20 July 2014

NUK FITOJ PDK, POR HUMBI LDK (OSE FITORJA RUGOVIANE E PDK-së)



Labinot GJINI 


Siç tha një miku im, humbjën PDK-së ja desha për të mirën e saj dhe, sidomos, për të mirën e këtij vendi. PDK nuk ka pse të mburret me këtë fitore, sepse ajo e di se është fitore rugoviane. Populli shqiptar i Kosovës është ai që për gati 20 vjet e ka votuar Rugovën dhe LDK-në me një % jashtzakonisht të lartë. E ka votuar një njeri dhe një parti, e cila kurrë gjë për këtë vend nuk ka bërë, por vetem ka shitur iluzione. Bëjeni me mend, Rugova është votuar për një imazh dhe për iluzione dhe përralla. Edhe fitorja e PDK-së është fitore rugoviane e minimizuar. Po, sepse, mos të harrojm një gjë nga kjo fitore e PDK-së. PDK, edhe pse në koalicion, ka vetem 1/4 e elektoratit votues të Kosovës dhe 1/8 e zgjedhsëve të këtij vendi. Duke shitur përralla dhe iluzione të stilit rugovian fitoj PDK dhe kjo nuk është aspak krenari për të.

Megjithatë, merita e fitorës nuk është e PDK-së. Merita e fitorës së PDK-së, i takon LDK-së. Kjo parti e kishte situatën komplet në favorin e saj, mirëpo e lodhur dhe e dërmitur, totalisht në të kaluarën, totalisht e lidhur për një far "pedantizmi politik" që nuk i duhet askujt, totalisht butake dhe me një ideologji që çonë nga e kaluara dhe jo nga e ardhmja, LDK e favorizoj fitorën e PDK-së.

Tendenca për ta bipolarizuar fushatën ndërmjet PDK-së dhe LDK-së e ka favorizuar dukshëm PDK-në dhe e ka disfavorizuar pjesën tjetër të opozitës. Frika e ardhjës së LDK-së në pushtet ka shtyrë shumë njerëz të votojn për PDK-në kundrejt vullnetit të tyre. LDK-ja ishte frikë e një kthimi mbrapa në kohë dhe kjo frikë ishte e arsyeshëme. Dhe, gjerësa LDK do të jetë në krye të opozitës, PDK nuk ka pse trembet sepse ajo nuk ja merr dot. Koha e LDK-së ka përfunduar njëherë e përgjithëmon.

Fitorën e PDK-së e ka favorizuar edhe një far lloj mentaliteti tribal që mbijeton në Kosovë. Ende një pjesë e kësaj popullate ka nevoj të ketë një babë apo bablok në udhëheqje të shtetit. Me vdekjen e atij "bablokit" (Rugovës), Hashimi është bërë "babloki" i ri i i Kosovës. Edhe kjo kthehet prapë tek argumenti i fitorës rugoviane të Hashim Thaçit.

Në anën tjetër, këto zgjedhje tregojn se shqiptarët e Kosovës kanë filluar të vetëdijësohen për nga ana politike. Politika e imazhit, e iluzionëve dhe e bablokëve është në një rënje e sipër dhe jemi, dal nga dal, duke hyrë në politikën e konceptëve dhe programëve (por ende jemi larg).

Kjo vetëdije duket qartazi tek fuqia e përbashkët e opozitës, e cila afrohet me 70 % e popullatës, por sidomos tek kalimi i provës së qëndrueshmërisë të VV dhe, bile, të një rritje të konsiderueshëme të saj. Ata që thonë se VV nuk ka pasur rritje, e kanë shumë gabim. Pse VV ? Sepse, VV është partia e vetme që ka bazuar të gjithë politikën e saj dhe fushatën e saj tek koncepti dhe programi i partisë. Dhe, pavarësisht vështirësinë për të bërë fushatë me këtë mënyrë, ajo ka arritur ti mbledh gati 14%. VV, realisht, ka një elektorat tanimë që i kalon 18%, mirëpo nga frika e fitorës së LDK-së, një pjesë e këtij elektorati ka votuar për PDK-në.

Në anën tjetër, NISMA për Kosovën arriti të futet në Kuvend edhe pse fusha politike asnjëherë nuk ka qenë më e mbyllur në Kosovë. (Thënë të drejtën shifra që kam dhënë për këtë subjekt në shkrimet e mëparshëme ishin militantiste dhe aspak objektive. Për të tjerat subjekte kam menduar vërtet ashtu. Kurse për NISMA kam menduar se do ti marr 7% (mrekulli e kam menduar nëse i merr 8%). Kjo parti është futur tepër shpejt në fushatë elektorale. Ajo nuk ishte ende e strukturuar në të gjithë vendin. Kishte vetem ca qendra degë, por jo edhe degëzime. Pastaj, bipolarizimi i fushatës nuk e ka favorizuar aspak. Përveç kësaj, hezitimi i Fatmirit dhe Jakupit për ta formuar partinë dhe gabimet trashanike të tyre e kanë dëmtuar edhe më shumë. Fatmiri dhe Jakupi, vetem në ditët e fundit të fushatës kanë filluar të sillen si të ndryshëm nga PDK-ja. Deri në ato ditë, ata kanë votuar në një drejtim me të. Gabimi më fatal dhe më i pafalshëm është kur ata nuk votuan kundër shpërndarjës së Kuvendit. Ky votim ishte një budallallëk më vete dhe i çoj një mesazh të fuqishëm identiteti tek elektorati ndërmjet saj dhe PDK-së. Megjithatë, kjo parti arriti ta merr një komunë dhe arriti të futet në Kuvend. Ajo tani ka kohë 4 vjet që të formoj strukturat e saja nëpër të gjithë Kosovën dhe të dali me koncepte të qarta, program, parime e sjellje krejt tjetër prej asaj të PDK-së.

Për LDK-në, ky ishte shanci i fundit i saj për të marr pushtet. Brenda 4 vitëve të ardhshëme, kjo parti nuk do ta ketë më primatin e opozitës. Shumë shpejt kjo parti do të zëvendësohet nga VV dhe NISMA, kryesisht.

AAK, vetem nëse bëhet ndonjë mrekulli se përndryshe ajo nuk lëvizë dot nga kjo pozitë e 9 %. Ky është potenciali maximum i kësaj partie. Përndryshe, ajo vetem sa mund të bjerë edhe më shumë nga shtytja e VV dhe e NISMA.