11 December 2015

NAPOLEON BONAPARTI DHE HASHIM THACI


Labinot Gjini
3 Dhjetor 2015

Hashim Thaçi i cili, në njërën anë, deklaron se ka qenë komandant i UCK-së dhe, në tjetrën anë, deklaron se ka qenë gjithëmon larg vijave të frontit, është një sui generis i udhëheqjes luftarake dhe politike të historisë. Me këtë ai është i pari dhe i fundit komandant i një ushtrie në historinë e njerëzimit i cili nuk e paska parë asnjëherë frontin e luftimëve me sy. Këto deklarata të tij tregojn shumë për papjekurinë e tij ushtarake e politike. Tregojn shumë se pse ai ka ndërtuar të gjithë figurën e tij politike mbi foto dhe fjalime non sens të ripërsëritura deri në monotoni.

Kështu, komandanti i UCK-së, Hashim Thaçi, i cili pretendon vetë se ishte larg vijave të frontit, u bë tani e 16 vjet komandanti më i madhi në histori i fotografive. Sepse duhet thënë të vërtetën, janë të rrallë ata që mund t'ja kalojn me fotografi atij. U mbytë i shkreti tu publiku foto personale nëpër facebook. Herë na del aty e herë këtu. Narcisizmi i tij i shfrenuar duket sidomos tek selfiet të cilat i përdori pa kursim gjatë fushatës elektorale. A sa qejf i ka këto "selfie" me njerëz të gjallë ! A sa qejf ka të vëzhgatët për madhështinë e njerzëve të botës ! Vdes për një çikëz madhështi ! Po nuk ka fajë i shkreti sepse ai e di se nuk është në posedim të asgjëje me të cilin mund të bindë se është një burrështetas në vetëvete. Ai e di se nuk është një burrështeti i vërtetë. E di se politika e tij qëndron vetem tek gatishmëria e tij e gjithëkohshëme për t'u vëzhgatur për njerëzit e mëdhenjë të kësaj bote. Prandaj, ai vëzhgatët e vëzhgatët me qëllimin të vjedh pak nga madhështia e të tjerëve. Vëzhgatët tamam sikur një maçorr që vëzhgatët për këmbët e të zotit në shenjë nënshtrimi ndaj bamirësisë së tij.

Meqenëse i ka qejf selfiet, sot do të pyesnim në e ka provuar ndonjëherë Hashimi dhe ministrat e tij të bëjnë "selfie" me shqiptarë të vrarë dhe të hedhur një mbi një në një varrezë të përbashkët nga Serbia e Vuçiçit ? Jo, pyetja jonë mbetët vetem retorike sepse ne e dimë se ai këtë nuk e ka provuar asnjëherë. Por ai mund të pretendoj, së paku, që e ka provuar të bëjë foto me kriminelët e gjallë të cilët i kanë bërë këto masakra mbi shqiptarët. Bile, ministri i tij, Petrit Selimi, mund të krenohet para tij sepse ai është i vetmi shqiptar i cili ka arritur të bëjë selfie një kriminel lufte serb (Daçiçin) nën një zgërdhirje të mahnitshëme vëllazërore. Zgërdhirje vëllazërore të cilat nënë efektët e një atmosfere gazmore i shtynë t'i pranojn të gjitha kërkesat e parashtruar nga Serbia. Dhe kështu, nën këto zgërdhirje dhe përqafime vëllazërore, Serbia sot është bërë ortake në Kosovën tonë falë, pikërisht, Hashimit dhe pasuesit të tij, Isa Mustafës.

Mirëpo, prej një hipoteze retrospektive, po t'i kishte marrur Hashimi mbarë kuvendarët dhe qeverinë e tij dhe, së bashku, të kishin shkuar për të bërë një "selfie" me kufomat e nxjerrura nga varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga Serbia para se të votonin apo të nënshkruanin diçka në raport me Serbinë, a do t'a shihnin ata prej një këndvështrimi krejtë tjetër këtë raport me Serbinë ? Po. Ata do t'a shihnin ndryshe votimin e Gjykatës Speciale. Ata do t'i kishin parë ndryshe dialogun me Serbinë. Ata nuk do t'a kishin nënshkruar dhe pranuar marrëveshjën e Brukselit. Ata do të kishin qëndruar të vërenjtur para saj dhe jo me gojën veshë më veshë e plotë përqafime. Ata do të ishin menduar gjatë, nën djersët e ballit, nën dridhjet e dorës para se të nënshkruanin cilëndo marrëveshje të negociuar me të.

Napoleon Bonaparti ishte nga ata komandantët i cili qëndronte rregullisht afër vijave të frontit. Udhëtonte me ushtarët e tij, marrëshonte me ta. Ai ishte komandant i një ushtrie e cila u përplas me të gjithë Evropën dhe e mundi atë për një kohë të gjatë. Motivi i luftës kishte të bënte me Revolucionin Françez i cili kishte sjellur një frymë të re që kërcënonte me vetë lindjen e saj monarkitë e Evropës. Andaj, këto monarki donin t'a mbysnin frymën e revolucionit që kishte lindur në Francë. Mirëpo, Napoleoni, një revolucionar cezarian do të tregonte se ishte një strateg ushtarak i madh të cilit bota do t'ja njihte meritat më vonë.

Përveç kësaj, ai ishte edhe një kolos i madh i diplomacisë në të cilën ka lënë gjurmët e rolit të tij në bërjën e saj. Që diplomacia e tij të ishte efikase dhe në përputhje të plotë me luftën që zhvillonte në terren, ai, pas çdo beteje, i thërriste diplomatët e vet dhe i shëtiste nëpër fushënbetejën e përgjakur dhe të mbushur me kufoma ushtarësh. Këta diplomatë që vinin nga aristokracia nuk ishin të mësuar me luftën reale, nuk ishin mësuar të shihnin kaq shumë kufoma dhe gjakë njeriu në një fushë. Duke qenë, ata tmerroheshin dhe jo rrall herë edhe villnin nga këto pamje makabre. Pasi i shëtiste mirë ata, Napoleoni ju thoshte : "tani që keni parë se sa jetë njerzish ka kushtuar kjo betejë; tani që keni ndjerë erën e gjakut të tyre, ju mund të shkoni dhe ta negocioni paqën me armiqët".

Me këtë, Napoleoni j'a u bënte të kuptueshëme diplomatëve të tyre se diplomacia nuk është gallatë, por çështje që ka të bëjë me jetën dhe vdekjen e njerzëve. J'a u bënte me dije se çdo marrëveshje e paqës rrjedh nga një luftë e vërtetë, e përgjakshëme. Prandaj, për të dhe për diplomatët e akredituar nga ai nuk kishte se si të mos konsiderohej gjaku i derdhur dhe jeta e humbur e njerzëve me seriozitetin më të madh.

Mirëpo, Napoleoni ishte Napoleon. Ishte nga ata të mëdhenjët që jehojn gjatë nëpër historinë e njerëzimit. Ishte nga ata që bënte luftën në emër të paqës, kurse paqën në emër të luftës. Në anën tjetër, Hashimi është Hashim. Është nga ata xhuxhët që i kanë zënë rrugën historisë dhe që e detyrojn atë të ripërsëritet. Bëri pikërisht të kundërtën e Napoleonit. Ai bëri luftën, jo në emër të paqës, por të luftës. Dhe, në anën tjetër, ai negocioi paqën, jo në emër të luftës, por në emër të paqës.

Napoleoni kishte afruar të gjithë revolucionarët, inteligjencën dhe trimërinë e Francës për të bërë luftën dhe paqën. Hashimi afroi të gjithë reaksionarët dhe bashkëpunëtorët e pushtuesit të cilët sabotuan luftën. Afroi ata që kurrë erën e gjakut nuk e kanë ndje. Afroi llojin e Petrit Selimit, Arban Abrashit, Berat Buzhalës dhe u bashkua me Isa Mustafën dhe bandën e tij jugo-kosovare. Të gjithë këta rrezikun më të madh të jetës së tyre e kanë përjetuar nga vezët e freskëta dhe gazi lotësjellës i opozitës. Vetem me pak erë të vezëve dhe të gazit lotësjellës opozita i ka bërë të reflektojn fortë. Bile, kanë filluar të vlojn nga shpirti dhe të mllefosen në atë masë sa të mos mund të përmbahen nga fjalët e rënda në drejtim të opozitës.

Aq janë frikësuar dhe mllefosur nga vezët dhe gazi lotësjellës sa po ju duket se mund të gjejn diku një barazi në mes opozitës dhe ISIS-it. Vetem të bëhet me mend se me çfarë lloj trimash është bërë politika dhe diplomacia e Kosovës ! Po sikur t'a kishin ndjerë vërtetë erën e gjakut këta shokët e Hashimit ? Po sikur Hashimi t'i kishte dërguar tek varrezat masive këta kosmopisana dhe bashkë me ta të kishin nxjerrur me duartë e tyre të mbeturat e të masakruarëve shqiptarë ? Cili do të ishte reagimi i tyre ? Si do të kishte qenë qëndrimi i tyre para Serbisë ? A do t'a kuptonin më mirë mllefin e popullit shqiptar kur ai i shikonte se si zgërdhiheshin mbi tavolinat e kriminelëve të tyre ? Me siguri se po.

Mirëpo, Hashimi as nuk ka shkuar vetë t'a provoj këtë eksperiencë dhe as nuk i ka dërguar shokët e tija që t'a provojn një eksperiencë të tillë. Përkundrazi, para dhe pas çdo nënshkrimit të marrëveshjëve me Serbinë, ai ka shkuar me ta në hotele luksoze dhe ka shtruar dreka dhe darka me paratë e popullit të tij. Ka shtruar dreka e darka me mendimin se e kanë bërë namin që Serbia i ka pranuar në tavolinën e negociatave. Të tavolinën e negociatave në të cilën negociohet vetem për Kosovën dhe mbi Kosovën. Pra, për çështjet e brendshëme të saj.

Nga këto negociata dhe marrëveshjet e dalura prej tyre gjithëçka thotë se diplomacia jonë ishte një diplomaci që negocioi paqën me njerëz të paqës dhe në emër të paqës. Kurse, në anën tjetër, diplomacia serbe ishte një diplomaci e cila negocioi paqën në emër të luftës dhe me njerëz të luftës. Kështu që fitorja nuk kishte si të ishte e jona krahas atyre. Me një diplomaci hajvanash nuk ke si të fitosh përball një diplomacie mirë të organizuar serbe.

Prandaj edhe jemi ku jemi ! Jemi aty ku Sekretari Amerikan i Shtetit, J. Kerry, zbret në Prishtinë sa për një pauzë dhe shfrytëzim të toaletëve të aeroportit, kurse në Beograd shkon për urime të suksesëve politike dhe diplomatike të tyre. Ja, kjo është selfia historike e Hashimit !

No comments:

Post a Comment