11 December 2015

MË MIRË PEZULLIMI I MSA-së SE PEZULLIMI I SHTETIT TË KOSOVËS



Labinot Gjini
31 Tetor 2015

Këto ditë, dal nga dal, ata që krekosen ditë e natë si njohës të rrjedhave politike e që në realitet janë papagajët që përsërisinë fjalët e shefave politikë, paskan zbuluar se MSA-ja nuk qenkash një marrëveshje (kontratë) standarde ndërmjet BE-së dhe shtetëve kontraktuese. Paskan zbuluar se MSA-ja qenka një marrëveshje e cila paska mundësi të rimodelohet sipas konvenencave politike të BE-së dhe qëllimëve të saja. E paskan zbuluar këta papagajët e politikës se MSA-ja përmbaka një seri klausolash të cilat vëkan thekës të veçant mbi raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E paskan zbuluar se MSA-ja nuk qenka nënshkruar me shtetin e Kosovës, por me një autoritet politikë i një entiteti territorial sui generis i cili qenka krijuar nga bisedimet Beograd-Prishtinë. Pra, Kosova nuk njihet si shtet dhe për këtë BE-ja është përkujdesur që t'a thekësoj disa herë nëpër të gjithë dokumentin prej 597 faqesh dhe, përveç kësaj, edhe në komunikimin e saj medial. Dokumenti prej 597 faqe, në të cilin asnjë term nuk është përdorur nga gjuha letrare por juridike dhe ku çdo gjë që mund të ketë dy apo më shumë kuptime është rivënë në kornizë me fusnotë e me shpjegime shtesë, është një marrëveshje tregtare (mallërave) ndërmjet BE dhe Kosovës e cila nuk garanton asesi heqjen e vizave dhe aq më pak integrimin e Kosovës në BE. Përveç kësaj, askush nuk mund të garantoj sot se MSA-ja do të jetë një favor i vërtetë për ekonominë tonë. Përkundrazi, sipas një analize të mirëfillët ekonomike, rruga më e mirë e Kosovës drejtë BE-së do të duhej të kalonte nëpër disa etape përforcimi të ekonomisë së saj para se të nënshkruante MSA-në. Sepse, MSA-ja, siç e shpjegoj edhe Bleron Baraliupara ca dite, nuk e favorizon ekonominë e Kosovës në kushtet e tanishme. Do të kishte qenë shumë më mirë sikur Kosova të krijonte monedhën e saj dhe të hiçte Euro-n të cilën nuk po e përballon dot, të përforconte ekonominë vendore para se të nënshkruante MSA-në.

Por, sido që të jetë në aspektin ekonomik, nënshkrimi i MSA-së, në realitet, është një sforcim politik nga opozitës karshi BE-së. Nënshkrimi i MSA-së ka një qëllim të presionit politik të qartë përmbrapa i cili është miratimi i marrëveshjëve me Serbinë. Në rast të kundërt, kërcënimi i BE është që MSA-ja mund të pezullohet. Kërcënim, i cili nuk mundësohet nga realiteti politik apo ekonomik për Kosovën, por nga hiperbolizimi i mediave dhe politikës sonë të cilët e kanë krijuar qëllimisht përshtypjen tek një pjesë e opinionit publik se MSA-ja është një superarritje e cila n'a mundëson gjithëçka !

Mirëpo, sot shqiptarët janë para një problematike të madhe dhe ata duhet të zgjedhin ndërmjet shtetit të Kosovës dhe MSA-së ? Pra, shqiptarët duhet të zgjedhin ndërmjet një kontrate tregëtare ndërmjet BE-së dhe Kosovës në të cilën stipulohet dhjetra herë mosnjohja e Republikës së Kosovës si shtet (edhe në deklaratën për media, bile), që, a contrariori, do të thotë se BE e njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, apo shtetit të Kosovës i cili ka mundësi të pezullohet brenda pak vitëve me krijimin e Zajednicës ?

Sot, shqiptarët duhet t'a kuptojn se shteti i tyre është në rrezikun maksimal që Serbisë t'i njihet, de facto, një sovranitet mbi sovranitetin e Kosovës. Leva kryesore që do t'i garantoj kontroll Beogradit mbi Prishtinës është Zajednica. Levat tjera që i garantojn Serbisë sovranitet mbi "sovranitetin" e Kosovës janë disa qarqe ndërkombëtare dhe BE-ja, të cilët nuk do t'a detyrojn Serbinë që t'a njoh pavarësinë e Kosovës në rrugën e saj për t'u futur në BE. Por, që po e detyrojn Kosovën që t'a njeh Beogradin si zë të përhershëm brenda politikës së brendshëme dhe të jashtëme të Kosovës. Pra, që do të thotë se Serbia do të mund t'a mbaj para faktorit ndërkombëtar Kosovën si pjesë të saj duke u dakorduar me ta (ndërkombëtarët) për një autonomi të gjërë të saj (Kosovës) dhe nën një mbikqyrje ndërkombëtare të marrëdhënive dypalëshe (Beograd-Prishtinë).

Nga kjo ecuri e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Kosova nuk do të ketë mundësinë të zhvilloj asnjë politikë të pavarur në tërësinë e saj territoriale. Cdo iniciativë politike do të duhet të jetë domosdo e negociuar me Beogradin. Pr, nëse Zajednica krijohet, për shembull, Kosova nuk do të mund asnjëherë të formoj një ushtri në plotëkuptimin e fjalës. Këtë sepse marrëveshjet me Beogradin dhe kontrolli politikë i Beogradit përmes levave të saj të brendshëme në Kosovë (Zajednica) dhe levave të jashtëme (BE) do t'a bllokojn përjetësisht atë. Kosova do të mund të ketë vetem mundësinë të ketë një numër të kufizuar të një force ushtarake dhe të pajisur me armë të lehta.

Në realitet, e gjithë kjo ecuri politikë ka filluar herët kur pushteti politikë në Kosovë ka bërë lëshimet e një pas njëshme në bisedime me Beogradin. Pra, nuk është çështje e një akti, por çështje e një seri aktësh të cilët kanë sjellur në mënyrë progresive Kosovën në një gjendje alarmante për të ardhmën e saj politike. Mirëpo, marrëveshje e Zajednicës është pragu i cili po u kapërcye, nuk do të ketë më kthim mbrapa për Kosovën. Nëse kalohet marrëveshja e Zajednicës, Kosova është e humbur gjithësesi dhe një luftë e re kundër Serbisë do të jetë dhjetra herë më e përgjakshëme se sa ajo e kaluara për t'u rikthyer në një shtet të pavarur, a fortiori, për t'u bashkuar me shtetin amë Rep. e Shqipërisë. Më e përgjakshëme sepse Serbia do të ketë mundësinë të zhvillohet dhe të përforcohet ushtarakisht edhe nga Nato edhe nga Rusia gjerësa ne jo. Më e përgjakshëme ose jo sepse ndoshta nuk do të n'a ipet kurrë më mundësia t'ja kthejm pushkën Serbisë, por nënshtrohemi përjetësisht ndaj vullnetit të saj.

E gjithë kjo, për çdo shqiptar që e do vendin e vetë dhe që ka fuqinë minimale intelektuale për t'a kuptuar se sa e rrezikuar është e ardhmja e tij dhe e pasardhësve të tij zgjedhja pro shteti të Kosovës është e domosdoshëme edhe në qoftëse kjo zgjedhje do t'a pezullonte MSA-në. Është për larg më mirë pezullimi i MSA-së se sa pezullimi i shtetit të Kosovës apo rikthimi i saj nën kontrollin e Beogradit. Me MSA-në Kosova ndoshta humbet pak, por me Zajednicën ajo humbet krejtësisht !



No comments:

Post a Comment