16 November 2015

HASHIM THACI PO TENTON IN EXTREMIS T'A SHPËTOJ VETËVETËN NGA TURPI HISTORIK





Në disa shkrime të mëparshëme kam thënë se mendimi që thotë se diplomacitë e huaja Perendimore janë pro interesave të shqiptarëve dhe projektëve të tyre politike është një keqëkuptim i thellë dhe çon në një iluzion me pasoja të rënda kundrejt kuptimit racional të marrëdhënieve ndërkombëtare; kuptim pa të cilin nuk mund të ketë sjellje dhe veprim të matur në këto marrëdhënie nga ana jonë.

E vërteta është se bashkësia ndërkombëtare është ka kërkon zgjidhje paqësore për Kosovën dhe vetem kaq. Dhe, për të (bashkësinë ndërkombëtare) kjo zgjidhje nuk nënkupton që të jetë në favorin e shqiptarëve apo të serbëve. Mbrojtjen e interesave reciproke ja u ka lënë vetë atyre në këtë çështje. Roli i saj mbtët vetem në monitorimin e raportëve drejtë synimit të zgjidhjës paqësore (cilado qoftë ajo).  Ajo thjesht kërkon zgjidhje të mundshëme që do të çonte tek një paqe e qëndrueshëme në Gadishullin Ilirik (Ballkan) dhe revendikon (zyrtarisht së paku) neutralitet tek mënyra se si do t'a zgjidhin palët këtë çështje. Por për të arritur tek kjo zgjidhje ajo ka matur impulsin diplomatik, ushtarak, politik, ekonomik vend dhe ka studiuar tiparët intelektuale e karakteriele të secilit aktor i cili do të ishte pjesëmarrës në negociata Beograd-Prishtinë. Dhe, këtu bashkësia ndërkombëtare, pas një studimi real të gjendjes dhe aktorëve, ka adaptuar metodat e saja për të nënshtruar palët që të pranojn kompromisët të dalura nga negociatat. Mirëpo, problemi është se pala shqiptare në këto negociata ishte tërësisht e defavorizuar kundrejt Serbisë qysh në fillim. Vetem korniza e negocimit e ofruar nga bashkësia ndërkombëtare, që përkufizonte negociata vetem mbi territorin e Kosovës, i bënte në vetëvete këto negociata të pabarabarta për palët në negocim. Përveç kësaj, fakti i pranimit nga ana shqiptare për të negociuar me Serbinë para formimit të një ushtrie të rregullt mbetët një fakt kokëfortë që tregon mungesën e një pregatitje të mirëfillët intelektuale e diplomatike të palës shqiptare në këto negociata. Por, përveç mungesës së një pregatitje intelektuale dhe diplomatike të mirëfillët nga pala shqiptare, kemi të bëjm edhe me faktin e pamohueshëm se aktorët kryesor të implikuar në këto negociata ishin tërësisht nën kërcënimin e dosieve të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Ky kërcënim ishte real dhe për këtë është ngritur edhe një Gjykatë Speciale me qëllimin e vetem që pala shqiptare të nënshtrohet dhe të pranoj të gjitha ofertat e bëra nga BE-ja, të cilat padyshimin më të vogël e favorizonin Serbinë. Kuptohet se BE-ja ka ushtruar trysnin më të madhe në atë teren i cili e favorizonte më shumë këtë dhe mbi ata aktorë të cilët ishin më të predispozuar t'i nënshtroheshin më lehtë asaj; pra mbi atë shqiptare.

Kuptohet se bashkësisë ndërkombëtare dhe sidomos BE-së i duhej që aktorët e përfshirë në negociata të kenë një legjitimitet i cili nuk do të mund të kontestohej nga askush. Prandaj, edhe ata u kujdesën që të formohet një koalicion i gjërë në mes dy partive më të mëdha të vendit tonë. Gjithëçka ishte paraparë që të shkoj si në vaj dhe të përfundoj me një marrëveshje e cila do t'a hapte rrugën që shteti i Kosovës të futet në negociata të përhershëme me Serbinë për riintegrimin e tij gradual nën një sovranitet serb mbështjellës mbi atë të Kosovës. Dhe, kuptohet se formimi i Zajednicës do të ishte leva kyçe për të lëvizur në këtë drejtim e cila e mohon vetëvetiu shtetin dhe sovranitetin e Kosovës. Pra, pas formimit të Zajednicës, shteti i Kosovës do të futej në një epokë të re, në njërën anë, në raportin e tij me ndërkombëtarët dhe, në anën tjetër, në raportin e tij me Serbinë. Para ndërkombëtarëve argumenti i shteti dhe i sovranitetit të Kosovës do të ishte një argument shumë herë më i zbehur se deri më tani. Kurse, në anën tjetër, raporti me Serbinë do të ishte një raport i cili do të shëndërrohej nga i jashtëm në një raport të brendshëm i cili kërkon shpeshtimin e konsulltimëve me të për çdo iniciativë që Kosova do të mund të merrte në rrafshin institucional. Asnjë lëvizje institucionale e Prishtinës nuk do të ishte e mundur pa pasur konsulltim me Beogradin sepse Beogradi do të revendikonte gjithëherë marrjen parasysh të interesave të tij "vitale" që ai ka brenda territorit të Kosovës. Ndër tjera, Beogradi përmes trysnisë së Zajednicës dhe përmes bashkësisë ndërkombëtare nuk do të lejonte kurrë që Kosova të ketë një ushtri të rregullt e cila do të kishte kapacitetin e mbrojtjës teritoriale. Do të mund të pranohej vetem një forcë sigurie e cila do të jetë e kufizuar në numër dhe në armatim dhe e cila do të ishte nën kontrollin e bashkësisë ndërkombëtare.

Pra, siç mund t'a shohim, e gjithë kjo gjendje e rëndë për Kosovën është krijuar nga  fakti se bashkësia ndërkombëtare, dhe sidomos BE-ja, nuk kanë qenë në realitet edhe aq neutrale ndaj zgjidhjës përfundimtare që do të çonte tek një paqe e qëndrueshëme në mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka favorizuar planet serbe duke pasur mundësinë që të bëj më shumë trysni mbi palën shqiptare. Por, mbi të gjitha janë lëshimet e një pas njëshme ndër vite nga vetë pala shqiptare, të cilat mund të konsiderohen herë si të pavetëdijshëme dhe herë si të vetëdijshëme, që kanë favorizuar planet e Beogradit. Dhe, ndërmjet të vetëdijshmës dhe të pavetëdijshmës është një moment kyç në historinë e kësaj diplomacie servile të pushtetit të Kosovës. Pra, ka një moment ku vetëdija për këto lëshime drastike ndaj Serbisë bëhet e plotë tek pala shqiptare e përfaqësuar nga PLDK-ja. Është e qartë për udhëheqësit e kësaj partie se shqiptarët po humbasin interesa vitale të tyre në këto negociata dhe se këto negociata po e rrezikojn edhe vetë qenësinë e shtetit të Kosovës. Mirëpo, kërcënimet mbi interesat private e grupore ishin aq të fuqishëme nga bashkësia ndërkombëtare sa ato do t'a shtyjn këtë udhëheqje në pranimin e gjithëçkaje që do të ofrohet nga BE-ja dhe Serbia. Thënë ndryshe, njerëzit e PLDK-së që kishin për detyrë të përfaqësonin palën shqiptare dhe të mbronin me ngulm interesat vitale të tyre, me një moment të caktuar të këtyre negociatave, e kishin thellësisht të qartë se po ju kërkohej që të tradhëtonin vendin e tyre në shkëmbim të ruajtjës së privilegjëve të tyre vetjake e grupore. Ata e kishin tanimë të qartë se kishin shkelur mbi pragun e tradhëtisë kombëtare dhe se kalimi i këtij pragu nuk do të kishte kthim mbrapa. Pra, nuk kishim më të bënim me një mungesë të kapacitetin intelektual dhe diplomatik, me mungesën e vetëdijës dhe të njohjës së pasojave të asaj që ata po nënshkruanin, por kishin të bënim me një vetëdije të plotë për pasojat e këtyre marrëveshjëve dhe kishim të bënim me një vetëdije të plotë për aktin e tradhëtisë që po konsumohej nga dy udhëheqësit e partisë PLDK : Isa Mustafa e Hashim Thaçi. Dhe, me vetëdije të plotë ata zgjodhën mbrojtjen e interesave private e grupore të tyre kundrejt mbrojtjës së interesave kombëtare.

Mirëpo, atë që duhet kuptuar në të gjithë këtë është se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të siguruar nga BE-ja, nuk mund t'a imagjinonin se në Kosovë mund të ketë një kapacitet kaq të fuqishëm reagimi sa të çoj në një krizë institucionale e politike. Edhe vetë BE-ja dhe diplomacia Perendimore nuk e kishte paraparë se një opozitë kaq e vogël në numër në Kuvend mund të bashkohej dhe të kishte një kapacitet të tillë mobilizues kundër këtyre marrëveshjëve. Por, reagimet e fuqishëme të opozitës çuan në një lëkundje tek bashkësia ndërkombëtare dhe ajo tani nuk është më e sigurt nëse ka bërë hapin e duhur lidhur me këto marrëveshje dhe është ka mendon seriozisht që të rikthehet tek ato. Ajo e ka kuptuar tanimë se nuk trysnia mbi Hashimin e Isa Mustafën nuk është e mjaftueshëme për të arritur qëllimin e saj. E ka kuptuar se partia PLDK nuk ka legjitimitetin e mjaftueshëm në popull për të imponuar marrëveshje të tilla dhe për të realizuar projektet të tilla. Prandaj edhe ajo është në një fazë konfuziteti dhe hezitimi. Bile, tani ajo veç ka filluar të marrë distancohet prej Qeverisë. Kritikat e ashpëra të bashkësisë ndërkombëtare ndaj mungesës së seriozitetit të diplomacisë së shtetit të Kosovës lidhur me dështimin e pranimit të saj në UNESCO nuk ishin një rastësi në këtë drejtim. Rastësi edhe më e vogël ishte thirrja e Lunaçekut për të rinegociuar marrëveshjen e Zajednicës dhe raporti i progresit që cilësonte fuqishëm mungesën e progresit të Kosovës në të gjitha pikat e tij. Pas këtyre, shumë shpejt filloj BE-ja ta përgënjeshtroj përditë qeverinë e Isahashimit edhe për sa i përketë afatit dhe mundësisë për liberalizimin e vizave apo ndërlidhjës iluzionare që bënte për këtë qeveria me MSA-në. Për t'ja shtuar kësaj një shtresë të fundit, dolën edhe shumë të vërteta në sipërfaqe nga ekspertët dhe ekspertiza të ndryshëme që e qartësonin edhe më tej se marrëveshja e Zajednicës ishte një gabim i madh, i projektuar dhe formuluar nga disa "axhami" në BE.

Sot, nga brenda në Kosovë dhe nga jashtë saj Zajednica po kundërshtohet si një zgjidhje e keqe dhe e rrezikshëme për Kosovën. Në anën tjetër, trysnia e Beogradit që ajo të bëhet po tregon edhe më shumë se sa e favorshëme është ajo për Beogradin. Por, tani që trysnia bashkësisë ndërkombëtare ka rënë dhe, bile, ajo po kërkon pas UNESCO-së që edhe qasja ndaj Beogradit të ndërroj, atëherë pse Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa po këmbëngulin kaq shumë që Zajednica të jetësohet ? Si ka mundësi që Hashim Thaçi të mbërrij deri aty sa të bëj deklarata aq të pista si ajo që bëri kundër peticionit të opozitës ku thoshte se ka dyshime mbi të vërtetën e nënshkrimëve të saja ? Pse Hashim Thaçi të insistoj kaq shumë për të jetësuar një diçka që ai e di se është një e keqe e madhe për vendin e tij edhe tani që trsynia prej ndërkombëtarëve ka rënë ? Ka diçka në këtë mes që mund të krijoj një habi të fortë tek qytetarët dhe t'i çoj në një konfuzitet filozofik e intelektual. Mirëpo kjo ka një shpjegim shumë më të thjesht dhe shumë më të logjikshëm, në fakt.

Për ta kuptuar më mirë, le të nisemi dhe t'a imagjinojm se çka do të bëhej sikur të mos jetësohej Zajednica dhe diplomacitë e huaja të pranonin definitivisht që të rinegociohet ajo ? Do të behej sigurisht mirë për vendin tonë, por çka do të bëhej për Hashimin dhe Isën se ? Do të ishte një vdekje politike dhe historike për ta. E gjithë kjo do të dëshmonte se, nëse Kosova ka arritur në këtë pikë mohimi të vetëvetës si shtet dhe sovranitet, është faji i tyre dhe jo i pamundësisë reale për të pasur qasje tjetër apo zgjidhje tjetër për të. Mbi të gjitha, kjo do të zbulonte edhe tradhëtinë e tyre të konsumuar ndaj kombit shqiptar. Shkurt thënë, dështimi i Zajednicës sot lidhët direkt me dështimin e Hashimit dhe Isa Mustafës. Prandaj edhe institimi i tyre që t'a shpëtojn in extremis marrëveshjën (Zajednicën) është një përpjekje in extremis për t'a shpëtuar vetëveten nga dështimi politik dhe nga turpi historik. Ky tentim për të shpëtuar vetëvetën in extremis lidhet në rrjet edhe me shpëtimin e një grupi të lidhur me ta përmes politikës e parapolitikës, korrupsionit dhe kriminalitet. Prandaj, nuk ka askush pse të çuditët këto ditë kur sheh nëpër rrjetët sociale, mediat e ndryshëme, mbledhimet e ndryshëme, disa njerëz të cilët me ngulm e mbrojn faljën e territorit Malit të Zi dhe marrëveshjen e Zajednicës. Shumë kush mund të pyes naivisht se si është e mundur të ketë një insistim të tillë nga këta shqiptarë pro një të keqe kaq të madhe dhe të qartë kombëtare ? Por, prej atij momenti që e kupton se tani formimi i Zajednicës dhe i demarkacionit me Malin e Zi janë të lidhur direkt me implikimin e tyre në politikë, parapolitikë, korrupsion dhe kriminalitet dhe se dështimi i Zajednicës dhe i demarkacionit çon direkt në dështimin politik dhe historik të tyre, atëherë ky insistim merrë të gjithë sensin e vetë dhe bëhet i kuptueshëm për çdo secilin prej nesh.

Tani, jo vetem se e vërteta dhe argumentët nuk janë në favorin e Zajednicës dhe demarkacionit me Malin e Zi, por nuk është as legjitimitet i brendshëm dhe as a i jashtëm që e favorizojn atë. E gjendur në rrethim të plotë, PLDK-ja po mundohet të gjej një strategji dalje nga kjo situatë e pashpresë duke u munduar të krijoj një konfuzion përmes deklaratave me përmbajtje të ulët para opinionit publik si ajo e Hashim Thaçit mbi peticionin e opozitës. Por, e gjithë kjo tregon hamendësimin e qeverisë përball situatës e cila e ka tejkaluar për larg tanimë. Ky hamendësim lere që të shtyn të tregosh fytyrën e pisit para opinionit publik, por ai të shtynë edhe në gafa të rënda strategjike duke i ofruar argumente shtesë palës kundërshtare. Kështu, përveç mungesës së dinjitetit që tregoj Hashimi me atë deklaratë të ulët, ai i ofroj opozitës një argument të fuqishëm rreth kërkesës së saj për të bërë një referendum. Pra, ishte vetë Hashim Thaçi me deklaratën e tij që e shtyu për një hap më tej nevojën e një referendumi për të zbuluar opinionin e vërtetë të popullit shqiptar rreth këtyre çështjeve.

Sot, pra jemi në një gjendje aq të vështirë për qeverinë sa çdo përpjekje për t'a shpëtuar atë nga turpi historik është një përpjekje in extremis. Dhe, çdo kush që do të angazhohet në këtë rrugë in extremis duhet t'a dijë se është duke u futur në një rrugë pakthim për të. Cdo kush e di se tradhëtia nuk shpëtohet lehtë dhe nuk ja vlen të shpëtohet. Prandaj, shtrohet pyetja : a do të mund të mobilizoj njerëz sa duhet për të shpëtuar vetën prej tradhëtisë dhe turpit historik ? Kush do të jenë ata që do të bashkohen për të dhënë një kontribut në tradhëti gjerësa situatat është e pashpresë për tradhëtarët e këtij vendi ?

9 November 2015

RUGOVA E HASHIMI APO DY MURGJIT E HISTORISË POLITIKE SHQIPTARE







Sot, në UNESCO mbarë shqiptarët patën rastin për të parë "live" se më kë ka negociuar dhe ka nënshkruar marrëveshje për interesat e brendshëme të Kosovës pushteti i PLDK-së. Sërbia ka mbajtur dhe po mban një qëndrim armiqësie agresive ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe ajo asesi nuk ka ndryshuar në këtë aspekt prej kohës së Millosheviqit. E si të ndryshonte Serbia kur në krye të saj janë të gjithë këlyshët e Millosheviqit ?! Megjithëse të gjitha faktët flisnin kundër një politike "pacifiste përulëse" ndaj Serbisë të IsaHashimit, njerëzit (zyrtarët e lartë) të kësaj partie (PLDK) besonin fuqishëm në transformimin e Serbisë deri aty sa Petrit Selimi me të birin bënte edhe selfie me Daçiçin (bashkëpunëtorin e Millosheviçit gjatë luftës së Kosovës). Ky besim i çoi deri në tradhëti kombëtare duke negociuar me Serbinë brendësinë territoriale të Kosovës dhe duke i ofruar asaj, me krijimin e Zajednicës, kontrollin në fuqi të një pjese të territorit të Kosovës dhe të defunksionalizimit të përhershëm të shtetit.

Sot, dështimi i diplomacisë së PLDK-së në UNESCO ishte vetem një rezultat i pritur i një diplomacie të dështuar progresivisht prej kur kishte filluar negociatat me Serbinë. Dështimi flet shumë kur edhe shtetët që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk kanë votuar pro pranimit të saj sot. Kjo dëshmon se negociatat me Serbinë kanë çuar mesazh të qartë tek kancelarit e huaja për një kthim mbrapa të Kosovës nga pavarësia dhe sovraniteti i saj. Në mënyrë të nënkuptueshëme Kosova ka pranuar atë që po revendikon Serbia para botës : sovranitet mbi Kosovën. Nëse bota nuk mund t'a pranoj që Serbia të rimerrë zotësinë e plotë mbi Kosovën, ajo po e pranon atë si një gjysmë-zot mbi këtë vend me vetë faktin e pranimit të Prishtinës për të negociuar për çështje të brendshëme të saj. Pra, është Prishtina ajo e cila ka pranuar ortakërinë e Serbisë në Kosovë duke negociuar pa kushte me të për çështjet e brendshëme të Kosovës. Bota, vetem sa po konstaton këtë mungesë të vullnetit të shtetit të Kosovës për t'u sjellur si shtet i pavarur dhe sovran. Pra, me negociatat me Serbinë dhe me marrëveshjet e nënshkruara me të, të jemi realist, Kosova ka pranuar ortakërinë e Serbisë në Kosovë. Duhet pranuar se diplomacia e nënshtrimit ndaj Serbisë dhe e servilizmit ndaj ndërkombëtarëve e zhvilluar nga PLDK-ja ka qenë një diplomaci e cila nuk është aspak dinjitoze për një shtet sovran dhe të pavarur. Një diplomaci e tillë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm tek kancelarit e huaja që ato t'a riinterpretojn pavarësinë e Kosovës në sensin që po i jep tani e sa kohë Serbia.

Përveç kësaj, sot në UNESCO patëm rastin të kuptojm, më në fund, se në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka "miqë" dhe "vëllezër", por ka vetem aleatë dhe armiqë. E kuptuam se si dhe sa vuajn shtetët muslimane, përfshirë këtu edhe Palestinën, për Kosovën dhe shqiptarët. Nga këto të kuptuara që do të n'a ndihmojn në racionalizmin e vështrimit tonë, ne do të duhej të nxjerrim mësimin se në diplomaci nuk ka as vëllaznillëk dhe as miqësi, por vetem aleanca dhe kundër aleanca që i tejkalojn këto ndjenja të krijuar nga iluzione populiste.

Prandaj, duke u nisur nga të kuptuarit studimor të marrëdhënieve ndërkombëtare, të lojërave dhe ndërlojërave globale, regjionale dhe lokale, në njërën anë, dhe të interesave kombëtare brenda këtyre dimensionëve të ndryshëme, në tjetrën anë, shteti i Kosovës do të ishte dashur t'a zhvilloj një diplomaci shumë më të rafinuar duke i vendosur lëvizjet e veta të menduara paraprakisht konform mbrojtjës së interesave të popullit shqiptar. Por, në vend të një përllogaritje të pavarur, autonome, por bashkëpunuese të interesave të saja, shteti i Kosovës, i udhëhequr nga PLDK-ja, ka zgjedhur që t'a bazoj gjithë diplomacinë e saj në "besimin e plotë" ndaj "miqëve" duke u shëndërruar vetë në piunë servilë të tyre. Kështu, kjo lënie e tërësishme e diplomacisë në dorë të "miqëve" ndërkombëtar është dëshmi e fortë në sy të botës e mungesës së dinjitetit dhe vullnetit për të qenë një shtet i pavarur dhe sovran. Askush që revendikon pavarësi dhe sovranitet nuk mund të dorëzoj vullnetin e tij tek të tjerët qofshin ata miqë apo armiqë.

Diplomacibërja nënshtruese dhe servile e PDLK-së ka dështuar aq keq sa sot ajo e pranoi vetë përmes gojës së vetë mëkëmbësit të Isa Mustafës, Hashim Thaçit. Ai, për herë të parë rimorri shprehjen e famshëme të I. Rugovës i cili edhe pse kishte dështuar me politikën pacifiste pasive kundër Serbisë qysh në fillimet e para të LDK-së dhe kishte mbetur edhe pa shprehje politike ndaj Serbisë pushtuese, nuk e pranonte dështimin dhe të hapte rrugë ndaj ofertave politike tjera, por për të qëndruar në pushtetin e tij kuisling, ai kishte zgjedhur shëndërrimin e "politikës" në "besim" (rugovizmin) dhe shëndërrimin e politikanit në një murg pasivë që i drejtohej Zotit me lutje që t'a shpëtoj vendin e tij. Sa më shumë që dështonte politika e tij pacifiste pasive aq më shpesh Rugova përdorëte para mediave shprehjen e tij të famshëme "Zoti e bekoft Kosovën".

Sot, pas dështimëve të një pas njëshme të diplomacibërjës të PLDK-së, ishte Hashim Thaçi ai që adoptoi shprehjen e dëshpërimit të Rugovës dhe tha "Zoti e bekoft Kosovën". Ai e pranoi para pak orëve se PLDK-ja nuk ka më se çka t'i ofroj Kosovës pos lutjëve ndaj Zotit për të. Mirëpo, nëse mungesa e emancipimit politik të popullit shqiptar dhe konteksti e favorizonte Rugovën në politikë edhe kur ai vishte rrobat e murgut, ngritja e vetëdijës së sotshëme popullore dhe konteksti i ri nuk do t'i duroj në politikë murgjit Isë e Hashim, por do t'ja u tregoj rrugën një orë e më parë drejtë manastirëve, aty ku e kanë vendin murgjit. Politika në Kosovë dhe diplomacia e shtetit nuk kanë nevojën e murgjëve, por të politikanëve dhe diplomatëve të cilët kanë aftësinë për të bërË oferta të qëndrueshëme politike e diplomatike që çojn në përforcimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në përgjithësi. Prandaj, atyre që ju kanë mbetur vetem lutjet ndaj Zotit duhet ndihmuar që të hapin rrugën dhe të lirojn fushën politike. Aristoteli n'a ka treguar qysh në antikitet se vetem qëniet superiore apo inferiore ndaj njeriut mund të qëndrojn jashta politikës. Pra Zoti, si qënie superiore mund të ketë zgjedhur indiferencën ndaj politikës. Kurse njeriu nuk mund të ketë zgjedhur indiferencën sepse është për nga vetë natyra qënie politike. Një qënie politike për nga natyra, pra që prodhon dhe konsumon politikë, nuk ka se si të ekzistoj pa oferta të rregullta politike të favorshëme për të. Prandaj, edhe shqiptarët si një popull i emancipuar do t'i refuzojn murgjit dhe lutjet e tyre në politikë dhe do të kërkojn ata politikanë që kanë aftësinë të ofrojn politikë dhe diplomaci të favorshëme dhe të qëndrueshëme për ta.