10 December 2015

HASHIM THACI ËSHTË TRADHËTARI MË I MADH NË HISTORINË SHQIPTARE. ZAJEDNICA ËSHTË NJË E KEQE E MADHE KOMBËTARE


Labinot Gjini
20 Shtator 2015

E them me përgjegjësi dhe bindje të plotë se Hashim Thaçi është tradhëtari më i madh në Historinë e Popullit Shqiptar. Po t'i analizojm mirë rrethanat historike ku kanë ndodhur tradhëti të ndryshëme do të kuptojm se asnjë tradhëti nuk është më pak e justifikueshëme dhe më e madhe për nga përmasat se sa ajo e Hashim Thaçit.

Hashim Thaçi është, për mendimin tim, tradhëtari më i madh shqiptar në, së paku, 3 shekujt e fundit duke u renditur edhe mbi Esat Pash Toptanin. Pse ? Sepse është i vetmi tradhëtar i cili ishte fillimisht i pozicionuar në krahun e Lëvizjës Kombëtare. Si i tillë, ai është i vetmi tradhëtar shqiptar i cili ka shfrytëzuar tinzisht besimin e popullit për të falur territore shqiptare. Bile, shumë më keq, është i vetmi i cili ja ka ofruar Sërbisë mundësinë për t'u rifutur në Kosovë me një garancion për të ardhmën për të zgjeruar pozicionin e saj politikë, ekonomik dhe demografik në të. Është i vetmi tradhëtar shqiptar i cili e ka bërë shqiptarinë të dal humbëse pas një fitore. Është i vetmi tradhëtar shqiptar i cili ka negociuar vendin e vetë dhe ka dhuruar territore dhe mundësi të mëdha pushtuesit, jo vetem pa gjuajtur një plumb të vetem, por pa i bërë thirrje qoftë edhe njëherë popullit shqiptar për mobilizim. Përkundrazi, ai e ka larguar tinzisht popullin shqiptar nga vendimi që i takon duke e gënjyer atë.

Historia e Popullit Shqiptar, pavarësisht se nëpër çfarë fortuana do të kaloj ajo, do t'a kujtoj Hashim Thaçin vetem për këtë tradhëti. Meritat e tij të luftës, të cilat edhe ashtu i ka mohuar me gojën e tij, do të jenë të zbehura nga kjo tradhëti. Mos të harrojm se përmbyllja është gjëja e fundit që mbahet mend dhe gjëja më e rëndësishme e një historie. Prandaj edhe duhet t'i japim të drejtë të plotë thënies së Adem Demaçit i cili thoshte "mos i ngrisni kurrë statujë një njeriu të gjallë sepse nuk i dihet se si e përfundon ai".

Sot, populli shqiptar i Kosovës duhet domosdo t'a kuptoj se çështja e Kosovës nuk është çështje ndërpartiake, por është çështje jetike, është çështje kombëtare. I madh dhe i vogël duhet të ngrihet sot për të protestuar, për të refuzuar Zajednicën. Refuzimi i Zajednicës sot është shpëtimi i Kosovës nesër. Është shpëtimi i një lufte të afërt, por të gjatë me Sërbinë. Kosova me Zajednicën ka rrezik shumë të madh që t'a pësoj një konflikt të gjatë (të përhershëm) me Serbinë të ngjajshëm me atë të Izraelit me Palestinën. Zajednica është vetem hapi i parë i zgjerimit të pushtetit të Serbisë në Kosovë. Brenda pak kohe pasi të formohet Zajednica, Sërbia ka për të formuar ushtri më vete për kinse për t'u mbrojtur nga sulmet shqiptare (sulme të cilat do t'i kurdisë vetë për të legjitimuar zgjerimin e kompetencave të veta) dhe këtë do t'a pranoj bashkësia ndërkombëtare në tërheqje. Sërbia do të kontrolloj të gjithë diplomacinë e Kosovës përmes kapacitetit të saj diplomatikë (edhe ashtu e ka nën kontroll). Sërbia do t'a dhjetfishoj popullësinë serbe nëpër territorinë e Zajednicë dhe, pas kësaj, do të zgjerohen përmes strategjive ekonomike e shoqërore edhe nëpër territorët tjera. Integrimi i Serbisë në BE, gjerësa i Kosovës jo, do t'a legjitimoj edhe më tej politikëbërjën e Serbisë ndaj Kosovës. Ajo do të marrë edhe të drejten e tutoriatit (të mbikqyrjës) mbi zhvillimin ekonomik, shoqëror e politikë të Kosovës. Serbët e Kosovës do të jenë tepër të favorizuar nga financat e BE-së dhe do të kenë mundësinë e një ridominimi në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës duhet t'a marrin me shumë seriozitet këtë çështje dhe të dalin dhe të protestojn fuqishëm kundër kësaj tradhëtie historike të Hashim Thaçi dhe të Isa Mustafës. Cdo shqiptar duhet të ketë vetëdijen se këtu është ka luhet direkt me të ardhmën e tij dhe të fëmijëve të tij. Prandaj, të protestojm, të ngrihemi në këmb, të nënshkruajm peticionin e ofruar nga partitë politike dhe shoqëria civile kundër Zajednicës.

1 comment:

  1. Po mir bre zoteri.Paske ditur te shkruash Shum gjera qe edhe une jam ne anen e juaj ,por nje gje nuk e ke te njohur.A eshte populli ai qe qendron mbas neve APO mbas tradhetareve te vendeit.,,sepse sic jam duke e shikuar dhe analizuar 70% te popullates i kann Futur gishtat ne vesh dhe nuk dojn te din fare se a eshte shteti ,Kombi ne rrezik APO jo.Prandaj nese ju postoni kete shkres nuk do te thot qe ke arritur ti besh edhe ma te voglen (te keqe ) ketyre tradhetareve..por nese je Shqipetar atehere duhet ne metoda rigoroze te nderrmarrim hapa edhe me te sotisfikuara qe do te thot edhe luft civile,se nga keto shkresa dhe komente atyre nuk ju han palla.Do te thot kjo Qeveri vetem me arm rrezohet,perndryshe per na qoft Zajednica ,dhe gjysma e territorit te Kosoves do ta kete Serbia nen administrim te vetei ,qe do te thot do te kete sovranitet te plot

    ReplyDelete