22 February 2015

ZËDHËNËS-GËNJESHTARI I PARTISË LDK-PDK, HASHIM THACI, DËSHIRON TI HEDH HI SYVE TË POPULLIT SHQIPTAR


Labinot Gjini


22 Shkurt 2015


Sa herë që çështja e Kosovës është në një gjendje kritike për fajin e pashallarëve të Prishtinës, gjithëmon, në ato momente, qeveria e Hashim Thaçit ka bërë ca lëvizje deklarative "patriotike" (folklorike).

Edhe pse sot Hashim Thaçi nuk është më Kryeministër i Kosovës, por vetem një mëkëmbës i Isa Mustafës, ai është i vendosur që ti shërbej partisë së tij LDK-PDK me strategjinë e tij të njohur : futja ca gënjeshtrave të mëdha për të mbuluar rrugën se ku po n'a çon realiteti i qeverisjës dhe i diplomacisë së kësaj klase të kalbur politike.

Kështu gjerësa Kosova do të përballohet me Gjukatën Speciale dhe gjerësa tensioni ka hipur gjithëandej në popull, Hashim Thaçi ka vendosur që t'a shpërqëndroj këtë me një debat tjetër dhe t'a zbusë atë me ca deklarata e lëvizje "patriotike" (folklorike).

Debati i hedhur tanimë në media dhe gjithëandej është statuti i veteranëve të UCK-së. Një gjë e tillë ka mundur ta bëhej shumë shpejt dhe shumë më herët. Por, qeverisja e partisë LDK-PDK ka vendosur që atë ta bëjë tani që do të votohet projektligji për Gjukatën Speciale.

Në anën tjetër, si gjithënjë në situata të tilla, kjo qeverisje po bënë ca deklarata për bashkim me Rep. e Shqipërisë dhe ca "lëvizje" për përmirësimin gjoja të bashkëpunimit me shtetin londinez shqiptar. Por askujt nuk i ka ikur ende nga mendja ai inskenimi mediatik i një bashkqeverisje në mes Rep. së Kosovës dhe Rep. së Shqipërisë. Cfarë është bërë sot me atë sallën e bukur në Prizren ku duhej të takoheshin vazhdimisht dy qeveritë shqiptare ?! Ju ndoshta nuk e dini, por unë po u a them : atë sallë nuk keni për ta parë para fushatës elektorale të ardhshëme më.

Hashim Thaçi shkoj akoma më larg. Ai tani deklaron se do ta padisë Sërbinë ! Por, për çfarë do t'a padiste Hashim Thaçi Serbinë ?! Cila është mundësia për ta paditur një shtet për dhunë, terror, gjenocid mbi popullësinë tënde, gjerësa ti ke zgjedhur gjuhën e mirëkuptimit, kompromisit me të për gjatë 16 vjetëve të fundit ?

Jo, Hashim Thaçi nuk do t'a padisë askënd ! As nuk e ka ndërruar kursin e tij politikë drejt një Kosove "kosovare" të "pavarur" ndaj Serbisë dhe të tërësisht të pavarur ndaj Rep. së Shqipërisë. As nuk e ka ndërruar kursin e tij për të monopolizuar përmes partiakizimit të çdo sektori të shoqërisë tonë. Prandaj, veteranët mos të mendojn se këto gjëra janë të rastësishme me listat e ofruara. Nga 23 mijë veteranë të luftës të hedhura në këto lista, 20 000 kanë kaluar përmes filterit të besnikërisë ndaj partisë dhe politikave të partisë më të madhe në vend (LDK-PDK). Prandaj, kot që keni luftuar nëse nuk jeni edhe besnik të partisë dhe politikave rugoviane të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

POLITIKA E PARTISË LDK-PDK I BËNË BALL DËSHPËRIMIT TË POPULLATËS NË IKJE (APO IKJE NË FUQI), JO DUKE I OFRUAR SHPRESË QË TË RRI, POR DUKE E DËSHPËRUAR QË TË IK





Labinot Gjini
20 Shkurt 2015

Ajo që pasqyron më së miri dështimin e një klase politike të një vendi është gjendja e demografisë së popullsisë së saj. Nëse demografia e popullsisë së një vendi është në rënje, atëherë mund të jemi të bindur se në atë vend ose ka ndodhur ndonjë luftë apo ndonjë katastrof që askush nuk mund ta parashikonte ose politika e atij vendi ka dështuar. Me rënje, nuk duhet të kuptojm vetem stagnimin e natalitetit të popullsisë, por edhe imigrimin e saj drejt vendëve tjera. Pa u futur në detaje të hollësishëme sot, mund të sugjerojm që të marrim dhe të shikojm historinë demografike të shumë vendëve të botës. Nëse i marrim dhe e shikojm demografinë e atyre vendëve që kanë pasur sukses politik, social dhe ekonomik, ne mund të konstatojm se aty ka pasur edhe një demografi ose në rritje ose të stabilizuar. Në anën tjetër, në ato vende ku klasa politike ka dështuar ti ofroj vendorëve së paku shpresën për një të ardhme më të mirë, aty demografia është gjithëmon në rënje e sipër. 

Merreni rastin e Francë, të Anglisë, të SHBA, të Gjermanisë, të Japonisë, të Hollandës dhe do të shihni se të gjitha këto vende kanë shumëfishuar popullësinë e tyre vetem brenda këtij shekulli dhe kanë një demografi ose në rritje (përmes natalitetit dhe emigrimit) ose të kontonuar dhe stabilizuar përmes politikave të ndryshëme demografike. Në anën tjetër, nëse i merrni vendet ku klasa politike ka dështuar që së paku të ofroj shpresë për një të ardhme më të mirë, ju mund të konstatoni të kundërtën e këtij fenomeni. 

Nëse e marrim popullsinë shqiptare në tërësinë e saj pas LDB-së, ne mund të konstatojm se në Republikën e Shqipërisë kishte afërsisht 1 milion shqiptarë. Në Kosovë kishte afërsisht 700 mijë, në trojet tjera ndoshta nuk kalonte 500 mijë. Pra, afërsisht kemi 2,3 milion shqiptarë. Republika e Shqipërisë trefishon popullsinë e saj nga 1945 deri më 1985. Më 1985 ajo ka afërsisht 3,5 milion banorë. Imigrimi është i rrallë për shkak edhe të një mbyllje hermetike të kufinjëve, por edhe për arsye tjera që i përkasin asaj kohe. Nga 3,5 milion banorë që ajo kishte më 1985, ajo sot ka 3,3 milion banorë më 2015. Pra, në vend të një rrijtje, ajo ka një rënje të popullësisë këto 30 vjet e fundit. Bile, këto shifra janë larg të të qenurit real sepse një pjesë e kësaj popullsie të regjistruar jeton vetem 1 muaj në vendin e vet. Në Kosovë, është po i njejti fenomen. Kemi një dyfishim të popullsisë përgjatë vitëve 1945-1980, i cili shpjegohet edhe përmes një forme të rezistencës së shqiptarëve të kësaj ane kundër politikave shfarosëse të regjimit jugosllavë, por edhe i një gjendjes ekonomike dhe sociale pak më stabile gjatë kësaj kohe. Pas vitëve 80, popullësia e Kosovës do të ketë një rënje drastike të popullësisë reale të saj me fenomenin e imigrimit në mas të shtyrë nga politikat jugosllave antishqiptare. Gjatë vitëve 90, nëse nuk ka rënje të natalitetit, ka një ikje në masë të madhe nga vendi për shkak të gjendjës tejet të rëndë dhe, më pas, edhe për shkak të luftës së Kosovës. Gjatë vitëve 2007-2015, përveç rënjës së natalitetit, ka edhe një rënje të popullësisë për shkak të fluxëve të mëdha të imigrimit. Sot, nëse e marrim popullësinë që jeton realisht në Kosovë përgjatë së paku 11 muajëve të një viti, ne do të konstatojm se Kosova ka humbur një pjesë të konsiderueshëme të popullësisë së saj shqiptare. 

Bile, këtë humbje të popullësisë në Kosovë mund ta konstatoj çdo kush me syrin e vet. Nëse gjindemi në Kosovë jasht sezonave të pushimëve vjetore, atëherë ne mund të shohim një dinamikë të jetës shoqërore, ekonomike, politike nëpër qytetët e ndryshëme krejt tjetër prej asaj që mund të shohim gjatë sezonave normale. Por, ata shqiptar të Kosovës që jetojn 11 muaj në vende tjera dhe vijn sa për të kaluar pushimin e tyre në Kosovë, nuk mund të quhen tërësisht banorë të Kosovës. Ata mund të jenë qytetarë të saj (shtetas), por jo tamam banorë të rregullt. Bile, po të kishim statistika të rregullta, ne do të mund të konstatojm se ka edhe një rritje të madhe të atyre (shqiptarëve të imigruar) që nga viti në vit hezitojn ose nuk vijn fare për pushime vjetore në Kosovë por zgjedhin vende tjera. 

Kështu Kosova, nga dita në ditë, është duke humbur një sasi të madhe të popullsisë. Dhe, më e keqja e ditëve tona, është se kjo popullsi e humbur nuk është e rikompenzuar nga një natalitet i lartë. Në Kosovën e pas luftës edhe nataliteti ka stagnuar. Dhe një stagnim i tillë i natalitetit dhe një humbje kaq e madhe e popullsisë nga dita në ditë, nuk mund asesi ti jap legjitimitet kësaj klase politike në pushtet tani e 15 vjet. Përkundrazi, një fenomen i tillë është treguesi më i mirë i një dështimi total i politikave ideore, sociale dhe ekonomike. Akoma më keq, kjo klasë politike në pushtet, e formuar tanimë nga një parti e vetme (LDK-PDK), jo vetem se ka dështuar në politikat e saja, por ka bërë që popullsia e saj të humbas çdo shpresë për një të ardhme më të mirë dhe largimin nga vendi ta kthej në një ideologji të ikjës nga e keqja. 

Më e keqja mbi të këqijat në këtë sistem është se kjo klasë politike në pushtet për ti bërë ball kësaj ideologjie të ikjës nga e keqja, e cila qarkullon në mesin e popullsisë shqiptare të Kosovës, ka vendosur ti bëjë ball, jo me ide dhe politika të rikthimit të shpresës për një të ardhme më të mirë në vend, por me ide dhe politika të humbjës së shpresës se ata që ikin do të mund të gjejn zgjidhje ndokund tjetër. Ndryshe thënë, pasi ata e kanë mbytur çdo shpresë në vend, po u thonë qytetarëve të tyre se shpresë nuk ka për ju as në ndonjë vend tjetër. Shkurt, ata po u thonë qytetarëve të tyre se : ju jeni njerëz të mallkuar të kësaj bote ! Kaq është pra vizioni politik i pushtetarëve tanë në Kosovë për të ardhmën e vendit. 

Një politikë të tillë më së miri e ka shprehur një pinik i politikës sonë, i cili e kishte gjetur shpresën e tij tek këmbët e Hashim Thaçi para ca muajëve. Njëri prej 50 zëvendsministrave të LDK-PDK-së, një far Ramadan Iljazi, i cili kishte kaluar dje në Viti dhe u kishte thënë qytetarëve të Vitisë se nuk do të ketë azil për ta askund. Por Ramadani nuk u kishte thënë qytetarëve të Vitisë se ata mund ta rigjejn shpresën e tyre në Kosovë. Në fund të fundit, Ramadani kishte ardhur në Viti për ca fotografi, për pak reklamë të vetëvetës. çfarë mund të dinte një zëvendsministër (një pinik) se si ti ofroj shpresë qytetarëve që të rrinë në vendin e tyre, kur një gjë të tillë nuk e di as ministiri e as Kryeministri i tij. Por, nga këta pinikët e politikës sonë më së miri e kupton njeriu se çfarë zihet më lartë. Dhe,tani e kemi kuptuar se atje lartë, nëse nuk është duke u zier shpresa jonë që 15 vjet, atje lartë do të zihet mallkimi ynë për së paku edhe 4 vjet tjera.

17 SHKURTI, FESTA E VAZHDIMIT TË KONTRATËS TË ROBËRISË SONË

Labinot GJINI
18 Shkurt 2015

Akti juridik i 17 shkurti të 2008-tës, që n’a është paraqitur si shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe që jeton nëpër imagjinatën kolektive si shkëputje definitive nga Sërbia, në realitet është një marrëveshje ndërkombëtare për një statut të përkohshëm mbi teritorin dhe popullësinë e Kosovës.

Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi e co, nënshkruan jo shkëputjen definitive nga Serbia, por nënshkruan ndalesën definitive që mbi Kosovën të shtrihej sovraniteti i shtetit londinez shqiptar, Republikës së Shqipërisë. Më 17 shkurt të 2008, Hashim Thaçi e co, nënshkruajtën për një protektorat të përkohshëm ndërkombëtar mbi Kosovën gjerësa sovraniteti i saj të negociohej me Serbinë për të arritur përfundimisht tek një sovranitet i dyzuar ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ky është akti i vërtet që u nënshkrua më 17 shkurt të 2008.
Kuptohet se shumë patriot shqiptar u mashtruan dhe e kanë parë, disa e shohin ende, këtë akt si një proces i cili natyrshëm do të shpije në bashkimin e Kosovës me Republikën e Shqipërisë. Mirëpo, kjo është thjesht një illuzion, i cili nuk është në vizionin e ndërkombëtarëve dhe as të pashallarëve të Prishtinës (të cilët janë rigrupuar në partinë PDK-LDK). E vërteta është se fuqitë e mëdha nuk kanë asnjë interes që të bashkojn popuj për të krijuar shtete më të forta nga sa janë momentalisht. Po të kishin mundësinë, ato do ti ndanin të gjitha shtetët në pjesë edhe më të vogla nga sa janë tani. Sepse, sa më të vogla që të jenë aq më lehtë është për ta që të shtrijn hegjemonin e tyre. Procesi historik i përshkruar nga Norbert Eliasi për dinamikën e Perendimit është mëse i qartë për atë që ndodhi shekuj më parë dhe është gjithëmon i vazhdueshëm dhe i aplikueshëm për të analizuar gjendjen e tanishëme. Shtetët e fuqishëme janë në një konkurencë të vazhdueshëme ndërmjet veti, tani më shumë se një shekull, për të monopolizuar ndikimin mbi pjesës tjetër të botës. E çfarë do ti duheshin atyre pengesa të reja, përforcime të shtetëve të zhbëra apo të shfuqizuara më parë ?! Në anën e tjetër, pashallarët e Prishtinës kanë vetem hallin e pashallëqeve të tyre. Është e pamundur për ta që të kuptojn se në cilat ndërlojëra janë duke luajtur ndërkombëtarët dhe çfarë vendi zë çështja shqiptare në këto ndërlojëra të tyre. Ata i lexojn ndërlojërat ndërkombëtare vetem nga prizmi i tyre lokal dhe nga interesat e tyre të shtrira në lokalitet. Pashallarët nuk janë zgjedhur rastësisht nga ndërkombëtarët. Ata janë të zgjedhur mbi kriterin e aftësisë që kanë për të kuptuar se sa ata mund të përfitojn si individ apo si grup nga ndërlojërat e ndërkombëtarëve. Por, edhe mbi kriterin e paaftësisë për të synuar në nivel kombëtar.
Pra, as Evropianët as amerikanët nuk janë të interesuar që Kosova të bashkohet me Republikën e Shqipërisë. Këtë ata asnjëherë nuk e kanë bërë mend, realisht. Por, ata kanë bërë mend se si të mos lejohet që një gjë e tillë të ndodh. Kuptohet se, ata nuk duan që Kosova të bëhet sërish pjesë e Serbisë. Por, janë të pajtimit që Serbia të ketë një të drejtë gati sovrane mbi Kosovën, një lloj ortakërie në mes Prishtinës dhe Beogradit. Republika e Shqipërisë në këtë mes është e përjashtuar de jure, me aktin e 17 shkurtit 2008. Kurse Serbia jo. Askund në dokument nuk theksohet se Kosova heq dorë nga çdo bashkim me Republikën e Serbisë. Por shumë dokumente e theksojn se Kosova heq dorë nga bashkimi me Republikën e Shqipërisë.
Me aktin e 17 shkurtit 2008 pashallarët e Kosovës kanë pranuar që populli shqiptar i Kosovës të marr statutin e një komuniteti dhe të heq dorë nga statuti i kombit. Prandaj, nga 17 shkurti 2008 shqiptarët e Kosovës juridikisht nuk janë më shqiptar. Do të thoni se ata nuk ishin edhe më parë, gjatë kohës së jugosllavisë. Por dallimi në mes asaj kohe dhe kohës së sotshëme është se asokohe shqiptarëve të Kosovës ju imponua një statut nga një pushtues dhe, i cili, de facto, të njihte si shqiptar. Kurse, nga 17 shkurti 2008 shqiptarët e Kosovës hoqën dorë nëpërmjet “përfaqësuesëve të tyre” nga kombi i tyre dhe pranuan statutin e një komuniteti apatrid (të pakomb). Në një far mënyre, ishte vullneti i shprehur nga vet shqiptarët dhe jo i imponuar nga të tjerët. Ne pranuam statutin e një komuniteti siç e kanë ciganët apo romët. Me 17 shkurt 2008, ne hoqëm dorë nga bashkimi me shtetin amë shqiptar. Ne hoqëm dorë nga akti juridik i 28 Nëntorit 1912 të Vlorës ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë (dhe jo e Republikës së Shqipërisë apo e shtetit londinez shqiptar). Sepse me këtë akt u shpall de jure që Kosova dhe teritorët tjera shqiptare janë pjesë e një shteti të vetem shqiptar. Pra, më 28 Nëntor 1912, Kosova gëzon pavarësinë de jure të saj dhe e humbet këtë me aktin e 17 shkurtit 2008.
Dhe, cila ishte ëndërra për një shekull e shqiptarëve, për çfarë luftuan ata ? Ëndrra shqiptare, lufta e pandalshëme, përpjekja e gjeneratave të tëra ishte që ky akt juridik i 28 Nëntorit 1912, që i ofronte pavarësinë de jure të gjitha teritorëve shqiptare, të bëhej edhe de facto. Pra, synimi ishte që sovraniteti i Tiranës zyrtare të shtrihej mbi teritorët e saja të okupuara nga fqinjët e saj. Por çfarë bëmë ne realisht me 17 shkurt 2008 ? Ne e hodhëm posht aktin juridik të 28 Nëntorit 1912 me një akt tjetër juridik, i cili tanimë ja ndalon çdo ndërhyrje Tiranës zyrtare mbi çështjen e Kosovës. Tirana zyrtare pas 17 shkurtit 2008, de jure, nuk ka punë me Kosovën. Dhe, prandaj, nuk ishte krejt i rastësishëm intervenimi i Aleksandër Vuçiçit kur e pyeste Edi Ramën se çfarë i hynte në punë atij puna e Kosovës ?
Por, akoma më keq është gjendja reale prej 17 shkurtit 2008 sepse pashallarët e Kosovës, jo vetëm se e kanë kontonuar de jure çështjen e Kosovës si çështje në mes Beogradit dhe Prishtinës, por ata edhe janë dhënë me mish e shpirt që Kosova të bëhet një entitet, komunitet i ri, i veçant, me gjuhë, rite, simbole, histori, dëshmorë, data festive të ndryshëme nga ato të Republikës së Shqipërisë. Pra që të bëhet një komunitet i veçant në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe jo, në mes Prishtinës dhe Tiranës. Tirana edhe de facto, sipas planit, duhet të përjashtohet. Kjo edhe po bëhet me këto festa, me këto rite, me këto simbolika, me të gjithë këtë propagandë të përditshëme.
Në anën tjetër, që populli shqiptar ta përbij këtë kafshatë të tjetërsimit të tij de jure dhe de facto, pashallarët e Kosovës nuk përtojn që ti fryjn iluzionëve tek “ideologët” e bashkimit shqiptar. Dhe, këta patriotët tanë të kapur pas iluzionëve (fëmijnore), të pshtjellur pas interesave vetjake dhe partiake të momentit, besojn se “pavarësia” e Kosovës është një etapë e cila të shpije natyrisht tek bashkimi shqiptar. Dhe, sipas tyre, një etapë e tillë quhet avancim dhe prandaj duhet festuar. Marrëzira të tilla nuk do të mbeteni pa i dëgjuar asnjë ditë edhe nga ata që ju mund ti keni konsideruar si njerëz të mençëm. Por në realitet, shoqëritë njerëzore, kombet, politika, diplomacia nuk kanë asgjë të bëjnë me natyrën dhe nuk kanë asgjë të bëjë me të natyrshmën. Ato drejtohen, krijohen, shëndërrohen nga kushtet, nga mendja, nga vizioni dhe nga vullneti i njerzëve. Dhe vullneti i njerzëve të pushtetit rrall herë kalon pa u materializuar në akte juridike siç ajo e 17 shkurtit 2008. Pra, të gjitha këto kanë të bëjnë me artfaktin dhe jo me natyrën. Asgjë nuk do të rrjedh natyrshëm, por çdo gjë do të bëhet sipas forcës që ne kemi për të qëndruar vetëvetja dhe për ti dhënë fatit tonë udhën që dëshirojm si shoqëri, si komb. Deri më tani është e qartë se jemi të humbur dhe realiteti është se jemi duke festuar aktin i cili i vuri barierë juridike Tiranës zyrtare (jo Beogradit zyrtar dhe këtë po e dëshmojn më së miri negociatat) për të kërkuar të drejtën dhe të drejtat e saja mbi Kosovën, por edhe aktin i cili i dha frymë ndarjës shpirtërore të kombit shqiptar. Jemi duke festuar aktin i cili na shëndërroj nga komb në komunitet dhe i cili hapi rrugën për realizimin e shpirtëzimit të komunitetit “kosovar”. Akt i cili i dha mundësinë Beogradit që çështja e Kosovës të mbetët çështje eksklusive e tij.
Kështu, populli shqiptar i denjët, i cili e kishte zakon të festonte vetem fitoret, duket sot kaq i padenjët kur e sheh duke festuar një humbje të tij, një nënshtrim, një stagnim. Sepse 17 shkurti 2008 nuk mund të quhet asesi fitore nëse me këtë akt është hequr dorë nga bashkimi shqiptar. Nuk mund të quhet fitore asnjë akt ku ti nënshkruan dorëheqjen nga vullneti ytë shekullor, ku ti nënshkruan nënshtrimin tëndë. Prandaj, të gjithë ju që festoni këtë ditë, kuptojeni dhimbjen tonë, keqëardhjen tonë kur ju shohim duke festuar ditën e vazhdimit të kontratës të robërisë tuaj. Ndoshta më e denjët do të ishte sikur të shohim këtë ditë revoltimin tuaj, përkujtimin se keni një ëndërr për të bërë, një luftë për të përfunduar, aktin juridik të 28 Nëntorit 1912 për ta realizuar.
Ne të tjerët që nuk festuam më 17 shkurt, nuk do të mbesim pa festën tonë. Do të festojm Pavarësinë e Shqipërisë (edhe të Kosovës, pra) me 28 Nëntor. Ditëve tjera do të mendojm, do të veprojm për realizimin e plotë të saj.