18 December 2015

BE-ja tha : largojeni Qeverinë më 9 janar nëse doni liberalizim të vizave në fillim të 2016


Labinot GJini

Gjerësa BE-ja i refuzoi Kosovës vizat edhe zyrtarisht dhe dha një premtim të kushtëzuar për heqjen e vizave në 2016 (siç e kishte dhënë edhe më herët), ndërkohë, Hashim Thaçi uron qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave !!! Amoraliteti, poshtërsia dhe paftyrësia na paska qenë pjesë integrale e personalitetit të këtyre politikanëve të PLDK-së !

Ndërkohë, njëri ndër 8 kushtet themelore për heqjen e vizave nga ana e BE-së ishte edhe pavarësia e prokurorisë (çka, a contrario, nënkupton se ai është i udhëhequr nga politika) dhe ndalimin e korrupsionit. Tani, le të n'a tregon dikush se si do të arrihen këto kushte në 2016 me një qeveri e cila është e përbërë fund e krye me njerëz të korruptuar dhe të cilët e kanë kapur dhe po e mbajn për kërpeshi prokurorinë e Kosovës ? Si do t'ja bëjn për të plotësuar këto kushte gjerësa vetë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me të birin, kanë 71 dosie në prokurori për korrupsion dhe krim të organizuar ? Si do t'ja bëjnë kur këta prokuror që nuk kanë përndjekur asnjëherë krimin e vërtetë në të cilin është i zhytur, nga larg apo nga afër, çdo qeveritar, por që kanë burgosur 13 deputet të opozitës, të na e heqin korrupsionin dhe të krijojn një prokurori dhe drejtësi të pavarur ? A thua se këta njerëz do t'a sakrifikojn vetën dhe do të vetëfuten në burg me qëllim që shqiptarët të mund të kenë lëvizjen e lirë nëpër Evropë ?! Kush mund ta besoj një gjë të tillë ?! Askush ! 

Premtimet dhe kushtet e shtruara nga BE-ja Qeverisë së Kosovës përmbajn një paradoks të madh në vetëvete dhe bëhen vështirë të interpretueshëme nga çdo secili prej nesh.   

Në njërën anë, këto premtime të BE-së, nënë kushte të rrepta dhe të pamundshëme për tu realizuar nga kjo Qeveri, të ngjajn me një lojë të keqe me shpresën e qytetarëve të Kosovës, e cila po keqëpërdorët nga të dyja palët, me qëllim që shqiptarët të zbutën dhe të pranojn marrëveshjët me Serbinë. 

Mirëpo, në anën tjetër, këto premtime të BE-së, nënë kushte të pamundshëme për tu realizuar nga kjo Qeveri, të ngjajn sikur BE-ja po ju bënë thirrje shqiptarëve që ta rrëzojn këtë qeveri më 9 janar 2016 që të kenë liberalizimin e vizave më pastaj. Sepse, të kërkosh përndjekjën e korrupsionit dhe pavarësimin e prokurorisë nga një qeveri e cila është direkt përfshirë në korrupsion dhe në kapjen e të gjitha sektorëve të shtetit, nuk ka sens as diplomatikë as politikë as juridikë. E gjithë kjo e merrë sensin diplomatikë, politikë dhe juridikë prej atij momenti kur ajo interpretohet nënë sensin e vërtetë të diplomacisë. Dhe sensi vërtetë i diplomacisë të jep të kuptosh se parakushti i plotësimit të të gjitha këtyre kushtëve tjera është  : largimi i kësaj Qeverie. Pra, largimi i kësaj Qeverie është hapi i parë drejtë mundësisë për të plotësuar kushtet tjera. Ky është një parakusht i shpresës së qytetarëve të Kosovës për të bërë shtet të së drejtës dhe, në të njejtën kohë, është një parakusht i shpresës së BE-së për të ofruar liberalizm të vizave dhe partneritet të vërtetë në të ardhmën me shtetin e Kosovës.      

Pra, ne mendojm se interpretimi më adekuatë është ky i dyti. Më adekuatë sepse është e vetmja mundësi që BE-ja na ka lënë për të hyrë në BE. Thënë shkurt, mesazhi i lexuar drejtë ishte i qartë nga ana e BE-së dhe ai na thotë  : largojeni këtë Qeveri ! 

17 December 2015

TË NDIQEN PENALISHT PROKURORËT QË KANË NGRITUR AKTËAKUZË PENALE NDAJ DEPUTETËVE TË OPOZITËS






Labinot Gjini

Ka një gjë që mbarë populli shqiptar duhet ta di : përdorimi i gasit lotësjellës, vezëve, sprehit janë mjete me të cilat as nuk mund të lëndosh seriozisht dhe as të vrasësh. Pra, janë mjete të cilat nuk mund ti përdorësh asesi për të vrarë apo për të lënduar seriozisht dikë edhe po të doje. Në anën tjetër, armë quhet çdo gjësend që ke përdorur me qëllim për lënduar apo vrarë tjetrin. Pra, armë mund të quhet edhe një gotë qelqi me të cilën gjuan në drejtim të tjetrit për ti shkaktuar lëndime serioze apo, ndoshta edhe për ta vrarë tjetrin. Kujtojeni që këtë e ka bërë Armend Zemaj në Kuvendin e Kosovës kundrejt Albulena Haxhiut. Përtej këtij shembulli, ne mund të marrim shembujë tjerë me bollëk për të provuar se përdorimi i një gjësendi banal, me qëllim për të lënduar apo vrarë, është armë : thikat e kuzhinës, dru kaftorri, telefon mobil, vetura e përdorur për të shkelur dikë apo për ta shtyr në një humner një tjetër veturë etj.... Të gjitha këto përdorime i shëndërrojn këto mjete, të destinuara për një përdorim tjetër në origjinë, në armë për të vrarë apo për të lënduar seriozisht tjetrin. Këto që po ju them nuk janë thjesht retorikë fjalësh, por janë të sanksionuara me ligje penale dhe janë pjesë e jurisprudencave të gjykatave. 

Ndërsa, përdorimi i gasit lotësjellës në sallën e Kuvendit me qëllim reciprocitetin e bllokadës së seancave (mos të harrojm se anashkalimin e Kuvendit e ka bërë pozita, fillimisht) nuk mund të jetë asesi një vepër penale e kategorisë së krimit të rëndë (kështu e ka cilësuar prokuroria politike e Kosovës!), e cila duhet të përmbaj qëllimin e vrasjës apo të lëndimit serioz të tjetrit. E para, sepse vendi i vetem ku deputet kanë hedhur gas është Kuvendi. Dhe, Kuvendi është hapësirë në vetëvete e fushës politike. E dyta, sepse ata që kanë hedhur gasin janë deputet të cilët në vetëvete janë aktor të politikës. E treta, sepse qëllimi i këtyre deputetëve që kanë hedhur gas nuk ishte (nuk mund të jetë) vrasja apo lëndimi serioz i tjetrit, por bllokimi i mbajtjës së seancave (vepër politike). Pra, ku është vepra penale i cilësuar si krim i rëndë këtu ? Askund. A fortiori, akti i hedhjës së gasit mund të quhet kundërvajtje (vepër penale e kategorisë së pestë) ndaj të cilës deputetët kanë imunitet të plotë gjerësa ata janë duke vepruar politikisht. 

Pra, asnjë jurist që ka nderin dhe krenarinë të quhet jurist nuk mund të cilësoj një vepër të tillë si krim i rëndë. Mirëpo, prokuroria e Kosovës, e udhëhequr direkt nga politika, ka bërë një cilësim të tillë dhe në bazë të këtij cilësimi ajo ka arrestuar deputetët e opozitës sikur ata të ishin kriminel ordiner. Ky cilësim dhe pasojat e këtij cilësimi janë një vazhdimësi e lojës dhe e ndërlojës politike përmes mjetëve të drejtësisë. E kur drejtësia vazhdon lojën dhe ndërlojën politike, ajo është duke kryer një vepër penale duke u nisur nga shkelja e kushtetutës e cila stipulon ndarjën e pushtetëve e deri tek ligjet e tjera të cilat ritheksojn këtë ndarje ndërmjet njërës dhe tjetrës. Këtë që po them, këta prokuror e dinë se është kështu sepse nuk ke nevojë të jesh një jurist i madh për të kuptuar gjëra kaq bazike. Mirëpo, ata kanë vepruar me vetëdije të plotë në këtë drejtim sepse ata, jo vetem se janë të ndikuar nga politika, por sepse ata janë të korruptuar nga politika. Dhe, kjo është një vepër penale e kategorisë së krimëve të rënda.   

Nga kjo, unë mendoj se herëdo kur këta prokuror do të ndiqen penalisht për konsumimin e një vepre të rëndë penale : keqëpërdorimi i funksionit për qëllime politike nga i cili qëllimisht janë shkaktuar dëmtime politike të vendit, dëmtime politike të partive politike, dëmtime politike të personalitetëve politike, dëmtime fizike dhe personale të këtyre njerzëve. Duhet të ndiqen penalisht sepse ka me të vërtetë një vepër penale të rëndë të konsumuar nga këta prokurorë.

11 December 2015

CFARË LLOJ AMERIKANI MUND TË JETË KY ZOTI DELAWIE ?



Labinot Gjini 
6 Dhjetor 2015

Kur Kryetari i gjykatës françeze i thotë Avni Rrustemit se françezët janë të revoltuar me vrasjen e Esat Pashës, Avni Rrustemi e pyet atë : për cilët françezë e keni fjalën, Zoti gjykatës, sepse ka françezë dhe françezë ? 

Edhe në ditët e sotme, mediat qeveritare të cilat kanë pasur tendenca të qarta për të monopolizuar kontrollin e informacionit duke i bërë embargo zërave opozitar, po mundohen të paraqesin pozicionin e një zyrtari amerikan, siç është ambasadori Delawi, sikur të ishte vetë amerika duke folur. Mirëpo, ne e dimë se ka amerikanë dhe amerikanë dhe ambasadori Delawi, pavarësisht përfaqësimit të tij zyrtar të ShBA-ve, është vetem një lloj amerikanëve i cili përmes një skeçi simbolikë të jep përshtypjen sikur të Amerika e përmbledhur në trupin e tij. Mirëpo, bëjeni me mend sikur të kishim mundësi t'ja u shpjegonim të gjithë amerikanëve, françezëve, anglezëve, gjermanëve etj... të vërtetën se çfarë po ndodh me Kosovën. Bëjeni me mend sikur të kishim mundësi t'ja u shpjegojm atyre se qeveria jonë po i falë Malit të Zi 9 mijë hektar territor dhe po krijon një kauzi-shtet një etnikë brenda shtetit tonë dhe t'i pyesnim ata se cili do të ishte reagimi i tyre nëse një gjë e tillë do të bëhej në vendin e tyre ? Sikur t'i pyesnim ata se cili do të ishte pozicion juaj nëse kjo do të bëhej nga qeveria juaj ? A thua se ata do t'a injoronin një çështje të tillë dhe do të vazhdonin një jetë të zakonshëme në pritje të zgjedhjëve të ardhshëme elektorale ? JO ! Historia n'a ka treguar mjaftueshëm se çfarë patriotizmi fshihet në brendësinë e këtyre popujëve. Historia n'a ka mësuar se sa miliona u vranë prej tyre në mbrojtje të çështjëve kombëtare të cilat shpesh ishin shumë më të vogla nga ato tonat. 

Pra, sikur të kishim mundësi dhe t'ju tregonim këtyre popujëve se qeveria jonë ka bërë dialogë me ish-pushtuesin vetem për Kosovën. Pra, ka dialoguar me armikun vetem për vetëvetën edhe pse ky armik nuk kishte më pushtet në vendin tonë që 16 vjet. Pra, sikur t'ju tregonim se, në rastin tonë, Serbia kishte filluar dialogun me qeverinë Isahasha nën një kornizë e cila e kufizonte dialogun vetem mbi Kosovën. Pra, e kishte filluar dialogun (Serbia) me dijenin se ajo nuk kishte as edhe një gjë për të humbur nga ky dialogë nga vetja e saj. Kurse, në anën e saj, qeveria e Kosovës kishte hedhur në pazar Kosovën dhe po negocionte për Kosovën. A thua se amerikanët, anglezët, françezët, gjermanët etj.... do të mund t'a kuptonin këtë lloj dialogu ku negociohet vetem për njërën-palë dhe jo për tjetrën ? A thua se amerikanët, gjermanët, anglezët, françezët do t'a miratonin apo edhe do t'a quanin dialogë një gjë të tillë ku vetem njëra palë ka për të dhënë, por jo edhe tjetra. Jo ! Sigurisht se ata nuk do t'a kuptonin një gjë të tillë dhe sigurisht se ata nuk do t'a miratonin këtë. Mirëpo, popujtë e këtyre vendëve mbetën tepër të painformuar nga ngjarjet të cilat zhvillohen tepër larg tyre. 

Tani, ky farë amerikani Delawi, çfarë lloj amerikani është ai kur po bënë të çuditurin me reagimin e "dhunshëm" të popullit tonë opozitar ndaj kësaj qeverie kuislinge të kontrolluar prej Serbisë dhe disa qarqëve ndërkombëtare të cilët janë qartazi në favorin e kësaj të fundit ? Cili është ky amerikanë i cili denon ashpër gjuajtjen me vezë dhe me gaz lotësjellës dhe nuk denon një dhunën reale fizike (të policisë politike) dhe simbolike të shkaktuar nga qeveria ndaj popullit të saj, ndaj zërit opozitar ? A mos është nga ata amerikanët e pandershëm, nga ata që kanë shkaktuar padrejtësi nëpër botë; nga ata që kërkonin armë bërthamore në Irak më 2003, nga ata që kërkoni "demokraci" në Siri, Libi e Afganistan dhe që prej atëherë i kemi parë se si i kanë zgjidhur problemet e Irakut, Sirisë, Afaganistani, Libisë etj ? Mos është nga ata lloj amerikanësh të cilët, pasi shifrat kanë kaluar milionshin e të vrarëve në këto vende, gjithëmon nuk kanë gjetur zgjidhjen për to, por ama kanë gjetur naftë në ato vend për të importuar e për të shitur të tjerëve, kanë gjetur pasuri për të grabitur dhe për të shitur nëpër tregjet e zeza të botës, kanë krijuar treg për të shitur armatim me bollëk ? Apo, ndoshta Delawi është nga ata lloj amerikanësh që kanë prejardhjen nga ish-pronar skllevërish zezakë të cilët edhe pas anulimit të skllavërimit vazhduan t'i trajtojn zezakët si racë inferiore deri në deceniet e fundit (kujto segregacionin amerikan dhe atë jugo-afrikan). Pra, me siguri se ai nuk është nga ata amerikanët të cilët luftuan dhe luftojn për të drejtatë e njeriut, për paqen nëpër botë, për të vërtetën, për të drejtën dhe drejtësinë të individëve dhe kombëve. Pra, nuk është nga ata ambasadorët që përfaqësojn shumicën e amerikanëve që duan drejtësi, liri, dhe të vërtetën për atë që është. Mirëpo, në realitet, a dijnë me të vërtetë amerikanët se cili është problemi i Kosovës dhe cili është pozicionin i përfaqësuesëve të vetë ? A e informon drejtë ai qeverinë amerikane dhe popullin amerikanë për të bërat e tij këtu në Kosovë ? Jo. Dyshimi është tepër i madh që ai bënë një informim sipas një interpretim që ai do t'i bëjë ngjarjëve dhe rrjedhjës së tyre. Kjo u pa edhe me ardhjen e Sekretarit Amerikan, John Kerry, kur ai erdhi në Kosovë. Dukej qartazi se në mes pozicionit të tij dhe këtij ambasadori kishte dallime në diskurs dhe në qëndrime. Kjo është e vërteta e pastërt. 

Po ne shqiptarët, cilët jemi ? Jemi nga ata popujt të cilët kanë vuajtur nga synimet grabitqarë të fqinjëve të tyre dhe, sidomos, nga padrejtësitë e fuqive të mëdha të cilat gjykuan mbi popullin shqiptar dhe të drejtatë e tij vetem përmes një njohje tepër të kufizuar dhe tepër relative të cilën e merrnin nga përfaqësuesit e tyre të verbërt. Ne jemi ata të cilët po vazhdojm të vuajm edhe sot nga këta përfaqësuesë të verbërt të cilët po e gënjejn popullin e tyre dhe qeveritë e tyre. Ne jemi nga ata popujë të cilët duhet të presin një shekull që e vërteta e tyre të dalë në shesh sepse zëri ynë ishte në shurdhuesit e mediave të kapura dhe nën shurdhuesin e zërit të ambasadorëve të huaj krejtësisht të papërgjegjshëm. 

Prandaj, ne duhet të mbahemi dhe të luftojm që zëri ynë të kaloj barierat shurdhuese të ambasadorëve të huaj dhe të arrijë direkt tek veshi i popujëve që ata kinse përfaqësojn. Ne duhet të kërkojm direkt veshin dhe mendimin e qeverive dhe të popujëve françezë, anglezë, amerikanë, gjermanë.... Ne duam t'i pyesim direkt ata se cili do të ishte mendimi i tyre për sjelljen e ambasadorit të tyre dhe, eventualisht, të qeverisë së tyre për ngjarjet që po ndodhin në Kosovë ? Sepse, ne e dimë se ka amerikanë dhe amerikanë, ka françezë dhe françezë, ka anglezë dhe anglezë, ka gjermanë dhe gjermanë.... dhe ne e dimë se shumica absolute e tyre nuk e mbajn për vlerë padrejtësinë, gënjeshtrën, mashtrimin, tradhëtinë. Bile, jemi të bindur se me një informim të drejtë as vetë qeveritë e tyre nuk do të mbajn qëndrime pro një qeverie të korruptuar, kriminale dhe e cila konsiderohet si tradhëtare nga populli i saj në Kosovë. 

Pra, ne nuk jemi kundër Amerikës, Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe as kundër popujëve të tyre/ Mirëpo, ne jemi kundër atyre që vlerat e vërteta të këtyre vendëve dhe popujëve mundohen t'i menjanojn këtu në Kosovë duke promovuar anti-vlerat e tyre personale e grupore të grumbulluar nëpër ambasadat e tyre ku bëhen pazare me fatin e popujëve të shumëvuajtur. Ne thirremi në vlerat Perendimore të ndarjës së pushtetëve; të demokracisë së votës (përfaqësuese), dhe përtej votës, të demokracisë direkte (referendumit); të drejtësisë; të sinqeritetit; të ligjshmërisë (sipas respektimit të hierarkisë së tyre) etj. Të gjitha këto vlera, janë përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shtetëve të cilët, së bashku me një pushtet të korruptuar vendas, i kanë shkelur me të dy këmbët dhe, në vend të tyre, kanë ndërtuar një sistem të korruptuar dhe kriminal nga këmbët e deri tek koka e tij. Janë këta përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shtetëve të cilët kanë vendosur ligjinë e zarfit dhe jo ligjin e buruar nga vullneti i popullit. Janë këta ambasadorë, së bashku me këta tanët, të cilët po e detyrojn popullin shqiptar t'i kap edhe armët dhe, pastaj, po thonë se dhuna nuk është zgjidhje e duhur. 

Mirëpo, përgjegjësia e çdo dhune të ardhshëme është tek Zoti Delawi dhe dostat e tij ambasadorë e qeveritar të Kosovës. Populli ka duruar mjaft sjelljet tuaja të papërgjegjshëme. Ka duruar mjaft ligji tuaj të zarfit. E gjithë kjo duhet të marrë fund këtu në vendin tonë. Populli shqiptar kërkon të respektohet vullneti i tij. Dhe, këtë vullnet nuk do të jetë një përfaqësues amerikan apo cilido qoftë ai që do t'a ndal përmes gënjeshtrave, mashtrimëve që ai mundohet t'i bëjë ndaj popullit shqiptar dhe ndaj popullit të tij. Vlerat tona, nëse nuk janë edhe vlerat tuaja, ato janë vlerat edhe të popullit tuaj.

NAPOLEON BONAPARTI DHE HASHIM THACI


Labinot Gjini
3 Dhjetor 2015

Hashim Thaçi i cili, në njërën anë, deklaron se ka qenë komandant i UCK-së dhe, në tjetrën anë, deklaron se ka qenë gjithëmon larg vijave të frontit, është një sui generis i udhëheqjes luftarake dhe politike të historisë. Me këtë ai është i pari dhe i fundit komandant i një ushtrie në historinë e njerëzimit i cili nuk e paska parë asnjëherë frontin e luftimëve me sy. Këto deklarata të tij tregojn shumë për papjekurinë e tij ushtarake e politike. Tregojn shumë se pse ai ka ndërtuar të gjithë figurën e tij politike mbi foto dhe fjalime non sens të ripërsëritura deri në monotoni.

Kështu, komandanti i UCK-së, Hashim Thaçi, i cili pretendon vetë se ishte larg vijave të frontit, u bë tani e 16 vjet komandanti më i madhi në histori i fotografive. Sepse duhet thënë të vërtetën, janë të rrallë ata që mund t'ja kalojn me fotografi atij. U mbytë i shkreti tu publiku foto personale nëpër facebook. Herë na del aty e herë këtu. Narcisizmi i tij i shfrenuar duket sidomos tek selfiet të cilat i përdori pa kursim gjatë fushatës elektorale. A sa qejf i ka këto "selfie" me njerëz të gjallë ! A sa qejf ka të vëzhgatët për madhështinë e njerzëve të botës ! Vdes për një çikëz madhështi ! Po nuk ka fajë i shkreti sepse ai e di se nuk është në posedim të asgjëje me të cilin mund të bindë se është një burrështetas në vetëvete. Ai e di se nuk është një burrështeti i vërtetë. E di se politika e tij qëndron vetem tek gatishmëria e tij e gjithëkohshëme për t'u vëzhgatur për njerëzit e mëdhenjë të kësaj bote. Prandaj, ai vëzhgatët e vëzhgatët me qëllimin të vjedh pak nga madhështia e të tjerëve. Vëzhgatët tamam sikur një maçorr që vëzhgatët për këmbët e të zotit në shenjë nënshtrimi ndaj bamirësisë së tij.

Meqenëse i ka qejf selfiet, sot do të pyesnim në e ka provuar ndonjëherë Hashimi dhe ministrat e tij të bëjnë "selfie" me shqiptarë të vrarë dhe të hedhur një mbi një në një varrezë të përbashkët nga Serbia e Vuçiçit ? Jo, pyetja jonë mbetët vetem retorike sepse ne e dimë se ai këtë nuk e ka provuar asnjëherë. Por ai mund të pretendoj, së paku, që e ka provuar të bëjë foto me kriminelët e gjallë të cilët i kanë bërë këto masakra mbi shqiptarët. Bile, ministri i tij, Petrit Selimi, mund të krenohet para tij sepse ai është i vetmi shqiptar i cili ka arritur të bëjë selfie një kriminel lufte serb (Daçiçin) nën një zgërdhirje të mahnitshëme vëllazërore. Zgërdhirje vëllazërore të cilat nënë efektët e një atmosfere gazmore i shtynë t'i pranojn të gjitha kërkesat e parashtruar nga Serbia. Dhe kështu, nën këto zgërdhirje dhe përqafime vëllazërore, Serbia sot është bërë ortake në Kosovën tonë falë, pikërisht, Hashimit dhe pasuesit të tij, Isa Mustafës.

Mirëpo, prej një hipoteze retrospektive, po t'i kishte marrur Hashimi mbarë kuvendarët dhe qeverinë e tij dhe, së bashku, të kishin shkuar për të bërë një "selfie" me kufomat e nxjerrura nga varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga Serbia para se të votonin apo të nënshkruanin diçka në raport me Serbinë, a do t'a shihnin ata prej një këndvështrimi krejtë tjetër këtë raport me Serbinë ? Po. Ata do t'a shihnin ndryshe votimin e Gjykatës Speciale. Ata do t'i kishin parë ndryshe dialogun me Serbinë. Ata nuk do t'a kishin nënshkruar dhe pranuar marrëveshjën e Brukselit. Ata do të kishin qëndruar të vërenjtur para saj dhe jo me gojën veshë më veshë e plotë përqafime. Ata do të ishin menduar gjatë, nën djersët e ballit, nën dridhjet e dorës para se të nënshkruanin cilëndo marrëveshje të negociuar me të.

Napoleon Bonaparti ishte nga ata komandantët i cili qëndronte rregullisht afër vijave të frontit. Udhëtonte me ushtarët e tij, marrëshonte me ta. Ai ishte komandant i një ushtrie e cila u përplas me të gjithë Evropën dhe e mundi atë për një kohë të gjatë. Motivi i luftës kishte të bënte me Revolucionin Françez i cili kishte sjellur një frymë të re që kërcënonte me vetë lindjen e saj monarkitë e Evropës. Andaj, këto monarki donin t'a mbysnin frymën e revolucionit që kishte lindur në Francë. Mirëpo, Napoleoni, një revolucionar cezarian do të tregonte se ishte një strateg ushtarak i madh të cilit bota do t'ja njihte meritat më vonë.

Përveç kësaj, ai ishte edhe një kolos i madh i diplomacisë në të cilën ka lënë gjurmët e rolit të tij në bërjën e saj. Që diplomacia e tij të ishte efikase dhe në përputhje të plotë me luftën që zhvillonte në terren, ai, pas çdo beteje, i thërriste diplomatët e vet dhe i shëtiste nëpër fushënbetejën e përgjakur dhe të mbushur me kufoma ushtarësh. Këta diplomatë që vinin nga aristokracia nuk ishin të mësuar me luftën reale, nuk ishin mësuar të shihnin kaq shumë kufoma dhe gjakë njeriu në një fushë. Duke qenë, ata tmerroheshin dhe jo rrall herë edhe villnin nga këto pamje makabre. Pasi i shëtiste mirë ata, Napoleoni ju thoshte : "tani që keni parë se sa jetë njerzish ka kushtuar kjo betejë; tani që keni ndjerë erën e gjakut të tyre, ju mund të shkoni dhe ta negocioni paqën me armiqët".

Me këtë, Napoleoni j'a u bënte të kuptueshëme diplomatëve të tyre se diplomacia nuk është gallatë, por çështje që ka të bëjë me jetën dhe vdekjen e njerzëve. J'a u bënte me dije se çdo marrëveshje e paqës rrjedh nga një luftë e vërtetë, e përgjakshëme. Prandaj, për të dhe për diplomatët e akredituar nga ai nuk kishte se si të mos konsiderohej gjaku i derdhur dhe jeta e humbur e njerzëve me seriozitetin më të madh.

Mirëpo, Napoleoni ishte Napoleon. Ishte nga ata të mëdhenjët që jehojn gjatë nëpër historinë e njerëzimit. Ishte nga ata që bënte luftën në emër të paqës, kurse paqën në emër të luftës. Në anën tjetër, Hashimi është Hashim. Është nga ata xhuxhët që i kanë zënë rrugën historisë dhe që e detyrojn atë të ripërsëritet. Bëri pikërisht të kundërtën e Napoleonit. Ai bëri luftën, jo në emër të paqës, por të luftës. Dhe, në anën tjetër, ai negocioi paqën, jo në emër të luftës, por në emër të paqës.

Napoleoni kishte afruar të gjithë revolucionarët, inteligjencën dhe trimërinë e Francës për të bërë luftën dhe paqën. Hashimi afroi të gjithë reaksionarët dhe bashkëpunëtorët e pushtuesit të cilët sabotuan luftën. Afroi ata që kurrë erën e gjakut nuk e kanë ndje. Afroi llojin e Petrit Selimit, Arban Abrashit, Berat Buzhalës dhe u bashkua me Isa Mustafën dhe bandën e tij jugo-kosovare. Të gjithë këta rrezikun më të madh të jetës së tyre e kanë përjetuar nga vezët e freskëta dhe gazi lotësjellës i opozitës. Vetem me pak erë të vezëve dhe të gazit lotësjellës opozita i ka bërë të reflektojn fortë. Bile, kanë filluar të vlojn nga shpirti dhe të mllefosen në atë masë sa të mos mund të përmbahen nga fjalët e rënda në drejtim të opozitës.

Aq janë frikësuar dhe mllefosur nga vezët dhe gazi lotësjellës sa po ju duket se mund të gjejn diku një barazi në mes opozitës dhe ISIS-it. Vetem të bëhet me mend se me çfarë lloj trimash është bërë politika dhe diplomacia e Kosovës ! Po sikur t'a kishin ndjerë vërtetë erën e gjakut këta shokët e Hashimit ? Po sikur Hashimi t'i kishte dërguar tek varrezat masive këta kosmopisana dhe bashkë me ta të kishin nxjerrur me duartë e tyre të mbeturat e të masakruarëve shqiptarë ? Cili do të ishte reagimi i tyre ? Si do të kishte qenë qëndrimi i tyre para Serbisë ? A do t'a kuptonin më mirë mllefin e popullit shqiptar kur ai i shikonte se si zgërdhiheshin mbi tavolinat e kriminelëve të tyre ? Me siguri se po.

Mirëpo, Hashimi as nuk ka shkuar vetë t'a provoj këtë eksperiencë dhe as nuk i ka dërguar shokët e tija që t'a provojn një eksperiencë të tillë. Përkundrazi, para dhe pas çdo nënshkrimit të marrëveshjëve me Serbinë, ai ka shkuar me ta në hotele luksoze dhe ka shtruar dreka dhe darka me paratë e popullit të tij. Ka shtruar dreka e darka me mendimin se e kanë bërë namin që Serbia i ka pranuar në tavolinën e negociatave. Të tavolinën e negociatave në të cilën negociohet vetem për Kosovën dhe mbi Kosovën. Pra, për çështjet e brendshëme të saj.

Nga këto negociata dhe marrëveshjet e dalura prej tyre gjithëçka thotë se diplomacia jonë ishte një diplomaci që negocioi paqën me njerëz të paqës dhe në emër të paqës. Kurse, në anën tjetër, diplomacia serbe ishte një diplomaci e cila negocioi paqën në emër të luftës dhe me njerëz të luftës. Kështu që fitorja nuk kishte si të ishte e jona krahas atyre. Me një diplomaci hajvanash nuk ke si të fitosh përball një diplomacie mirë të organizuar serbe.

Prandaj edhe jemi ku jemi ! Jemi aty ku Sekretari Amerikan i Shtetit, J. Kerry, zbret në Prishtinë sa për një pauzë dhe shfrytëzim të toaletëve të aeroportit, kurse në Beograd shkon për urime të suksesëve politike dhe diplomatike të tyre. Ja, kjo është selfia historike e Hashimit !

Vdiq Adem Jashari i mitit partiak. Rilindi Adem Jashari i realitetit historik

Labinot Gjini 
2 Dhjetor 2015


Kriza politike e shkaktuar nga tradhëtia kombëtare e Isahashës duke nënshkruar dy marrëveshje me Serbinë të një mase të barabartë me ato të Esat Pashës dikur, është thelluar edhe më shumë prej ditës së 28 Nëntorit kur policia elitare ndërhyri dhunshëm në zyrët e partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Vetëvendosje!-s, duke arrestuar mbi njëqind militant, përfshirë këtu edhe liderin e saj simbolik, deputetin Albin Kurti. 

Në realitet, kjo krizë politike kishte marrur përmasa të jashtëzakonshëme qysh më parë kur u arrestua Donika Kada Bujupi, deputete e AAK-së. Mbarë opinioni publik shqiptar ishte tronditur nga arrestimi i saj i cili paralajmëronte një regjim totalitar në fuqi. Mirëpo, kulmi i krizës politike do të vinte më 30 nëntor kur opozita e bashkuar e Kosovës, pas një qëndrese, në mos legale, tërësisht legjitime u përjashtua nga Kuvendi i Kosovës. Nga ky moment, mbarë opinioni publik shqiptar e kuptoi se demokracia në Kosovë kishte marrur fund. Për t'a vërtetuar edhe më tej se kishim të bënim me një puç klasik dhe se një regjim totalitar tanimë ishte vendosur, Kadri Veseli në mbrëmje të kësaj dite i vuri drynin Kuvendit të Kosovës. Ai tha se nuk do të ketë më seanca të Kuvendit për këtë vit. Deklaratë, vepër dhe moment zyrtar që dëshmon fuqishëm fundin e një demokracie dhe fillimin e një diktature plutokrate në Kosovë. 

Në një interpretim a contrario, deklarata dhe vepra e Kadri Veselit ishte edhe momenti nga ku fillon legjitimimi në vetëvete i përdorimit të të gjitha mjetëve për të rrëzuar këtë pushtet tanimë, përveç ilegjitim, edhe ilegal. Kur tempulli i demokracisë përfaqësuese mbyllet, aty hynë në fuqi demokracia direkte, pra demokracia e popullit i cili gjithëmon di të zgjedh formën e duhur të shprehjës së saj për t'u bërë e kuptueshëme nga tiranët. Formë e cila mund të shkoj nga mbledhimet e mëdha e deri tek shpërthimet e armatosura. Kur fjala i mirret përfaqësuesëve të popullit, atëherë fjalën e ka populli i cili është burimi i çdo pushteti. Dhe kur themi se fjalën e ka populli, Isahasha dhe Kadri Veseli e di se cila është gjuha e popullit shqiptar në këso raste. 

Tradhëtia në njërën anë dhe përjashtimi i opozitës së bashkuar nga Kuvendi me uzurpimin e tij në anën tjetër ishte edhe momenti i ndërgjegjësimit për shumicën anëtarëve të pozitës se tanimë ata ishin futur në rrugën e tiranëve, tradhëtarëve, diktatorëve e cila ka një fund gjithëmon tragjikë. Ndërgjegjësim i cili u përcoll me atë frikën që kanë përjetuar të gjithë ata që kanë ecur nëpër këtë rrugë të tragjedisë para tyre. Frikën që përcillet me një shastisje (delirë) mendore e cila reflektohet në çdo sjellje dhe në çdo fjalë tek personat e mbërthyer nga ajo. Shastisje mendore e cila përcillet me sjellje tragjiko-komike të cilat të ngjajn me një hedhje nga dritarja e një rrokaqielli të një të çmenduri i cili, duke dashur të ik nga Toka (nga realiteti i hidhur), tentonte të kapet për qiellin e lartë. Po kështu ishte atë ditë edhe seanca e fundit e Kuvendit. Një seancë e njerzëve të çmendur të cilët për të ikur nga Toka dhe realiteti historik i cili i zuri tradhëtarë dhe tiranë, hidheshin përpjetë për t'u kapur për qiellin, për mitin e Adem Jasharit të cilin e kishin krijuar vetë ata. Hidheshin përpjetë për t'u kapur për një qiell të keqëpërdorur dhe të mohuar nga vetë ata për sa e sa vite me radhë. Për një qiell shqiptar të mitizuar skajshmërisht nga njëra palë me qëllim të keqëpërdorimit të tij për interesat vetjake dhe partiake. Për një qiell të mohuar nga pala tjetër për të demonstruar skajshmërisht besnikërinë ndaj plehut të madh të historisë të quajtur Jugosllavi. Mitizim e mohim të skajshëm për vite me radhë nga këto dy parti, të rigjetura të bashkuara sot për të njejtën tradhëti, i cili kishte për qëllim në vetëvete nxjerrjen nga realiteti historik i figurës së Adem Jasharit dhe veprës së tij. Vepër dhe figurë e cila është madhështore në vetë realitetin historik dhe e cila madhështon shqiptarinë vetem brenda realitetit historik. Realitet historik madhështor shqiptar e botëror të cilën këto dy parti, për vite me radhë, përmes keqëpërdorimit të saj, e kanë kthyer në një përplasje në mes mitizimit dhe demitizimit të saj, që të dyja mohuese e eufemizuese në vetëvete të një madhështie historike shqiptare. 

Kjo përplasje ndërmjet mitizimit dhe demitizimit rreth figurës dhe veprës së Adem Jasharit, e cila e mohonte historinë e tij në vetëvete, ishte edhe shkaku kryesor i cili bëri që shtatorja e tij të mos arrijë në sheshët e Prishtinës deri më sot. Thirrja e parë publike (e ripërsëritura disa herë më vonë nga ai apo nga të tjerë) e bërë nga Z. Xhevat Bislimi qysh në fillim të vitëve 2000 për të vendosur shtatorën e Adem Jashari në sheshin kryesor të Prishtinës ishte mbuluar qëllimisht me zhurmat shurdhuese të partive politike (PDK-LDK) të cilat po bënin ç'mos për t'a shëndërruar këtë figurë historike në një mollë sherri ndërmjet tyre. Atyre (asnjërës palë) nuk i duhej Adem Jashari si figurë historike sepse si i tillë ai nuk mund t'i shërbente ndasive dhe interesave reciproke partiake. Adem Jashari i duhej Hashim Thaçit si figurë mitologjike me të cilën mund të arsyetonte çdo veprim të tij ashtu siç do t'i duhej miti i Rugovës Isa Mustafës për të arsyetuar çdo veprim të tij. Pra, të dy partitë kishin nevojë për mitët e tyre me qëllim që t'i përdornin për interesat e tyre të ngushta partiake e vetjake. Me qëllim që përplasja e tyre të ishte mitike dhe jo reale. Gjë që do t'a vërtetoi bashkimi i tyre zyrtar ku u bashkuan edhe mitët e tyre. Sot, Hashimi thirret edhe në mitin e Rugovës dhe Isa thirret edhe në mitin e Adem Jasharit. Cka tregon se me mitin mund të bësh çka të duash. Kurse historia dhe realiteti historik është kokëfortë, i qëndrueshëm, i palëkundshëm, i papërdorshëm jashta tij, jashta së kaluarës së vërtetë dhe realitetit historik duke u bërë. 

Pra, dikur ishte Isa Mustafa ai i cili e refuzoi shtatorën e Adem Jasharit në Prishtinë sepse për të kjo figurë përfaqësonte një mit partiak i cili e sulmonte direkt mitin (I.R). Mit me të cilin ai u shërbye shumë për të arritur qëllimet e veta personale dhe partiake. Dikur, ishte pikërisht Hashim Thaçi ai i cili bëri ç'mos për t'a përvetësuar figurën historike kombëtare të Adem Jasharit dhe për t'a reduktuar në një figurë mitike partiake me të cilin do të shërbente interesat vetjake e partiake të tij. Ishte pikërisht Hashim Thaçi ai i cili nuk insitoi që shtatorja e Adem Jasharit të vinte në Prishtinë. Sikur shtatorja të vinte me kohën në Prishtinë si do t'a mbante Hashimi Drenicën nën një inati bazik partiak kundrejt Prishtinës, e cila përfaqësonte hapësirën gjeografike kundërtinatçore partiake ? Nëse Ibrahim Rugova dhe, më pastaj, Isa Mustafa do t'a pranonte Adem Jasharin si figurë mitike partiake të ofruar nga Hashimi, si do t'ja bënte për t'a ruajtur bazën e inatit partiak të LDK-së ? Për asnjërin nuk ishte e lehtë sepse që të dy mendonin prej një interesi partiak dhe jo kombëtar; që të dy mendonin prej një interesi mitologjik dhe jo historik. 

Mirëpo, momenti i njësimit të këtyre dy partive politike ishte edhe momenti i njësimit të mitëve të tyre. Ato jo vetem se u bashkuan në ndarjen e postëve qeveritare, ndarjen e postëve nëpër të gjithë administratën e vendit, ndarjen e postëve nëpër çdo sektor ekonomik të vendit, ndarjen e përfitimëve prej tenderëve, por ato i bashkuan edhe mitët e tyre për t'i shfrytëzuar së bashku si mbulesë të zhvatjës dhe shitjës së vendit. Pra, ky njësim i mitëve partiake ishte rezultat i njësimit të interesave materiale dhe i ideologjisë së tyre partiake e cila kishte tanimë burimin tek krimi i organizuar dhe kapja e shtetit. 

Në seancën e fundit të Kuvendit mund të shihej se ky njësim fillestar i këtyre dy grupeve mafioze politike, të fshehura pas një emërtimi zyrtar "partië", tanimë ishte betonuar. Betonimi i këtij njësimi ishte rrjedhoj natyrale e zhytjës së përbashkët në krime ordinere dhe nga aty në një tradhëti historike kombëtare. Dhe ky betonim duhet të kuptohet si instiktë natyral i vetëmbrojtjës nga populli i tradhëtuar i cili vjen tek natyrshëm tek çdo tradhëtar pas tradhëtisë së tij. Prandaj, ata që kërkojn që ata të distancohen nga njëri-tjetri nuk e kanë kuptuar mjaftueshëm se kjo kërkesë është e barabartë me atë sikur t'i kërkosh dikujt që të distancohet nga vetëvetja e tij. Sepse, ata që të gjithë janë të zhytur dhe që të gjithë e dinë se rënja e njërit është rënje e të gjithëve dhe rënja e të gjithëve është rënje e çdo secilit. Ata e dinë se tanimë shpëtimi i vetem mund të jetë vetëm në formën e një blloku monolitik. E dinë se nuk ka shpëtim individual sepse zhytja është e përbashkët dhe e çdo secilit të marrur veç e veç. 

Prandaj, edhe në këtë seancë të fundit të Kuvendit kemi edhe klithmën e fundit të tyre drejtë qiellit, drejtë mitit të Adem Jasharit. Si asnjëherë më parë ata u bashkuan përreth këtij miti atë ditë. Edhe mohuesi më i madh i kësaj figure historike, Isa Mustafa, klithi drejtë qiellit dhe kërkoi ndihmë tek Adem Jashari. Edhe ai u hodh nga dritarja e rrokaqiellit për të kapur qiellin me qëllim që t'i ik hidhërimit të Tokës. Mirëpo, atë ditë asnjëri nuk e kapi dot qiellin sepse ai mbetët gjithënjë i pakapshëm. Atë ditë, ata i kapi sërish Toka. 

Atë ditë ata u rimbërthyen nga Toka sepse atë ditë kishte marrur fund epoka e tyre mitologjike në të cilën mitët mbështetnin pushtetin. Atë ditë u rikthyem në epokën historike ku figurat historike kërkojn pushtetin për t'a rifutur në realitetin historik. Kështu, atë ditë Adem Jashari mitologjik partiak vdiq gjerësa Adem Jashari i realitetit historik rilindi. Dhe, Adem Jashari i realiteti historik është hero i kombit, hero i rezistencës së pakompromis kundër pushtuesit, kundër shtypjës, kundër pushtetit kuisling, kundër tradhëtisë. Atë ditë rilindi Adem Jashari historik sepse rilindi historia, rilindi realiteti tragjik në të cilin e ka sjellur epoka mitologjike e Isahashës. Rilindi Adem Jashari i realiteti historik, i rezistencës për liri, për drejtësi, për të vërtetën, për shtetin, për kombin shqiptar. Adem Jashari i mitit partiak i cili bënte kompromise me hajninë, me lirinë, me drejtësinë vdiq. Vdiq Adem Jashari i mitit partiak i cili bisedonte me Serbinë për tokat shqiptare. Vdiq Adem Jashari i mitit partiak që pranonte formimin e një shteti serb brenda Kosovës. Vdiq Adem Jashari i mitit partiak i cili pranonte të arsyetonte faljen e tokave Malit të Zi. Atë ditë, kishte rilindur Adem Jashari i realitetit historik, ai i cili nuk e negocion kombin e tij me Serbinë. Ai i cili do të preferonte vdejkjen në vend të saj. Atë ditë rilindi ideologjia e vjetër e rezistencës së pakompromis për t'i bërë ball të kaluarës së rikthyer nostalgjike. 

Atë ditë ata u hodhën drejtë qiellit të lartë për t'u kapur për mitin e Adem Jasharit dhe ranë në Tokë ku i mbërtheu Adem Jashari i realitetit historik. Ai, Ademi i cili bënë vetem histori duke rrafshuar çdo mitologji. Atë ditë rilindi historia dhe vdiq mitologjia. Atë ditë rilindi historia dhe u ofrua tek ata të cilët duan të bëjn histori kundrejt atyre që bën mitologji. Epoka mitologjike ku çdo secili mund të zmadhohet e të zvogëlohet sipas dëshirës së vetë ra ! Epoka e realitetit historik u kthye: epokë në të cilën dimensionet e çdo vepre dhe të çdo secilit matën vetëm nga historia !

INVESTITORËT GJERMAN NUK INVESTOJN NË NJË PLUTOKRACI


Labinot Gjini
30 Nëntor 2015

Sot, ama bash sot, Hashim Thaçi paska thënë se "po bëjm ligjin më modern në Evropë për investime direkte" dhe i paska ftuar gjermanët që të investojn në Kosovë. Pa u futur hiç në dekonstruktimin e kësaj deklaratë të çuditshëme me përmbajtje të rënda të absurditetit dhe injorancës, ku si shembull mund të marrim shprehjen "ligjin më modern" e cila është në vetëvete non sens (tregues u ahmakllëkut të tij), desha vetem të theksoj se kjo deklaratë, duke u nisur prej rrethanave të lëshmit, mund të interpretohet nga ne dhe nga gjermanët vetem në një kahje.

Pra, duke u nisur prej rrethanave që sollën rrahjen, shtypjen, burgosjen e opozitës (të partive politike dhe, përtej tyre, të popullit opozitar) dhe zaptimin e Kuvendit të Kosovës nga policia politike (SS-at) e Isahashës, kjo deklaratë mund të interpretohet si një thirrja e një tirani që sapo vendosi tiranin e tij drejtë tregëtarëve të botës për të investuar në pronën shoqërore të përvetësuar nga klika e tij.

Në këtë perspektivë, shprehja e tij "ligji më modern" non sens në vetëvete, merr kuptimin e jo ligjit. Kurse, gjithëmon në këtë perspektivë të dalur nga këto rrethana, shprehja "investime direkte" merrë kuptimin e investimëve të cilat nuk kanë pengesë apo procedurë tjetër ligjore, pos asaj të mbikqyrjës dhe kontrollit të një plutokratie.

Kjo thirrje, e cila është një vazhdimësi e mijëra thirrjëve papërgjigjje të mëparshëme të tij nëpër gazetat e dorës së tretë të vendëve perendimore, edhe pse mund të jetë joshëse si asnjëherë më parë për investitorët prej garancionit të një mungese të ligjit, ajo prapë se prapë hedh frikë tek ta.

Sepse, pavarësisht se një investitor mund të joshët nga mungesa e një shteti ligjor, ai e di se investimi i tij nuk do të ketë një të ardhme ku ekzistenca e një opozite të vërtetë tani është në rrugë dhe jo në Kuvend. Aq më tepër një investitor gjerman i cili i ka të rrënjosur në kujtesën e tij kolektive ngjarjet politike që kanë pasur pas largimit të opozitës gjermane nga Parlamenti.

Por, në të vërtetë, kjo thirrje investitorëve gjerman, siç e di më së miri Hashimi, është një shpërqëndrim i vëmendjës tek opinioni i mbrendshëm. Pra, për konsum të brendshëm politikë. Gjë që edhe shqiptarët tanimë janë mësuar me to nga fakti i ripërsëritjëve të tepërta.

Pra, problemi i investimëve të Kosovës nuk do të ketë ndryshime para se të ketë ndryshime në qeverisjen e këtij vendi. Pa e zgjidhur problemin e hajnisë, krimit, mashtrimëve, instrumentalizmit të politikës për interesa vetjake e grupore, instrumentalizimit të segmentëve të shtetit nga grupe të interesit dhe të caktuara të krimit, ky vend vetem sa mund të ëndërroj për zhvillim ekonomik dhe për mirëqënie sociale.

Thelbi i problemit tonë është politikë apo është në politikë. Pra, ka të bëjë me pushtetin dhe me keqëpërdorimin e tij nga klane të caktuara kriminale të cilët e kanë kapur shtetin. Pa e rikthyer shteti tek populli ose pa u krijuar shteti ligjor, shteti social, nuk ka për të pasur asesi as investime direkte dhe as indirekte në Kosovë nga gjermanët apo të tjerët.

Në këtë shtet të kapur nga krimi i organizuar dhe kriminelët nuk investon kush. Prandaj, është koha të largojm iluzionet dhe të zgjohemi nga gjumi në të cilin po mundohen të n'a mbajn përgjithëmon Isahashat.

RAMUSH DHE FATMIR JENI PARA PROVËS SË MADHE NË POLITIKË


Labinot Gjini
29 Nëntor 2015

Pas burgosjëve, rrahjëve, maltretimëve edhe në Ditën e madhe shqiptar, pozita e Kosovës po kërkon sërish dialogë me opozitën. Kështu kërkonte "dialogë" dhe "pajtim" edhe Millosheviçi pasi n'a vriste, n'a masakronte, n'a burgoste...Ai kërkonte dialogë tek ata që ishin të gatshëm të dialogonin qenësinë e tyre, të drejtat e tyre, lirinë e tyre, dinjitetin e tyre.

Ky mentaliteti i kohës së Millosheviçit i ka mbijetuar kohës dhe ai qëndron i njejtë ndër ne. Edhe metodat e asaj kohe mbetën të njejta si në përdorimin e dhunës si në kërkesën e qeverisë për dialogë, e cila, gjerësa po kërkon dialogë, akoma mban kërbaçin në dorë.

Sot, askush më nuk ka dyshim se ky pushtet i ka mbledhur hajnat, kriminelët, kolaboracionistët e vjetër dhe këta të rinjët. Sot, të gjithë e kanë kuptuar se kemi një pushtet "meshavinë", bakshish nga Beogradi, i cili po kërkon t'a shpëtoj fytyrën e Serbisë në Kosovë me rikthimin gradual të saj.

Tani, në këto situata, opozita e Kosovës dhe populli liridashës shqiptar nuk duhet asesi të dorëzohet.

Tani nuk ka më dialogë me këtë pushtet ashtu siç nuk mund të kishim dialogë me Millosheviçin. Tani është cënuar vetë demokracia, vetë liria, vetë e drejta themelore e njeriut për të kundërshtuar dhe protestuar kundër cënimit të interesave të vendit, more vetë shqiptaria në thelbin e saj. Nuk ka më kthim mbrapa. Tani ka vetëm përpara. Ka ardhur koha që ky popull t'a shporr nga pushteti të kaluarën e rikthyer duke treguar gjithë vendosmërinë e tij. T'i tregojm të gjithë së bashku se nuk dorëzohemi asesi dhe se qëndresën tonë nuk kanë për t'a ndalur disa robokopa të plastikës.

Mirëpo, sot më shumë se kurrë, janë liderët e opozitës ata të cilët duhet të tregojn një vendosmëri të pafund. Populli po e vë në provë si asnjëherë tjetër vendosmërinë e tyre, fjalën e tyre, të vërtetën e tyre. Ata duhet të tregojn se sa e kanë përnjëmend edhe në ditët në vijim. Nëse e kanë përnjëmend, populli do t'a ketë përnjëmend mbështetjen ndaj tyre.
Për të treguar vendosmërinë e saj, kjo opozitë, duhet të vazhdoj me këmbëngulje në bashkimin dhe qëndresën e saj.

Dita për t'a dhënë këtë provë të bashkimit dhe qëndresës së pakompromis është dita e seancës së ardhshëme të Kuvendit. Për këtë, i bëjë thirrje të fuqishëme Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt që të jenë protagonistët e ardhshëm të hedhjës së gazit lotësjellës. Albini e ka kaluar provën në politikë, provën e të vërtetës së tij.

Tani është radha e tyre për të hedhur gaz lotësjellës. Është radha e tyre për t'u përndjekur nga ky pushtet diktatorial. Le t'ju fusin në burg edhe juve. Le të fusin në burg çdo secilin deputet të opozitës. Le të n'a fusin në burg të gjithë popullin shqiptar nëse kanë vend. Le të jemi të gjithë "kriminel" ashtu siç ishim edhe në kohën e Millosheviçit. Dhe le të shohim se cili do të jetë fati i këtij pushtetit.

E keni dhënë provën e madhe në luftë Ramush dhe Fatmir. Por, asnjëri prej jush akoma nuk ka kaluar provën e madhe në politikë. Sot, populli shqiptar po kërkon prej juve t'a jepni provën e madhe edhe në politikë. I gjithë populli i ka sytë tek ju. Ai po ju vëzhgon si asnjëherë më parë. Dhe, ai e di se jeni para provës së madhe. Sot, keni rastin për të treguar si asnjëherë më parë se e meritoni përkrahjën e tij në politikë. Rast që nuk vjen shpesh në histori. Prandaj, O bëjeni tani, O mos e bëni kurrë !

KUR IDIOTËT FLASIN ME KOMPETENCË PËR DIPLOMACINË DHE POLITIKËN


Labinot Gjini
27 Nëntor 2015

Jam njoftuar se një propagandë nga më idiotet apo debilet ka qarkulluar këto ditë nëpër rrjetët sociale. Kjo propagandë po thoka se Zajednica bënë që serbët të bëhen qytetarë të Kosovës dhe se Mitrovica të bëhet pjesë e shtetit të Kosovës. Dikush po thotë se po mos të bëhej kjo, Mitrovica do të bëhej e Serbisë dhe, pastaj, le të shkoj opozita për t'a rimarrur me luftë atë.

Së pari, duhet ditur se ndërtime të mendimëve të tilla idioteske ose i bënë pushteti ose i bëjn ca idiotë vetem sa për t'i bërë pakëz show idiotësisë së tyre. Sepse, Mitrovica e Veriut është pjesë integrale e territorit të Kosovës mbi të cilin është njohur pavarësia e Kosovës dhe sovraniteti i saj më 2007.

Pavarësi e cila është njohur më pastaj nga shtetët kryesore të botës. Dhe, problemi i Mitrovicës së Veriut dhe serbëve atje nuk shtrohet nëse ajo pjesë do të shkonte me Serbi apo me Kosovë sepse ajo me Kosovë ishte (dhe është ende). Problemi ka qenë dhe mbetët se cilat politika duhet ndjekur që ajo pjesë dhe serbët e asaj pjese të futën nën administrimin e shtetit të Kosovës dhe të humbin të gjitha shpresat për të jetuar të vetëizoluar aty karshi shoqërisë tjetër të Kosovës ? Dhe këtu nisen mospajtimet tona.

Qeveria e Kosovës me në krye Hashim Thaçin dhe, më pastaj, Isa Mustafën kanë ndjekur një politikë ndaj Mitrovicës e cila ka kaluar nga Beogradi. Pra, ata e kanë vetëmohuar pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj mbi atë pjesë të Kosovës me vetë faktin e pranimit për t'a diskutuar atë me Beogradinë.

Nga bisedimet që ata i kanë bërë me Beogradinë, ata kanë pranuar që atje të krijohet një entitet i veçant juridik një etnik në të gjithë përbërjën e tij, me mundësinë e vetëadministrimit në të gjitha sferat, të vetë financuar nga pikat doganore me Serbinë. Dhe, përveç këtyre, me të drejtën për t'u financuar dhe për të mbajtur marrëdhënie direkte me Beogradin pa pasur nevojë me kalu ka Prishtina. Pra, kjo qeveri ka pranuar një shtet serb të plotë brenda shtetit të Kosovës përmes një institucionalizimi të etniciteti serb i cili tani në mënyrë institucionale do të mund të kundërshtoj (mos pranoj) shtetin e Kosovës. Pra, këtu kemi të bëjm me një vullnet për të humbur vetë sovranitet mbi një pjesë të territorit dhe për t'ja ndaluar vetëvetës tentimin për të kontrolluar ndonjëherë atë pjesë të territorit të Kosovës.

Me këtë akt, është vetë qeveria e Kosovës e cila i ka ofruar të gjitha mjetët që Mitrovica e Veriut dhe serbët e asaj ane të mos munden kurrë të integrohen në Kosovë dhe të mos munden kurrë të bëhen qytetarë të vërtetë të saj. Përkundër kësaj, ata do t'i kenë të gjitha mundësit që të pregatisin terrenin për t'u ndarë përfundimisht nga Kosova porsa të plotësohen kushtet.

Në anën tjetër, opozita është ka e refuzon këtë vetëhumbje të tashme dhe të ardhme. Alternativa e gjithë kësaj nuk është siç po mundohen t'a paraqesin idiotët e kësaj toke lufta, por qasje tjetër politike me Mitrovicën dhe serbët e asaj ane dhe refuzim kategorik në diplomaci për të biseduar me Serbinë për çështje të brendshëme të Kosovës, pra për Mitrovicën. Pra, është konsiderata që të ka dhënë bota se Mitrovica e veriut është pjesë integrale e territorit të Kosovës dhe konsiderata që t'i ke ndaj saj që të shtynë të refuzosh çdo ndërhyrje të Serbisë në këtë çështje. Që të shtynë të bësh një fushatë agresive ndaj Serbisë në rrafshin diplomatik duke i kërkuar asaj me çdo kusht që të tërhiqet nga Mitrovica dhe të bësh një fushatë politike joshëse dhe adekuate për t'ja bërë të kuptushëme serbëve se ata nuk kanë se si të jetojn pa u hapur ndaj shtetit të Kosovës. 

Pra, duke ju njohur statusin dhe statutin e minoritetit dhe duke i integruar gradualisht në gjithësinë e shoqërisë shqiptare. Gjë që ka qenë dhe është shumë e mundur sikur Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi të mos kishin ndjekur rrugën e cila të çonte në humbjen e Mitrovicës; rrugë që, anasjelltas, i shpëtonte ata personalisht nga përndjekjet e gjykatave ndërkombëtare e vendore (Gjykata Speciale për Hashimin dhe gjykata vendore për Isa Mustafës). Falë këtyre marrëveshjëve, që të dy kanë marrur garancione për mos përndjekje nga gjykatat e sipërpërmendura.

Asgjë nuk do të kishte shkuar kështu sikur në bisedime me Serbinë të mos kishin qenë njerëzit të cilët bishtin e kishin të zënë nga dera mbrapa. Sepse nga dhimbjet e bishtit të tyre ne sot kemi këto marrëveshje të dhimbshëme për Kosovën dhe shqiptarët.

Ndërkombëtarët, në këtë mes nuk kanë imponuar asnjë gjë në mënyrë direkte. Kush e thotë të kundërtën, shpalos vetem injorancën e thellë të tij lidhur me këto çështje. Ndërkombëtarët (BE-ja) kanë luajtur rolin e tyre ndërmjetësues dhe i kanë lënë bisedimet të zhvillohen sipas kapacitetit dhe vullnetit të secilës palë. Por, kur është bllokuar çështja, ata kanë pasur një bisht të zënë me derë të cilin e kanë shtypur për t'a zhbllokuar situatën. Fatëkeqësisht, ata kishin vetëm bishtin e Hashimi dhe Mustafës të zënë me derë dhe nuk kishin bishtin e Vuçiçit dhe Daçiçit. Prandaj, edhe gjithëmon lëshimet janë bërë nga pala jonë dhe asnjëherë nga pala serbe.

Shpjegimi i idiotëve kuptohet se nuk i merrë asnjëherë parasysh realitetin e proceduar, por është gjithëmon shpjegim i sjellur nga propagandat qeveritare ose nga një vetë ndërtim të trashë imagjinativ të situatatave. Mirëpo, populli shqiptar mendje holl nuk duhet të bie pre e idotësirave të tilla. Mendja e tij e holl ka ditur gjithëmon t'a dalloj idiotësinë prej mençurisë. Diplomacia dhe politika kur shpjegohet, përkrahët dhe lavdërohet nga idiotët e kësaj toke është një diplomaci e politikë e cila është zhvilluar po në ato baza të idiotësisë.

KADRI VESELI KËRKOJ SOT BASHKIM TË SHQIPTARËVE MË 28 NËNTOR KUNDËR ZAJEDNICËS DHE DEMARKACIONIT


Labinot Gjini
24 Nëntor 2015

Jemi në momente tepër interesante të historisë politike të Kosovës ku për herë të parë, pas 16 vitesh, pushteti është i trishtuar nga populli i tij. Nga ky popull të cilin e ka përbuzur për 16 vite duke keqëpërdorur besimin e tij në përditshmëri. Pra, jemi në një moment ku populli shqiptar është ka shpreh për herë të parë sovranitetin e tij duke i përkujtuar çdo secilit se ai është burimi i çdo pushteti në këtë vend. Dhe, si burim i çdo pushteti ai mund të jap pushtet dhe mund të rimarr pushtetin e dhënë. Moment kyç në historinë politike sepse jemi përball një dëshmie të ngritjës së një vetëdije qytetare e cila progresivisht është duke e kuptuar se çdo ndryshim ka bazën në lëvizjet e mëdha popullore. Është duke e kuptuar se pushteti duhet gjithëmon t'a ketë frikën e popullit të vetë (burimit të pushtetit) në qoftëse duam që veprimi i tij të përputhet me vullnetin e sovranit.

Përgjatë 16 vitëve mungesë të këtij presioni të madh popullor kundrejt pushtetit, pushteti ka luajtur rolin e uzurpatorit të vullnetit të popullit shqiptar dhe ai ka zhvilluar një politikë sipas tekëve, interesave të liderëve e partive politike në pushtet. Dhe, rrëshqitja drejtë një vllaznim-bashkimi të ri që po e quajn "pajtim-normalizim" në këtë kontekst të ri të demokracisë neoliberale, shpjegohet pikërisht nga mungesa e pushtetit të popullit shqiptar e cila ishte e uzurpuar nga liderët dhe partitë politike në pushtet. Falë mungesës së reagimit popullor, për 16 vite pushtetarët tanë kanë personalizuar pushtetin në Kosovë dhe kanë bërë çfarë kanë dashur me Kosovën. Sot, koha kur pushtetarët janë sillur me pushtetin sikur të ishte pronë personale e tyre po duket se është drejtë perendimit të saj. Dhe, kjo është ka i frikëson më së shumti pushtetarët tanë të cilët nuk janë mësuar të mendojn dhe të veprojn sipas interesave të popullit të tyre.

Pushtetarët tanë, siç kemi mundur t'i shohim të gjithë këto ditë, janë në një siklet të pa parë i cili në pa mundësi të fshihet ka jehuar në të gjitha anët e vendit, por edhe deri në BE e ShBA. Të gjithë e kanë kuptuar se është fundi i këtyre pushtetarëve dhe tradhëtisë së tyre. Të gjithë e kanë kuptuar tanimë se ata nuk do të qëndrojn dot, prandaj edhe çdo secili i ka sytë nga kalendari dhe ora e cila do të tingëlloj fundin e tyre. Rënje që në vetëvete thotë rënje edhe e të bërave të tyre. Pra, rënje edhe e marrëveshjëve me Serbinë dhe me Malin e Zi.

Siç po e shohim, momentët e fundit të këtij pushteti po përcillen me shumë deklarata, premtime, propaganda kundër të gjithë veprimtarëve që kanë dalur kundër politikave të tyre të kurorëzuar me tradhëti të plotë. Është mobilizuar anemban media e kontrolluar nga pushteti për të gënjyer, mashtruar, propaganduar të pa vërteta, gënjeshtra nga të gjitha llojet. Por, jemi të gjithë dëshmitarë se të gjitha këto kanë një efekt krejtë të kundërt prej atyre që ata po presin. Pra, në vend se të ndihmojn në reputacionin e tyre, ato po ndihmojn edhe më shumë në shkatërrimin e këtij reputacioni. Të gjithë qytetarët, pavarësisht ideve të tyre politike, këto ditë kanë pasu rastin të shohin se si mashtron, gënjen një qeveri e këtij modeli që kemi njohur prej pas luftës së Kosovës.

Në këto mashtrime, qeveria e Kosovës po kërkon mbështetje edhe tek ndërkombëtarët, por ata nuk janë më të sigurtë nëse kjo qeveri do të qëndroj më. Ata e dinë se nuk i dilet vullnetit të popullit përball. Prandaj edhe u janë pakuar fjalët dhe nuk duan më të marrin qëndrime që do t'i bënte anti-popullore, më pastaj. Ata duan t'a mbrojn reputacionin e tyre (edhe ashtu në gjendje të keqe) para se t'a mbrojn reputacionin e qeverisë së Kosovës.

Duke mos gjetur mbështetje askund, qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qeverisë së Tiranës. Por, Edi Rama të cilin e linte qeveria e Kosovës të shëtitej me Baton Haxhiun nëpër rrugët e Prishtinës, nuk po e jep asnjë deklaratë në mbrojtje të një qeverie të Kosovës edhe ashtu tradhëtare. Aq më tepër që qeveria shqiptare ishte e përjashtuar nga bisedimet Prishtinë-Beograd, jo vetem nga vullneti i Beogradit, por edhe nga vetë vullneti i Prishtinës. Megjithatë, qeveria e Tiranës kishte dërguar sot në Prishtinë deputetin simpatik Pandeli Majko sa për t'i lutur shqiptarët që të ruajn gjakëftohtësinë. Pra, sa për të dhënë një mesazh neutral paqe për protestat e 28 Nëntorit. Kuptohet se këtë mesazh paqe mediat e pushtetit e ritransformuan në mesazh mbështetës të saj. Por, gjithëçka kaloi si pa gjë në sytë e mbarë opinionit shqiptar.


Ndërkohë, Kadri Veseli, i humbur siç edhe vetë pushteti, paska deklaruar në një ceremoni të çuditshëme në Kuvend se "festa e 28 Nëntorit gjithëmon ka qenë një festë bashkimi dhe jo ndarje". Për çudi, me vetëdije apo jo, me këtë deklaratë, ai i doli në krah të opozitës e cila pikërisht këtë po kërkon. Pra, bashkim të shqiptarëve për ruajtjen e bashkimit të integritetit teritorial dhe të sovranitetit të Kosovës. Pra, bashkim kundër ndarjës së mëtejshëme të tokave shqiptare; bashkim kundër Zajednicës dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi. 

Deklarata e Kadri Veseli nuk mund të kuptohet ndryshe përpos në një vijë me atë të opozitës. Nuk ka ndryshe se si të interpretohet ajo. Kush mund t'a mendoj se Kadri Veseli po bënë thirrje që shqiptarët të bashkohen për t'a pranuar ndarjen e mëtutjeshëme të tokave shqiptare ?! Kush mund t'a mendoj se Kadri Veseli mund të bëjë thirrje për bashkim të shqiptarëve që ata t'a pranojn Zajednicën apo demarkacionin me Malin e Zi ?! Askush, pra ! Pos të jetë ndonjë skizofren në gjykim i cili nuk dallon dot më patriotin nga tradhëtari.

HUMORI IDIOTESK DHE EROTIKA E PORTALËVE TONA JANË DY NGA LEVAT KRYESORE TË PUSHTETIT PËR TË MBULUAR SERIOZITETIN E SITUATËS NË KOSOVË



Labinot Gjini
23 Nëntor 2015

Është e qartë se në Kosovë tonë një pjesë e madhe e popullësisë nuk është asesi e njoftuar me atë se çfarë në realitet po ndodh në vendin tonë. Kjo duket tek reagimi i tyre apo tek interpretimi tejet i gabueshëm që ata i bëjn ngjarjëve politike. Për këtë, ata nuk kanë asnjë faj sepse sot Kosova është nën një umbrellë mediatike e cila qëllimisht shtrembëron informacionet dhe të gjithë realitetin. E vërteta është se mediat tona bëjn vetem komunikim dhe asesi informim. Ato, realisht, janë kthyer në leva të pushtetit përmes të cilave pushteti bënë komunikimin e tij. Dhe, siç mund t'a shohin ata që kanë mundësinë të informohen përmes burimëve tjera, pushteti transformon çdo gjë sipas konvenencave të tij. Për shembull, pushteti transformon një takim ndërmjet zyrtarëve të BE-së dhe zyrtarëve të Kosovës, në të cilën është biseduar për krejtë tjetër gjë, në një bisedë e cila, sipas komunikimit të qeverisë të transmetuar nga mediat tona, thotë që BE-ja është shumë e kënaqur me përparimin e Kosovës dhe se ne do të kemi liberalizimin e vizave shumë shpejt. Dhe ky shembull është vetem një model të cilin Qeveria e përdor për çdo secilin takim, ngjarje, fjalim etj... që ka ndodhur. Të gjitha janë të transformuara nga vetë pushteti me ndihmën e mediave tona të cilat janë tërësisht në shërbim të tij duke u nisur nga përzgjedhja e titullit. E gjithë kjo ka bërë që qytetari ynë të mos marrë asnjëherë informacionin e saktë.

Qytetari ynë informohet siç të mundet nga ndërkomunikimi ndërmjet opozitës dhe pozitës. Ai është i detyruar që t'ju besoj ose njërës ose tjetrës palë për informacionet e ofruara. Por, në këtë mes, në Kosovë, nuk kemi asnjë organ medial që ofron informacione të sakta, analiza shtesë të cilat nuk kanë prejardhjen prej komunikimit të vetem të fushës politike. Pra, nuk kemi media të cilat luajn rolin e tyre në kërkimin e informacionit shtesë, në analizën e tij, në interpretimin profesional të tij nga i cili do të përfitonte në informacion qytetari i rëndomt i vendit tonë. Ndërmjet komunikimit të partive politike dhe qytetarit tonë nuk ka asnjë organ të pavarur i cili e kryen punën mediale me një informim të pasur, të pavarur dhe të drejtë. Mediat tona janë vetem ritransmetues të komunikimit politikë.

Për më keq, në mediat tona nuk ka gazetarë të cilët i përmbahen deontologjisë së profesionit të tyre dhe që kanë kapacitetin për të informuar përmes një interpretimi apo analize neutrale ngjarjet e zhvilluara në politikë. Ata nuk janë vetem të n'varur nga financat e Qeverisë, por janë të n'varur edhe nga vetë komunikimi politikë i Qeverisë dhe i opozitës. Vetë nuk janë në gjendje të sjellin asgjë si media që i thonë vetës. Puna e tyre më e madhe mbetët tek kapaciteti i copy-past nga një faqe zyrtare tek faqet e tyre mediale ku në shumicën e rastëve edhe titullin e bënë Qeveria apo aktorët e tjerë të fushës politike. Pra, ashtu siç "gazetari" e merr materialin bruto nga faqet zyrtare apo nga deklaratat politike, po ashtu j'a shërben qytetarit tonë ai. Qytetari mbetët i vetem përball materialit për t'a deshifruar atë. Pra, është qytetari ai i cili sipas kapacitetit apo kufizimëve të veta intelektuale interpreton ngjarjën apo deklaratën politike duke e keqëkuptuar në shumicën e rastëve sepse materiali i shërbyer ose është i mangët në informacion ose është informacion i shtrembëruar ose përmban një informacion të koduar për të cilin duhet të jesh një profesionist i vërtetë për t'a dekoduar dhe interpretuar atë.

Më e keqja në këtë është se të gjithë ata që punojn nëpër media, përfshirë këtu jo vetem gazetarët por edhe stafët, shprehin përditë mendimin e tyre personal mbi ngjarjet e ndryshëme politike nëpër profilet e tyre të Facebookut. Bile, ato nuk dallojn aspak prej komunikimit që bën një ministër apo një deputet. Pra, lere që ata nuk punojn për të sjellur informacion përtej komunikimit politik, por ata kontribojn edhe vetë në këtë komunikim politik duke i ndihmuar shtrembërimit të mëtejshëm të informacionit dhe të realitetit.

Disa prej këtyre "gazetarëve" siç Berat Buzhala apo Milaim Zeka dhe gjithë ata që i rrethojn këta super "baca" të gazetarisë (prej varësisë së lekut), kanë marrur edhe një stil të veçant të komunikimit duke u munduar t'i japin çdo gjëje një konotacion humoristik, banal e vulgar. Këta "gazetarë" e stafë mediash janë ka mundohen që Kosovën t'a mbajn në një atmosferë humori idiotesk i cili rrjedh nga ideja se qytetari i Kosovës është një fëmijë të cilin duhet ushqyer me humor dhe lojëra fjalësh me qëllim që të mos rritet dhe të kuptoj se sa serioze dhe me sa seriozitet duhet marrur politikën. Kur humori idiotesk dhe i përditshëm vjen nga ata që nuk janë humorista por njerëz që mbajn përgjegjësi serioze, atëherë ai nuk është humor i paqëllimshëm dhe i papërgjegjshëm. Nën petkun e një humori idiotesk, banal e vulgar ata po mundohen t'a mbajn qytetarin e Kosovës larg të vërtetës, larg realitetit serioz nga i cili ai po pëson apo do të pësoj në mënyrë direkte. Dhe, kjo nuk është vetem një stil individual që rrjedh nga personaliteti i llojit të Berat Buzhalës, për shembull. Por, është një stil i cili rrjedhë nga një shkollë e vërtetë e idiotësisë e cila po prodhon kuadra të rinjë të cilët janë të formuar për të shpërndar sa më shumë mendime idiote dhe për të krijuar situata idioteske të cilat do t'a frenonin popullin shqiptar në emancipimin e tij shoqëror, ekonomik e politik. Sepse, atë që duhet ditur është se nga këto idiotësi që ata shpërndajn nëpër popull ka përfitues dhe humbës. Dhe, kuptohet se përfituesi nuk është populli shqiptar, por janë ata vetë. Pra, e gjithë kjo bëhet me qëllim që të fshihen përfitimet e tyre personale e grupore nga situatat e ndryshëme në të cilat populli shqiptar po pëson një humbje kolektive, shtetërore e kombëtare. Me një humor bajat në sytë e qytetarit të emancipuar i cili di t'a dalloj humorin e vërtetë prej një humori idiotesk, ata po mundohen të mbjellin idiotësi dhe atmosfera ludike e debil që e dezorienton qytetarin tonë dhe e largon nga e vërteta dhe nga realiteti i dhimbshëm nga i cili pëson përditë. Pra, të vërtetën dhe realitetin e dhimbshëm nga po shkon Kosova, këta njerëz me përgjegjësi, por të papërgjegjshëm, po mundohen t'a mbulojn përmes një "humori" idiotesk i cili ka për qëllim t'a "ndihmoj" qytetarin tonë të rëndomt për t'a pirë helmin nën të qeshura idioteske.

Humorit idiotesk me qëllime të qarta politike, këta njerëz ja kanë shtuar me të madhe pornografinë e cila qarkullon natë e ditë nëpër portalet tona. Asgjë e rastësishme në të gjithë këtë : ata po kërkojn që për çdo ditë qytetari ynë të zbavitët nën humor e pornografi gjerësa e ardhmja e Kosovës të kthehet në një të kaluar të rikthyer ku vllaznim-bashkimi jugosllavë i shëndërruar në "pajtim-normalizimin" demokrat liberal me Serbinë të bëhet i plotë nga shefat e tyre.

Mirëpo, fatëkeqësisht për këta njerëz, populli shqiptar do t'a refuzoj ofertën e tyre hedoniste sepse e ka të qartë tanimë se situata është serioze dhe se ajo duhet të mirret seriozisht. Ai po i lë ndërvete në këtë treg të humorit idiotesk dhe të pornografisë sepse ka punë më të mençura për të bërë. Tani edhe qytetari më i rëndomt i këtij vendi po e kupton se me të qeshura idioteske dhe me pornografi nuk bëhet dhe nuk mbahet shteti e kombi.

NE JEMI "KRIMINEL" SIKURSE DONIKA


Labinot Gjini
21 Nëntor 2015

Nuk kam qenë ndonjëherë anëtar apo simpatizant i AAK-së. As sot nuk jam ! Nuk e kam pasur për idole Donikën dhe asnjë prej politikanëve tjerë. Por, jam prej atyre që di të respektoj idetë, njerëzit dhe situatat politike sipas vlerës së tyre. Për Donikën, ndoshta, nuk kemi pasur ndonjë vlerësim të veçant për të më parë. Jo sepse ajo nuk ka merituar vlerësimin tonë por sepse ajo, ndoshta, nuk kishte pasur rastin për të n'a treguar vlerat e vërteta të saj.

Sot, siç kam vlerësuar çdo njeri tjetër që është përpjekur dhe ka rrezikuar për atdheun, detyrohem të vlerësoj edhe Donikën. Ajo tanimë ka rrezikuar karierën e vetë, rehatinë e vetë për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit të saj. Dhe, pavarësisht të tjerave bindjëve të mija dhe tuajat, ne sot detyrohemi të përulemi para saj. Po mos t'a bënim, do të tregonim një mungesë urtësie dhe ndershmërie; çka do të ishte e pafalshëme për njeriun e urtë dhe të ndershëm.

Duhet të pajtohemi se akti i saj ishte një akt i rezistencës, i mosbindjës civile i cili kishte legjitimitetin e plotë në sytë e popullit shqiptar. Populli shqiptar e di se ligjit dhe qeverisë nuk mundet t'i mjaftoj legaliteti për të arsyetuar pengmarrjen e vullnetit të tij me qëllim që të realizoj shitjen e interesave fondamentale të kombit tek armiqët e përjetshëm të tij. Ligjit dhe qeverisë i duhet edhe legjitimiteti për të qenë tamam ligj dhe tamam qeveri. Mirëpo, ne të gjithë e dimë se qeveria ka vetem legalitetin, por nuk ka legjitimitetin për të ushtruar represion, arrestime e gjykime të kurdisura kundër atyre që kundërshtojn shitjen e interesave të vendit. Tradhëtia as nuk ka pasur as nuk do të ketë ndonjëherë legjitimitet, pavarësisht se ajo mund edhe të pështillet apo të thirret në legalitet (në ligjin).

Historia n'a ka mësuar se legaliteti mund të fitohet përmes marrjës së pushtetit dhe ai mund të keqëpërdorët nga pushteti. Në këtë rast, edhe vetë Hitleri përmes legalitetit ka ardhur në pushtet, ka qëndruar në pushtet dhe ka vepruar me të në ekzekutimin e miliona njerëz të pafajshëm (këtë e dinë të gjithë historianët e mirëfillët). Hitleri respektonte ligjin edhe kur vriste sepse ligji ja lejonte për të vrarë. Por, a mund të quhej legjitim në sytë e botës së civilizuar një veprim i tillë ? Asesi ! Dhe bota nuk luftoj vetem në emër të legalitetit (drejtësisë) kundër Hitlerit, por edhe në emër të legjitimitetit (të të drejtës) që ka çdo njeri për të jetuar pavarësisht se cilës fe, ide, race i takon.

Donika, pikërisht bëri këtë gjë kur ajo i rezistoi "legalitetit" të tradhëtisë së Isahashimit duke u mbështetur në legjitimitetin e atdhetarisë që thotë se interesat fondamentale të vendit duhet mbrojtur me çdo kusht. Dhe, pikërisht sot, e kuptuam se argumentët për demarkacionin me M.Z. i ranë në ujë Qeverisë kuislinge. Mbarë bota e kuptoj se komisioni ishte gabim dhe se ai ishte duke insistuar në gabimin e tij. Pra, falë rezistencës së Donikës dhe mbarë opozitës, populli shqiptar e kuptoj se komisioni i udhëhequr nga Murat Meha ishte duke i falur 12 mijë hektarët e tokës shqiptare pa hiç gjë M.Z. Dhe, pas zbulimit, si pa hiç gjë, Murat Meha deshi të largohej dhe të vazhdoj jetën e tij. Në fund të fundit, a nuk ishin adhuruesit e legaliteti (legalistët) dhe Qeveria ata të cilët e mbronin me ngulm atë ? PO. Por, ishte forca e atyre që thirreshin në ilegjitimitetin e Qeverisë që ktheu çështjen mbrapa dhe që shpëtoi këtë falje territoriale pa gjë M.Z.

Në këtë çështje Donika po del "kriminele" sepse veproj kundër ligjit duke hedhur gaz lotësjellës. Por, në anën tjetër, Donika po del heroinë sepse shkeli ligjin duke u thirrur në legjitimitetin e rezistencës së saj kundër një tradhëtie të pastërt kombëtare. Tani, cila është Donika ? Heroina apo "kriminelja" ? Le të gjykoni vetë ju. Por, nëse Donika qenka "kriminele" në këtë çështje kurse Isahashimi e Meha "patriotë", atëherë lirisht mund të themi se paska ardhur koha që të gjithë sa jemi shqiptarë të bëhemi "kriminel" sikurse Donika. Pra, edhe unë jam një "kriminel" që do të shkel mbi ligjin sa herë të jetë e nevojshëm për t'i dal në mbrojtje vendit tim të rrezikuar nga tradhëtia dhe tradhëtarët. Ne të gjithë do të bëhemi "kriminel" duke shkelur mbi ligjin për të mbrojtur vendin tonë nga Zajednica.

DHUNA POLICORE MUND TË KONSIDEROHET SI DOMOSDOSHMËRI, POR ASNJËHERË TË SIMPATIZOHET ME TË


Labinot Gjini
20 Nëntor 2015

Të konsiderosh se monopoli i dhunës fizike legjitime shtetërore është një domosdoshmëri dhe nevojë për sigurinë dhe rendin e një shoqërie është një arsye e mirëfillët qytetare dhe vështirë e kundërshtueshëme sot për sot nga cilido (përjashto anarkistët). Pra, të konsiderosh se forcat e policisë janë të domosdoshëme dhe të nevojshëme për të vendosur dhe mbajtur rendin në një shoqëri, është e kuptueshëme nga çdo secili. Nga ky këndvështrim, çdo secili e njeh policinë dhe e di se ajo ka marrur përsipër të ushtroj një detyrë (jo vullnetare) aspak të respektueshëme për nga ana humane, por të domosdoshëme dhe të nevojshëme për shoqërit moderne.


Mirëpo, të thurrësh apologji e të shprehësh simpati e dashuri për forcat e rendit, të armatosura deri në dhëmb për mbrojtje dhe sulm, të cilët ushtrojn dhunë mbi qytetarët e mbledhur për të shprehur mospajtim me politikat e caktuara të pushtetit, është thjesht një idiotësi. Simpatia për dhunën e pushtetit mbi qytetarët, në njërën anë, dhe mllefi ndaj qytetarëve, në anën tjetër, është fakt i fuqishëm i papjekurisë qytetare. Sepse, çdo secili duhet t'a kuptoj se ndërmjet mendimit racional që thotë se monopoli i dhunës fizike legjitime shtetërore është një domosdoshmërisë dhe nevojë për rendin e cila duhet të përdorët në mënyrë proporcionale dhe të barabartë për të gjithë ata që shkelin ligjin, në njërën anë, dhe shpirtit të trazuar dhe të mllefosur që simpatizon dhe idealizon dhunën shtetërore, në tjetrën anë, ka një prag etik e sociologjik në mes të cilin qytetari i mirëfillët nuk duhet t'a kaloj kurrë.

Por, nga ajo që kemi parë e dëgjuar, ndoshta jemi i vetmi vend në Evropë në të cilin disa "qytetarë" nuk e konsiderojn dhunën vetem si domosdoshmëri, por shprehin hapur simpatinë me dhunën në vetëvete të ushtruar nga pushteti mbi qytetarët e vetë. Dhe, duke shprehur këtë simpati me dhunën në vetëvete, ata nuk munden as te dallojn format e dhunës, në është ajo legjitime e legale apo ilegjitime dhe ilegale; propocionale apo disproporcionale me situatën. Dhe, kjo simpati me dhunën në vetëvete të pushtetit merrë një proporcion shumë herë më të shëmtuar kur shprehet hapur nga disa opinionistë, mbeturina të jugosllavisë. Jo vetem se këta shprehin simpati të hapur me dhunën në vetëvete në zhgarravinat e tyre, por edhe kënaqësi shpirtërore duke kërkuar që ajo të ashpërsohet mbi të gjithë ata që nuk duan të përkulen para mendësisë së tyre fashiste që ata bartin në vetëvete dhe e cila reflektohet tek pushteti.

Kjo simpati me dhunë në vetëvete është një tregues i madh në vetëvete i nivelit të qytetarisë së këtyre njerzëve dhe i kulturës së tyre e cila përkon me një mendësi mesjetare barbare, por që çuditërisht thirret në vlerat e një qytetarie evropiane e perendimore.

JUGOSLLAVIA KA RA, JUGOSLLAVËT KANË MBETUR



Labinot Gjini
18 Nëntor 2015

Këlyshi i Titos dhe i Millosheviçit, kolaboracionisti besnik i pushtuesit të tokava shqiptare, Isa Mustafa, arriti të bëhet Kryeministër i Kosovës së çliruar nga pushkët e lirisë së UCK-së. Nga ato pushkë të atyre trimneshave dhe trimave shqiptar që ai, në një zë me Beogradin, i quajti terroriste. Ky kolaboracionist tipik i pushtuesit nuk do të kishte pasur kurrë mundësinë që të arrijë të bëhet udhëheqës i një shteti të bërë falë flijimit të më të mirëve tanë sikur të mos ishte ndihma e atyre që e tradhëtuan idealin e UCK-së e që e ndihmuan të ngritët në majet e pushtetit. Ishin ata, të cilët pas lufte vrapuan pas pasurimit të paligjshëm, të pamoralshëm që zhvilluan përmes vjedhjës së pasurisë kolektive, që tradhëtuan shokët e tyre të rënë në beteja e luftës. Idealët e UCK-së u tradhëtuan pikërisht nga ata të cilët më së shumti u fërkuan për vlerat e UCK pas luftës; u fërkuan për të, për t'a tradhëtuar sa më lehtë dhe sa më mirë. E tradhëtuan sepse synimet e tyre ishin shumë më vizion-shkurtër se sa synimet e UCK-së dhe të ideatorëve të saj. Synimet e UCK-së, ata, nuk i panë si synime të tyre, por vetem si instrument, si mjet që duhej shfrytëzuar për të arritur synimet e tyre vetjake.

Pasi tradhëtuan idealët dhe ideatorët e UCK-së, ata tradhëtuan edhe vendin e tyre. Prandaj, ata që çuditën se si u bë i mundur ky bashkim në mes dy të kundërtave (PDK-LDK), nuk e kanë kuptuar se ka pasur një transformim drastik përbrenda këtyre partive ndërkohë dhe se ato nuk ishin më ato që ishin më parë. LDK-ja ishte infiltruar thellësisht nga kolaboracionistët e vjetër jugosllavë dhe ata kishin arritur në maje të saj shumë shpejt. Në anën tjetër, në PDK kishte ndodhur një puç nga ata që kishin tradhëtuar çdo ideal të UCK-së dhe nga ata të cilët, më vonë, do të tradhëtonin në mënyrë progresive kombin shqiptar duke i bërë koncesione të mëdha Sërbisë. Momenti i bashkimit të këtyre dy forcave politike ishte vetem një moment i zyrtarizmit të një bashkimi real ideologjik që ka rrënjët thellë në jugosllavinë e vjetër që n'a predikonte dikur bashkim-vëllaznim dhe që sot predikon pajtim-pajtim.

Sot, pas asaj që nuk mund t'a quajm ndryshe pos një tradhëti të pastërt kombëtare që u bë me nënshkrimin e Zajednicës (plus demarkacioni me M.Z.), bashkimi i këtyre dy forcave politike është betonuar. Këtë betonizim e ka bërë tradhëtia që i karakterizon të dy grupet politike qeverisëse. Janë tradhëtarët e vjetër që janë bashkuar me tradhëtarët e rinjë. Pra, është tradhëtia që i ka bashkuar dhe që do t'i mbaj përjetë bashk kundër popullit të tyre shqiptar. Ata e dinë se populli shqiptar nuk do t'i fal kurrë për tradhëtitë e tyre dhe e dinë se nuk kanë për të shpëtuar lehtë nga kjo situata ku e kanë sjellur Kosovën. Prandaj edhe e kanë betonuar këtë bashkim tradhëtarësh me qëllim që të jenë më të fortë përball bashkimit të popullit shqiptar që kanë përball.

Jugosllavia ka ra, por jugosllavët kanë mbetur ende të fuqishëm në vendin tonë. Jugosllavia ka ra, por jugosllavët ende ëndërrojn për të. Jugosllavia ka ra, por jugosllavët ende shpresojn në një ringjallje të saj. Dhe, pikërisht, bisedimet me Serbinë kanë prej fillimit qëllimin e një ringjallje të një bashkimi gradual me Serbinë në afatin e gjatë. Kjo është tepër e qartë për çdo njohës të politikës dhe për çdo mendje racionale. Qeveria tradhëtare e Kosovës me në krye asokohe Hashim Thaçin ka pranuar të heq dorë nga çdo pretendim të bashkimit të Kosovës me Rep. e Shqipërisë, por jo me atë të Serbisë. Qeveria e Hashim Thaçit ka pranuar të heq dorë nga çdo simbol kombëtar, nga çdo festë kombëtare, nga vetë historia shqiptar dhe nga vetë kombësia shqiptare. Ai ka tentuar dhe po tenton përmes marionetave të veta jugosllave që të shpikin edhe një gjuhë "kosovare" për këtë. Hashim Thaçi është ai që ka pranuar që shqiptarët e Kosovës të quhen "komunitet etnik" ndër komunitete tjera që përbëjn Kosovën dhe jo komb. Ai ka pranuar, pas shpalljës së Pavarësisë së Kosovës që kjo Pavarësi të merrë një kah sui generis në historinë e shtetëve dhe të shëndërrohet në një pavarësi me "p" të vogël në kuadër të një super sovraniteti të Serbisë. Të gjitha aktët ndërkombëtare, të gjitha zhvillimet politike, të gjitha raportët dhe marrëveshjet me Serbinë e dëshmojn këtë. Prandaj, edhe Serbia vazhdon të rivendikoj sovranitetin e saj mbi Kosovën dhe në mënyrë implicite j'a ka njohur dhe po j'a njeh këtë bashkësia ndërkombëtare. Kjo e shpjegon edhe lëvizjen dhe veprimtarinë e lirë të zyrtarëve të shtetit serb në Kosovë pasur nevojë të marrin leje nga Prishtina. Ko e shpjegon edhe ardhjen e Gjuriçi dje në Zveçan ku përuroj bustin e mbretit serb Milutin me ç'rast falenderoj të gjithë ata që po i japin zor që Serbia të qëndroj e fortë në Kosovë.

Me Zajednicë, është finalizimi i një orientimi politikë të pakthim për Kosovën e cila do t'a çoj atë nën një lidhje të përhershëme me Serbinë. Në një lidhje ku sovranitetit të Serbisë do t'i njihet nga ndërkombëtarët një supremaci sovranitetin që ushtron Prishtina mbi Kosovën. Sovraniteti i Serbisë do të jetë kupola e sovranitetit të Kosovës. Mirëpo, kuptohet, Serbia nuk do të mund të jetë ajo Serbia e dikurshëme që ushtronte dhunë policore dhe ushtarake mbi shqiptarët. Këtë nuk do t'a lejon më bashkësia ndërkombëtare. Ajo është siguruar për këtë që të gjitha mjetët e nevojshëme për të ushtruar dhunë mbi shqiptarët e papajtuar ti ketë Prishtina. Pra, do të jetë Prishtina ajo që do të ushtroj dhunë ushtarako-policore në Prishtinë dhe në të gjitha vendet me shqiptar të Kosovës me qëllim që t'i pajtoj qytetarët e saj opozitar ndaj kësaj ecurie politike të këtij bashkim-vëllaznimi të ri që dallon prej atij të vjetrit prej faktit se është nën një sistem, gjithëmon në kërkim, kapitalist.

Ky bashkim-vëllaznim kapitalist, ku "vëllau" i madh serb do të ketë supremaci në autoritet brenda shtëpisë së madhe kundrejt "vëllaut" të vogël, por që do të duhet t'a respektoj edhe individualitetin dhe vullnetin e vëllaut të vogël për çështjet e tija personale, është një projekt i mirë premedituar nga Serbia, çarqet e caktuara ndërkombëtare në bashkëpunim me tradhëtarët e Prishtinës qysh herët. Nuk është asesi e rastësishme që në krye të çdo institucioni të Kosovës keni njerëzit më servil që njeh kjo tokë. Nuk është e rastësishme se mediat më të mëdha të vendit janë të udhëhequra nga neotitistët dhe nga servilët më të mëdhenjë që njeh kjo tokë. Ka një koordinim të paramenduar ndërmjet të gjitha mjetëve dhe personave të duhur që populli shqiptar të gjendet në një konfuzion total dhe të mos mundet t'a dalloj më të mirën nga e keqja. Nuk është e rastësishme as angazhimi i furishëm pro Zajednicës dhe demarkacionit i disa militantët të PLDK-së që thirren në angazhimin e tyre të dikurshëm në UCK. Ata e dinë se pas luftës kanë kontribuar dhe kanë e ngjyr bukën e tyre në tradhëti. Tradhëtia ndaj populli dhe kombit shqiptar në Kosovë ka emër dhe mbiemër, por nuk kemi të bëjm vetem një njeri, por me një rrjet të tërë emrash e mbiemrash që lidhen me projektin këtë projekt tradhëtar. Kuptohet, se në këtë tradhëti kontributi nuk ka qenë i të njejtave përmasa, gjithëkush ka dhënë sipas kaçikut të vetë, por gjithësesi ka qenë tradhëti dhe është tradhëti. 

Sot, është po ky rrjet i bashkuar nga tradhëtia, ai i cili i ka armatosur duartë dhe mediat e veta për të rrahur, burgosur dhe poshtëruar ata të cilët po e kundërshtojn këtë vajtje pakthim të Kosovës në gjirin e Serbisë. Është ky rrjet i udhëhequr nga paleotitistët dhe nga neotitistët që po ushtron dhunë fizike dhe psikologjike mbi opozitën e Kosovës dhe popullin shqiptar të cilit po i është grabitur vullneti me mashtrime që thirren në demokraci. Është ky rrjet i cili po bën ç'mos që një përpjekje për liri, për pavarësi, për shtet dhe sovranitet, për komb, për flamur, për të drejtat dhe liritë kombëtare shqiptare, po mundohet t'a paraqesë si një luftë për pushtet. Por, është ky rrjet i tradhëtarëve i ngritur dhe i betonuar nga tradhëtia i cili do të thyej dhëmbët e tija në përballjen e tij me popullin shqiptar. Populli shqiptar do t'a kuptoj shpejt se nëse Jugosllavia ka ra, tani i ka mbetur një luftë e fundit : të rrëzoj jugosllavët e vjetër të bashkuar me këta të rinjët. Populli shqiptar ka trimfuar mbi Jugosllavinë, populli shqiptar do të triumfoj mbi jugosllavët e mbetur.