dhe atyre që çliruan Shqipërinë dhe e bënë atë një shtet modern. Kësaj propagande anti-enveriste, dhe përgjithësisht anti-shqiptare, për shumë kohë i kanë fryrë jugonostalgjikët e Titos. Mirëpo, këto 10 vjet e fundit, ju janë shtuar edhe osmanofilët e Erdoganit. Të dyja këto rryma, janë ato që kanë bërë dhe janë duke bërë të pamundrën, jo për ta mboshtur Enverin apo cilëndo figurë shqiptare në vete, por kombin shqiptar si tërësi. 

ETIKETIMET NEGATIVE ME "ENVERIST" DHE "ISLAMOFOB" JANË PROPAGANDA TË PËRBASHKËTA TITISTO-ERDOGANISTE


Duke qenë, shpesh strategjia për ta deklasuar dikë këto 20 vitet e fundit ka qenë dhe mbetët deri diku ta cilësosh si "enverist". Një më e re është ta cilësosh "islamofob". E para realisht në vetëvete nuk është aspak ofenduese sepse një pjesë jo e vogël e elitës tonë, në mënyrë të hapur apo më të mbyllur, ndjehen dhe revendikohen krenarisht si enverist. E dyta, është ofenduese dhe shpikje sepse islamofobia nuk ekziston në vetëvete për shumë arsye. E para është se nuk ka asnjë ideologji në botën bashkohore që urren islamin apo ndonjë fe tjetër. Në shumicën e rastëve është pasoj e ndërveprimit (fërkimit) ndërmjet atyre që ndjehen të kërcënuar dhe duan të mbrojn sovranitetin dhe integritetin e tyre njerëzor, etno-kulturor dhe kombëtar ndaj një dallge agresive të një propagande dhe veprimi politiko-fetar. Çdo reagim që shfaqë mospajtim ndaj kësaj lëvizje politiko-fetare është duke u tentuar të shpallët si islamofob. Duke qenë, nuk është e rastësishëme që islamofob të shpallët edhe ai myslimani i cili nuk pranon të arabizohet apo turqizohet. Islamofob shpallët edhe ai mysliman që nuk pajtohet me Erdoganin apo me luftërat fetare dhe masakrat ç'njerëzore që bëhen në emër të fesë myslimane. Islamofob shpallët edhe ai mysliman që pranon vlerat evropiane të laicitetit, të vërtetës shkencore, mendimit racional... Kurse për ata që nuk janë mysliman, kuptohet, se kategorizimi i tyre është automatikisht në raftin e islamofobëve. 

Të dyja këto cilësime vijnë nga një propagandë e cila është përbashkuar ndërmjet titistëve dhe osmanofilëve të rinjë. Të dy këto grupe të organizuara dhe të financuara nga jasht, sipas situatave herë hidhen në sulm dhe herë kthehen në mbrojtje, mirëpo qëndrojn gjithëmon në këmbë sepse në këmbë i mban në njërën anë Sërbia dhe, në tjetrën, Turqia. Kuptohet, se as e para dhe as e dyta nuk e kanë për çështje fetare, mirëpo për çështje gjeostrategjike dhe gjeopolitike ku feja përdorët si avant-gardë për realizimin e aspiratave të tyre, në mos imperialiste, së paku hegjemonike. 

Për fillet, përhapjen dhe mirëmbajtjen e propagandës anti-enveriste dhe anti-komuniste do të duhej të shkruhet gjatë. Komplexiteti i çështjës komuniste, i LDB dhe i nacionalizmit dhe specifikës historike shqiptar, të gjitha të ndërlidhura me një figurë (Enverin) me përmasa të një rangu të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar, nuk na lejon të shprehemi as sipërfaqësisht për të në këtë shkrim. Kurse, fillet e agresivitetit islamist në Kosovë qarkullojn ende freskët nëpër kujtesën tonë kolektive dhe, si e tillë, mund të trajtohet më lehtësisht. 

FILLET E AGRESIVITETIT ISLAMIST NË KOSOVË


Një agresivitet i tillë i kësaj propagande politiko-fetare nuk ka ekzistuar më parë në Kosovë. Është fenomen që ka filluar të shfaqet në mënyrë të dukshëme pas luftës së Kosovës. Atëherë, gjerësa shqiptarët ishin të preokupuar me rindërtimin e vendit dhe me larjen e hesapëve diplomatike me Sërbinë, Turqia me ndihmën e disa shtetëve arabe investonte me të madhe në Kosovë në ndërtimin e xhamive dhe në "shoqata humanitare". Aktivitete të injoruara apo të lëna si dytësore, nuk shkoj shumë dhe u shfaqën mjekroshat e parë dhe femrat e para të mbuluara. Shumë shpejt u mbush edhe interneti, gjegjësisht facebooku, me anonima të cilët predikonin intensivisht një version të ri të fesë islame dhe, çuditërisht, të « dashurisë vëllazërore dhe shekullore të shqiptarëve dhe osmanlinjëve të vjetër dhe të rinjë ». 
Kuptohet se një dallgë e tillë dhe që erdhi në mënyrë befasuese, nuk e la popullin shqiptar të Kosovës indiferent shumë gjatë dhe as të shtangur dhe të kapluar nga një habi filozofike. Dallimi ishte tepër i thellë dhe brutal ndërmjet këtyre predikuesëve të ri të fesë islame dhe shqiptarëve të Kosovës qofshin ata të një feje apo të një tjetre. Kontradikta tepër e fuqishëme ndërmjet etno-kulturës shqiptare dhe asaj që predikohej dukej sheshit. Ky agresivitet dhe kjo kontradikt e thellë do të qonte në një reagim shumë të ashpër nga elita vendase. Pasojat e kësaj përplasje do të qonin grupet e caktuara "islamiste" të kalonin nga një ofensivë e fuqishëme në një mbrojtje të organizuar (sidomos pas 2008). Nuk ishte më "ti duhet të jesh mysliman sikur ne", por u bë " ti duhet të na pranosh sikur jemi" dhe, më vonë, "ti je islamofob". Pra, kemi të bëjmë me një proces të qartë të ndërtimit të një rryme ideologjike, e cila në dështimin e saj për tu imponuar mbi shoqërinë shqiptare, është kthyer në vetëmbrojtje nga ajo duke u viktimizuar. Shëndërrimi nga agresor në viktim ka shëndërruar edhe diskursin e saj. Tani viktima thirret në të drejtat dhe liritë e njeriut, në demokraci (prej kur islami e paska pranuar demokracinë për regjim ?!) dhe « agresorët » apo ata që nuk pajtohen me këtë frymë dhe rrymë politiko-fetare gishtohen si islamofob. 

ISLAMOFOBIA SI PASOJ E AGRESIVITETIT ISLAMIST


Në realitet, duhet pranuar se është krijuar në popullatën e gjërë një lloj islamofobie dhe në Kosovë feja islame, që dikur mund të quhej gati si fe e përbashkët e kësaj popullate, sot ka marrë tatpjetën duke i detyruar një pjesë të madhe të popullit të dalin publikisht kundër saj. Mirëpo, duhet kuptuar si pasoj e islamistëve, të cilët e ngacmuan shqiptarin në thellësinë e qëniesë së tij shpirtërore, etnike, kombëtare dhe kulturore. Kërkuan prej tij me ngulm një shëndërrim të pamundshëm dhe të padëshiruar. Ai pranonte islamin ashtu siç e kishte përshtatur me vlerat e tij historike dhe kulturore, por asesi nuk mund ta pranonte islamin mbi këto vlera. Duke qenë ai e refuzoj në tërësi dhe fitoj një urrejtje për të. 

Duke qenë, propagandat e këtyre grupëve politiko-fetare që thonë se në Kosovë janë 96 % mysliman, sot nuk përkojnë, absolutisht, me realitetin. Në Kosovë edhe ishin ndoshta 96 % mysliman gjerësa feja ishte vetëm një përbërësë infim dhe uniform i identiteti shoqëror dhe gjerësa nuk kishte tendenca veçuese dhe dominuese mbi elementët e tjera të këtij identiteti. Me tendencën veçuese dhe dominuese të saj, ajo do të jetë përjashtuese për një pjesë të popullatës së këtyre anëve. Një frustrim i tillë do të bëjë shumë raste të kërkojn dhe do të zbulojn konceptime tjera të botës duke kaluar nga një ekstrem tek tjetri : nga besimtar mysliman në katolik, në ateizëm, agnostik apo në diçka sinkretike dhe origjinale. Vështirësia sot, është të mund të bjem dakord në çka është mysliman dhe çka jo ? Disa i quajm mysliman duke ja u fundosur veçorinë e tyre individuale në një përbashkësi familjare, fisnore, lagjore apo fshati. Mirëpo, ata që e bëjnë një gjë të tillë kanë harruar të marrin parasysh procesin e individualizimit të shoqërisë tonë (sidomos pas luftës). Në brendësinë e një familje, vëlla me vëlla, ke njërin që revendikohet si katolik dhe tjetrin si mysliman; njërin që revendikohet si ateist, tjetrin si deist; njërin si mysliman tradicional shqiptar, tjetrin si islamist... Prandaj këto propaganda janë larg të të qenurit reale dhe kanë për qëllim të shpallin një lloj homogjeneiteti fetar në një vend ku asnjëherë nuk ka qenë çështja e fesë më heterogjene. 

Përkundër faktit se masat e gjëra popullore kanë fituar një lloj islamofobie (pra një frikë nga islami), kjo nuk qëndron tek elitatë shqiptare andej dhe këndej kufirit.


ISLAMOFOBIA NUK EKZISTON NË RANGJET E LARTA ELITARE DHE ATDHEDASHËSE SHQIPTARE


Edhe pse janë këto elita atdhedashëse shqiptare që janë dalur ballhapur përballë këtyre rrymave politiko-fetare, në rangjet e tyre islamofobia nuk ekziston. Nuk ekziston sepse njohja e këtyre metodave klasike ku feja bëhet avant-garda e një politike agresive shtetërore bënë që të fokusosh urrejtjen tek instrumentalisti dhe jo tek instrumenti. Por, nuk ekziston edhe për arsyen sepse atdhedashuria nuk vjen si pasoj e urrejtjës mbi të huajën, por është dashuri që mbrohet dhe përforcohet nga urrejtja e huaj. Duke qenë rangjet e larta elitare dhe atdhedashëse shqiptare nuk janë duke shfaqur ndonjë urrejtje apo frikë ndaj islamit, por janë duke shfaqur mekanizmat për tu mbrojtur nga agresioni i shfaqur nga politikat të mbështjellura me petkun fetar që vijnë nga e huaja. 

Mekanizmat e tillë për mbrojtjën e më të çmuarës shqiptare, elitatë shqiptare, kundrejt këtij agresioni klasik, por në situata të reja dhe në forma të reja, është ka i zbulon dhe ndërton në kundër reagim ndaj tij duke i ripërshtatur me situatatë dhe agresorët në fjalë. 

Në këto situata duhet përmendur edhe roli i disa ambiciozë të mëdhenjë shqiptar, të cilët, duke kërkuar rrugën sa më të shpejt për të ngjitur shkallët shoqërore, kanë pranuar misione nga më të ndryshmët nga rrjete të caktuar politike (të cilave bishti ju punon në vendin tonë gjerësa kokën e kanë në vende tjera). Këta ambicioz të mëdhenjë shqiptar, mund të jenë gazetar, intelektual, politikan, universitar, student etj., të cilët janë të predispozuar për të kontribuar në një kauz të dëmshëme shoqërore, por me shumë përfitime individuale. Patëm rastin ta shohim rishtazi edhe Milazim Krasniqin me deklaratatë e tij përçarëse. Kemi pasur rastin ta shohim edhe pseudo-intelektualin më të madh shqiptar Nexhmedin Spahiun, i cili me shkarravinat e tij pesë-lekshe, dilte t'ja mbante hapur anën diplomacisë neo-otomane kundrejt asaj shqiptare për ribërjën e historisë (të historisë, sepse të kaluarën nuk e ribëjnë dot). Kishim rastin ta shohim dhe ta dëgjojm edhe gabelin që u bë kryetar i Gjilanit. Por kemi rastin të shohim edhe ca gazetaruc, të cilët në emër të një farë "qytetarie", të një farë "demokracie", të një farë "humanizmi" të veçant (që ka kuptim vetëm në kokat e tyre) janë hedhur në sulm kundrejt shumë figurave tona të vjetra e të reja duke i cilësuar si herë si enverist, herë si islamofob, e herë si të dyjat bashk. Njëra ndër këto figura që, në njërën anë, ka shkruajtur edhe për Enverin, por edhe kundër ndryshimit të Historisë së Popullit Shqiptar (të kërkuar nga Turqia), është Ismajl Kadare. Personalitet tipik që bartë me vete disa atribute shumë të kërkuara nga banalistët tanë shqiptar, shërbyesë të qarqëve të huaja. 

ISMAJL KADARE NUK ËSHTË ISLAMOFOB POR ATDHETAR SHQIPTAR 


Njëri prej këtyre gazetarucëve kishte "marrë përsipërë kësaj radhe të mbroj fenë islame" duke e sulmuar Kadarenë. Ai kishte postuar një foto (në facebook) të një vepre të I.K., në të cilën ky i fundit i kishte kushtuar poezi Lenininit. Gazetaruci në fjalë e kishte shoqëruar këtë foto me : "tani ky lyp me ja dhan çmimin # Nobel ! I perkdheluni i komunizmit, qe i shiti edhe shoket e tij poet, tash eshte hiq ma shume se nje islamifob. Din kapak ky me shkru por i vone eshte me kauza! " 

Aspak interesant nuk do të ishte ky postim po që se nuk do të ishte përfaqësues i mbarë mentaliteti dhe veprimtarisë pseudo-intelektuale shqiptare, të cilët janë bërë sunduesit e vërtet të mediave të Kosovës. Këta pseudo-intelektual shqiptar janë trishtimi i intelektualëve të vërtet sepse janë banalizuesit e çdo vlere të mirëfillët. Këtë mundësi të banalizimit ja u ofron një shkollim mesatar, përmesë së cilës kanë mësuar sipërfaqësisht ca fjalë, terma shkencor, rryma filozofike, njohje të përafërt të hisorisë dhe, mbi të gjitha, kanë mësuar një farë lloj pedantizmi (fjalë që çuditërisht ka kuptim pozitiv tek njerëzit e rëndomtë dhe kuptim negativ në botën akademike). Mundësia e ofruar për të banalizuar kur përkon me një botëkuptim banal (të gjitha ato që i kanë mësuar këta pseudo-intelektual, i kanë të kuptuara banalisht), përkthen dhe trajton tërë botën në mënyrë banale.

Kështu edhe Ismajl Kadare, tek këta njerëz, nuk e meritojka çmimin Nobël për letërsi sepse ja paska kushtuar një poezi Lenininit dhe sepse paska qenë i priveligjuarit i komunizmit shqiptar, ani pse ai "din kapak me shkru". Leri këto, por ai na qenka edhe "islamofob" ! 

Në mënyrë karikaturale, mund të themi se Ismajl Kadare ja ka kushtuar një bibliotek të tërë Enver Hoxhës. Ai ju ka kushtuar një tërësi veprash idealit socialist. I paska kushtuar edhe Leninit një poezi si ideolog i këtij vizioni ! Po, pastaj çfarë ? Ku është e mbetura e tij ? Vetëm ata njerëz që kanë lindur pas vitëve 90 dhe që asnjëherë nuk kanë arritur të shkëputën nga koha e tyre (në mungesë të fuqisë intelektuale) për të kuptuar kohët e kaluara në kuptimin e tyre kohorë, mund të bëjnë vlerësime të tilla. Ismajl Kadare, duke i bërë këto vepra i ka kushtuar energji një vizioni tjetër global njerëzor (ideve marxiste-leniniste, të cilat gjeneratat e sotshëme shqiptare nuk e kuptojn dot sepse asnjëherë nuk e kanë përjetuar kapitalizmin e egër të një kohe tjetër, sidomos në fillet e industrializimit dhe mjerimin që ai ka krijuar dhe “amnemneza” e ka bërë të vetën) të konceptuar si më të njerëzishëm (çka edhe ishte në të vërtet) dhe një vizioni lokal dhe specifik shqiptar që kishte për tendencë modernizimin e vendit dhe ruajtjën e sovranitetit të tij (edhe këtë duhet kuptuar në kohën që ishte dhe jo nga prizmi i sotshëm). Në fund të fundit, prej kur çmimi Nobël i letërsisë qenka i kufizuar vetëm për ideologët e ekonomisë së tregut ?! 

Duke i bërë këto vepra I.K nuk ka bërë asnjë mëkat sepse, realisht, ai asnjëherë nuk i ka kushtuar energji ndonjë fuqie anti-shqiptare. Ata që kanë bërë mëkatë të vërtet janë ata që i kanë shërbyer një regjimi të huaj i cili ushtronte pushtim mbi popullin tonë dhe që i kanë kushtuar vepra apologjike ideologëve të tyre (siç Ibrahim Rugova Titos), por edhe ata që sot i shërbejn ideologjive të ndryshëme politiko-fetare regjionale që kanë për qëllim instalimin e një hegjemonie të huaj mbi vendin e tyre. Për Ismajl Kadare, mëkatin duhet ta kërkojm tek mohimi i veprimtarisë se tij përgjatë kësaj periudhe përkrah një pushteti dhe një populli dhe jo tek veprimtaria e tij letrare që shpreh njerëzi dhe shqiptari. 

Sido që të jetë dhe çfarëdo mëkate të ketë bërë (në fund të fundit, mëkatët e tij janë vetëm letrare), a mund të mendohet se Ismajl Kadare, sikurse edhe shumë figura tjera historike shqiptare, meriton të gjykohet me kaq "kompetencë" të shfaqur nga loj lloj gazetaruci që nuk ka arritur të shkëputët dot akoma nga prehëri i ngrohet dhe përkdhelës i nënës së tij ? Nëse janë bërë të përdhelurit e nënave të tyre të vlerësojn të priveligjuarin e komunizmit shqiptar, viganin e letrave shqipe si islamofob, të vonuar në kauza dhe me "di të shkruaj nga pak", duhet ta kuptojm se ka ardhur koha të tërheqim alarmin e një krize të rëndë morale, shoqërore dhe kulturore. Ka ardhur koha që kjo hapësirë e pakufizuar që ju ka lejuar pseudo-intelektualëve, të kufizohet duke e zgjeruar hapësirën e intelektualëve të vërtet. Ismajl Kadare, për kë do që ka lexuar veprat e tij, është gjigandi i letërsisë shqipe që të magjepsë me fuqinë e fjalës. Ai është Victor Hygo shqiptar. Ai vërtet ndoshta ka bërë ca mekate dhe është shtrembëruar në kauza, mirëpo asnjëherë nuk duhet ta lejojm që të gjykohet nga ata që ende nuk e dinë se ç'është kauza dhe që ende asnjë kauzë serioze nuk i ka marrë me vete. 

Pastaj, si mund të etiketohet një intelektual i këtij rangu si I. Kadare me prapashtesa "fobi" ? Njeriu që denoncon një tendencën hegjemonike të një shteti të huaj mbi atdheun e vet, qenka islamofob ?! Ai që denoncon islamin si dallgë e një politike shtetërore të huaj kundrejt shtetit të tij, kombit të tij, njerëzisë dhe përparimit qenka islamofob ? Denoncimin e Ismajl Kadaresë kundrejt tendencave hegjemonike të Turqisë ndaj popullit shqiptar, të përkdhelurit e nënave dhe të shiturit tek Erdogani, ashtu siç ishin edhe baballarët e tyre tek Tito (pastaj edhe tek Milloshi), e paskan vlerësuar si "islamofobi" ! "Islamofobi", kjo fjalë e krijuar nga arabët e largët, të cilëve ju është injektuar (ku e ku mirëmbajtur) nga fuqitë kapitaliste një reprezentim i botës me atë të kohës së kryqëzatave mesjetare, me qëllim të një dominimi sa më efikas dhe ekonom të tyre. Fjalë të rimarrur nga ca shqiptar të shitur kockë e shpirt tek të huajt. Por, Ismajl Kadare dhe çdo shqiptar tjetër që denoncon tendencat e huaja mbi kombin tonë nuk është as "islamofob" as "turkofob" as "serbofob" as ndonjë gjë tjetër, por është një atdhetar shqiptar, i cili e ka kuptuar detyrën qytetare që ka ndaj atdheut të tij.

PËRFUNDIMI 

Shembulli i fundit i që paraqet një tendencë për ta përbuzur, nënçmuar, etiketuar, përulur, përmesë banalizimëve dhe, në një mënyrë sa më ekonome të mundshëme (me tri fjali të shkurtra) veprimtarinë e gjërë dhe të thellë të Ismajl Kadaresë, është vetëm një shembull tipik i të gjithë atyre pseudo-intelektualëve që përditë tentojn ta përbaltin veprimtarin madhështore të një Skënderbeu, të një Ismajl Qemajli, të një Isa Boletini, të një Kristoforidhi, të një Pashko Vase, të një Enver Hoxhe, të një Qemal Stafe, të një Adem Demaçi, të një Rexhep Qosje, të një Adem Jashari... të të gjithë atyre që kanë bërë atë që duhet të bëjë çdo qytetar i ndërgjegjshëm për vendin e tij.

Për ti mbrojtur vlerat tona kombëtare dhe bartësitë historik dhe aktual të këtyre vlerave, inteligjenca jonë duhet ta kuptoj se prezenca e saj përbrenda pushtetëve shtetërore dhe civile është e domosdoshëme dhe përgjegjësi e saj, dhe jo privilegj. Hapësira duhet të zihet nga një elitë intelektuale dhe atdhetare dhe përmesë këtyre pushtetëve duhet të investohet në racionalizimin e shoqërisë sonë, por edhe në rregullimin e marrdhënieve të saj me shtetin, me kombin, me kulturën dhe me çdo veprimtari apo filozofi të brendshëme apo të jashtëme. Nuk duhet të lejohet më tej që të sulmohet kultura jonë, historia jonë, qënia jonë dhe mbarë figurat më të ndritura shqiptare nga brendësia e teritorit dhe institucionëve tona. Kjo është e vetmja mënyrë që të qëndrojm të fort në këtë hapësirë gjeografike mbi të cilën ka aqë shumë pretendime politike dhe aqë shumë manovra strategjike.

1 comment: